Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Iluzionet Monetare, Adrian Civici
  • Iluzionet Monetare, Adrian Civici

Iluzionet Monetare, Adrian Civici

SKU001705
OMBRA GVG

Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Iluzionet Monetare, Mashtrimet e Mëdha
Gjinia: Ekonomi
Autori: Adrian Civici
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2011
Fq. 420
Pesha: 0.59 kg
ISBN: 978-9928-06-001-3

Mbi librin

Iluzionet monetare nuk janë një dukuri e re dhe as e panjohur. Gjatë pesë apo gjashtë shekujve të fundit, ato janë shfaqur valë – valë, njëra pas tjetrës duke krijuar përshtypjen se askush nuk ka dashur të mësojë e të nxjerrë konkluzionet e duhura si për shkaqet e lindjes së tyre ashtu edhe për pasojat, shpesh katastrofike për shtete, kontinente apo mbarë globin.

Duket sikur krizat monetare e financiare kanë qenë e do të jenë bashkudhëtaret e përhershme të zhvillimit dhe kapitalizmit. Në të gjitha rastet, konkluzioni mbi shkaqet e tyre ishte pothuajse i njëjtë: neglizhimi i fenomenit të spekulimit financiar si pasojë e euforisë për mundësinë pa limit që të krijon paraja dhe tregu financiar. Aq e vërtetë është kjo sa në shumicën e librave apo studimeve në këtë fushë, fjalia e fundit është pothuajse e njëjtë në formën e pyetjes lakonike: cila pritet të jetë kriza e radhës?

Individë të ndryshëm duke shfrytëzuar dëshirën pa limit të njerëzve për të fituar para dhe për t'u bërë shpejt të pasur, kanë ndërtuar me dhjetëra skema financiare mashtruese. Shumë prej tyre kanë zënë vend në analet e historisë njerëzore, nganjëherë edhe si krijesa me një inteligjencë gjeniale megjithëse në sensin e gabuar.

Personazhe si Therese Humbert, Marthe Hanau, Charles Ponzi, Ivar Kreuger, Alexander Stravisky, Maria dos Santos, Yasuo Hamanaka, Serguei Mavrodi, Angelo Haligiannis, Wang Feng You, Lou Perlman, Giancarlo Parreti, Bernard Madoff etj. janë tashmë në listën e "mashtruesve të mëdhenj". Historia dhe "vepra" e tyre dëshmon si miopia njerëzore ndaj iluzioneve monetare është e lartë, se mjafton që dikush të ofrojë në mënyra nga më të çuditshmet fitime marramendëse por të lehta në dukje, dhe menjëherë mijëra e miliona njerëz vrapojnë t'i besojnë atij paratë dhe shpresat e tyre.

Megjithëse lista e "mashtruesve të mëdhenj" është e gjatë, përsëri të krijon përshtypjen e një historie që duket sikur askush nuk do ta mësojë apo të mësojë prej saj...! John Kenneth Galbraith: ata që nuk i njohin mësimet e historisë, do të jenë vazhdimisht të ndëshkuar që t'i përsërisin ato... Albert Ainstein, kur e pyetën se përse jemi kaq të pasigurtë përballë krizave monetare u përgjigj në mënyrë lakonike: 'dy gjëra janë të padiskutueshme: universi dhe mëndje shkurtësia njerëzore...megjithatë, për universin nuk do të isha aq i sigurtë". Isaac Newton, mbasi kishte humbur gjithë kursimet e tij si pasojë e shpërthimit të flluskës financiare të vitit 1720 deklaronte me dëshpërim se "unë mund të parashikoj lëvizjen e trupave qiellorë, por jo çmendurinë e njerëzve".

 

Detajet e librit
SKU001705
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Libri i Sociologjisë

A mund të zhduken ndonjëherë ndasitë klasore? Çfarë i shtyn njerëzit në botën e krimit? Si i ka ndryshuar interneti marrëdhëniet tona? Përgjatë historisë, njerëzit kanë bërë pyetje të mëdha për organizimin e shoqërive, kurse sociologët kanë dhënë zgjidhje, të cilat vazhdojnë ta formësojnë botën.
2 500 Lekë
More

Referenca: SKU000990

Botuesi: Dituria

Makroekonomia, Rudiger Dornbusch, Stanley Fisher

Ky botim me autorë profesorë të njohur të Universitetit të Çikagos, studion sjelljen e ekonomisë si një e tërë, pra rritjet dhe rëniet ciklike të prodhimit, produktin total të të mirave e shërbimeve dhe rritjen e tij.
1 250 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kurthet e papunësisë, Kosta Barjaba

Libri "Kurthet e papunësisë" i studiuesit të njohur të çështjeve sociale Kosta Barjaba vjen në një moment kur në Shqipëri, por dhe në botë, diskutimet, analizat, propozimet dhe zgjidhjet për çështjen e punësimit dhe papunësisë janë në fokus më shumë se kurrë.
900 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Hayek – u për Hayek – un, F. A. Hayek

"Hayek – u për Hayek – un" u frymëzua nga vetë zëri i Hayek – ut. Jo edhe aq nga timbri i tij, sesa nga mënyra karakteristike e të shprehurit të autorit, që zbulon një mendim të peshuar, pikëpamjen e tij unike mbi gjërat.
900 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Kapitali në shekullin XXI, Thomas Piketty

Shpërndarja e pasurive është një nga çështjet më të debatuara në ditët tona. Për disa, pabarazitë nuk do të rreshtin së thelluari në një botë gjithnjë e më të padrejtë. Për të tjerë, do të ketë një tkurrje të natyrshme të hendeqeve dhe çdo ndërhyrje do të rrezikonte ta trondiste këtë tendencë harmonike.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Hienat bankare, Joris Luyendijk

Mjafton të jesh kureshtar, që të nisësh të shkruash këtë libër, siç bëri Joris Luyendijk. Çfarë ndodh pas atyre kullave të xhamta, që thyejnë ditën dritën e diellit dhe i japin ndriçim qytetit netëve dhe ditëve të zymta? Atij qyteti ku lëviz jeta jonë, ku mbase vlera e atyre të hollave të mbetur në xhepat tanë, është jo vetëm një fjalë e harruar, por edhe...
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001157

Botuesi: UET Press

Kriza financiare apo globale, Adrian Civici

Libri përmban një seri analizash dhe reflektimesh të realizuara gjatë periudhës mars 2007-janar 2010, në të cilat është ndjekur hap pas hapi ecuria e krizës financiare që përfshiu ekonomitë e mëdha. Analizat që vijnë në  formën e një ditari shkencor e publicistik, ofrojnë një çelës individual për të kuptuar disa nga aspektet kryesore të krizës financiare...
1 000 Lekë
More