Historia e fshehte e kapitalizmit italian, Cesare Romiti, Paolo Madron
  • Historia e fshehte e kapitalizmit italian, Cesare Romiti, Paolo Madron

Historia e fshehte e kapitalizmit italian, Cesare Romiti, Paolo Madron

2763
SARAS

Cesare Romiti ka përshkuar 50 vjet të historisë italiane. Këtë e ka bërë jo vetëm si menaxher, administrator i deleguar dhe president i Fiatit në fillim dhe president i Rcs-së më pas, por edhe si protagonist i një sistemi që bashkonte financën, kapitalizmin e familjeve të mëdha dhe politikën, në një ndërthurje që ka prodhuar njëkohësisht fryte të virtytshme dhe të këqija.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e fshehtë e kapitalizmit italian
Gjinia: Histori, ekonomi
Autori: Cesare Romiti, Paolo Madron
Shtëpia botuese: Saras
Viti: 2012
Fq. 264
Pesha: 0.331 kg
ISBN: 978-9928-152-02-2

Mbi librin

Cesare Romiti ka përshkuar 50 vjet të historisë italiane. Këtë e ka bërë jo vetëm si menaxher, administrator i deleguar dhe president i Fiatit në fillim dhe president i Rcs-së më pas, por edhe si protagonist i një sistemi që bashkonte financën, kapitalizmin e familjeve të mëdha dhe politikën, në një ndërthurje që ka prodhuar njëkohësisht fryte të virtytshme dhe të këqija.

Një sistem të cilin Romiti e ka mishëruar përsosurisht, edhe sepse ka qenë për 24 vjet me radhë përfaqësuesi i industrisë së parë dhe më aristokrate italiane, një rol që e lejonte të luante në të gjithë fushën edhe jashtë kangjellave të tij. Kështu, edhe për shkak të lidhjes shumë të ngushtë me Mediobanca-n e Enrico Cuccia-s, nuk ka pasur ndonjë operacion të madh, ku nuk ka qenë i pranishëm, apo personazh të jetës publike me të cilin nuk ka pasur të bëjë.

Duke bashkuar aftësitë e padiskutueshme profesionale, vendosmërinë e madhe dhe një ndjenjë të lindur të pushtetit, Romiti ka qenë krijuesi i një figure të re, asaj të menaxherit-padron që i pajisur me një mandat të fortë nga ana e aksionerëve, e administronte ndërmarrjen në autonomi të plotë dhe e përfaqësonte në tryezat e politikës dhe të ballafaqimit midis palëve shoqërore.

Nga Gianni Agnelli te De Benedetti, nga terrorizmi te Duart e Pastra, nga Republika e Parë te Berlusconi, shumë ngjarje dhe personalitete të rëndësishme të historisë së vonë italiane janë të ndërthurura ngushtë me biografinë e tij.

Në këtë libër Romiti i bën Paolo Madronit një rrëfim të kthjellët dhe herë pas here të pamëshirshëm, që duke ripërshkuar fillin e kujtimeve na lejon t'i lexojmë nën një dritë të re 50 vitet e fundit të kapitalizmit italian në mënyrë që të rimarrim hovet pozitive duke shmangur gabimet e bëra gjatë rrugës.

Fragment nga libri

"Në shtëpinë e Caterina Caselli-t ishim unë, Craxi, Berlusconi dhe Montezemolo-ja. Craxi ishte i fuqishëm ndërkaq dhe më kujtohet që Berlusconi, asokohe tërësisht jashtë politikës, sapo kishte përfunduar Milanon 2 dhe po fillonte të kishte njëfarë interesi të ndrojtur për televizionin.

Sekretari socialist, që kishte dëshirë të bënte shaka, në njëfarë pike, duke m'u drejtuar mua, por duke treguar Kavalierin dhe Montezemolo-n, tha: "Dëgjoni, Romiti, ju duhet të më thoni një gjë: kush nga këta të dy është më gënjeshtari? Se që janë gënjeshtarë dihet, por ju që i njihni më mirë se unë ndoshta mund të më ndihmoni ta zgjidh dyshimin".

Më kapi në befasi, pastaj ia hodha me një batutë: "Jam në një mendje me ju që janë dy gënjeshtarë të mëdhenj, por nëse provojmë të hedhim një monedhë në ajër, jam i bindur që duke rënë do të qëndronte drejt"."

Mbi autorët

Cesare Romiti (1923), një nga drejtuesit më të rëndësishëm italianë të ndërmarrjeve, në 1970-ën u bë drejtor i përgjithshëm dhe administrator i deleguar i Alitalia-s. Në 1973-shin hyri te Fiat-i, duke u bërë më pas administrator i deleguar dhe president i tij. Pas daljes nga Fiat-i, qe president i Rcs-së nga 1998-a deri në 2004-ën, dhe i shoqërisë së ndërtimeve e inxhinierisë Impregilo, nga 2005-a deri në 2007-ën. Në 2004-ën themeloi Fondacionin Itali-Kinë, që e kryeson dhe që mbledh dhjetra personalitete të sipërmarrjes, ministritë kryesore italiane si edhe shumë ndërmarrje të interesuara për tregun kinez.

Paolo Madron (1956) ka qenë korrespondent nga Nju Jorku i "Milano Finanza"-s, zëvendësdrejtor i "Panorama"-s, bashkëpunëtor i "Foglio"-s, editorialist i "Il Giornale"-s, drejtor dhe themelues i së përjavshmes "Panorama Economy", editorialist dhe i dërguar i "Sole 24 Ore"-s. Në 2010-ën themeloi të përditshmen on line "Lettera43", të cilën e drejton aktualisht. Me Longanesi-n ka botuar "Jepini Çezarit" (1998), "Nëntë zero" (2001), "Ana e dobët e pushteteve të forta" (2005).

Detajet e librit
2763
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2917

Botuesi: Pegi

Pasqyrat financiare dhe menyrat e plotesimit te tyre

Titulli: Pasqyrat financiare dhe mënyrat e plotësimit të tyreOrigjinali: Pasqyrat financiare dhe mënyrat e plotësimit të tyreGjinia: KontabilitetPërgatiti: Këshilli Kombëtar i KontabilitetitShtëpia botuese: PegiViti: 2013Fq. 60Pesha: 0.09 kg
300 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Dilema e novatorit, Clayton M. Christensen

Në këtë bestseller revolucionar,eksperti i novacionit,Clayton M.Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2496

Botuesi: UET Press

Hyrje ne menaxhimin e burimeve njerezore, Banfield, Kay

Ky libër është shkruar bashkërisht nga një lektor i burimeve njerëzore (BNJ) dhe nga një specialist i lartë i BNJ-së, të cilët punuan ngushtë për të gjithë kapitujt. Rezultati është shkrirja e perspektivave akademike dhe praktike, të cilat eksplorojnë mënyrën sesi praktikohen dhe përjetohen BNJ-të në vendin e punës.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botime Koliqi

7 strategji për pasuri dhe lumturi, Jim Rohn

Parimet që ai na ka mësuar nuk janë vetëm të atilla që të ndryshojnë jetën, por janë vërtet të përjetshme. Me këtë nënkuptoj që funksionojnë vërtet. Një ndër gjërat që unë mendoj për të vërtetat e mëdha është se ato vlejnë përtej kohës dhe i rezistojnë asaj.
1 000 Lekë
More

Botuesi: CUNEOS

Kushtetuta e lirisë, F. A. Hayek

Një nga filozofët më të rëndësishëm të ekonomisë, me këtë libër kontribuoi në valën e madhe të liberalizmit ekonomik të njohur si epoka Thatcher-Reagan dhe që duket se përfundoi me kolapsin financiar të vitit 2008. 
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU001541

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.
1 500 Lekë
More

Botuesi: IDK

Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave, Ichak Adizes

Libri i Adizes “Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave” është libri më i plotë që ekziston në këtë fushë. Gjithë qasja e tij është mjeshtërore, teksa e sheh zhvillimin organizativ si një organizëm të gjallë që i korrespondon cikleve të jetës dhe të biologjisë planetare. Vepra e tij përbën një kontribut tejet të rëndësishëm në fushën e menaxhimit të...
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Doktrina Shok, Naomi Klein

Libri "Doktrina Shok" është një sipërmarrje masive e kurajoze, që shpreh kritikën pasionante të Naomi Klein ndaj dhunës që shoqëron imperializmin ekonomik amerikan. Kritikë kjo, që jo vetëm konsiderohet e nevojshme, por është tepër urgjente.
1 500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Ndërtimi i biznesit social, Muhammad Yunus

Idealist e njëherazi pragmatist me përpjekjen e tij drejt një bote pa të varfër, profesori Muhammad Yunus ia ka dalë mbanë ta luftojë varfërinë, nga huatë e vogla disacentëshe nga xhepi i tij për artizanet e fshatrave të varfra të Bangladeshit, vendlindjes së tij, tek ndërhyrjet në bankat e ndryshme si garant për kredi, deri te krijesa e tij më e madhe:...
750 Lekë
More

Referenca: 2699

Botuesi: Botart

Bumerang, Michael Lewis

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale.
800 Lekë
More

Sipërmarrja, Peggy A. Lambing, Charles R. Kuehl

 Libri na njeh me llojet e ndryshme të bizneseve si dhe luhatjet e vetëpunësimit. Studentet do të kuptojne se stili i jetës sipërmarrëse mund të jetë një mënyrë jetese për ato vete dhe familjen gjithashtu. 
2 000 Lekë
More

Si të bëhesh i pasur, Donald Trump

Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrjmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Rruga dhe ëndrra, Wang Shi

Libri "Rruga dhe ëndrra" na jep ide të pakrahasueshme në lidhje me udhëheqjen e një kompanie drejt suksesit në rrethanat më sfiduese. Wang Shi themeloi atë çka do të bëhej një prej kompanive më të suksesshme të botës të pasurive të patundshme – dhe ai e bëri këtë gjë gjatë foshnjërisë së kapitalizmit kinez e cila, sipas çfarëdo standardi, ka qenë një kohë...
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001571

Botuesi: Plejad

Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit, Max Weber

Maks Veberi konsiderohet kudo në botë si një nga klasikët e sociologjisë së kuptueshme (verstehende soziologie).Në pyetësorin e zhvilluar në vitin 1998 me anëtarët e Shoqatës Botërore të Sociologjisë ISA për 10 veprat më të mira sociologjike të shekullit të XX- të, ai ishte i vetmi sociolog me dy vepra në këtë klasifikim.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 
1 600 Lekë
More