Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Çështja çame, etapa e re, Miranda Vickers, James Pettifer
  • Çështja çame, etapa e re, Miranda Vickers, James Pettifer

Çështja çame, etapa e re, Miranda Vickers, James Pettifer

Naimi

Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur çështjen çame. Kjo çështje, natyrisht, që nuk mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë, Greqisë dhe organizatave që përfaqësojnë popullsinë çame. 

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çështja çame, etapa e re
Gjinia: Histori
Autori: Miranda VickersJames Pettifer
Shqipëroi: Xhevdet Shehu
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2014
Fq. 122
Pesha: 0.169 kg
ISBN: 978-9928-109-69-9

Mbi librin

"Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur çështjen çame. Kjo çështje, natyrisht, që nuk mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë, Greqisë dhe organizatave që përfaqësojnë popullsinë çame. Një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin ndërkombëtar, me mbështetje nga institucionet e BE-së dhe me udhëheqje të qartë nga Shtetet e Bashkuara".

Në këtë konkluzion kanë arritur me ekspertizën e tyre studiuesit Miranda Vickers dhe James Pettifer, të njohur vitet e fundit për disa botime interesante për Ballkanin dhe veçmas për shqiptarët. Libri më i i ri i tyre "Çështja çame: etapa e re", publikuar përmes një botimi dygjuhësh (anglisht dhe shqip me përkthim të Xhevdet Shehut) nga shtëpia botuese "Naimi", siç duket dhe nga titulli, merr në analizë zhvillimet e fundit të çështjes çame, ende e pazgjidhur nga diplomacia dhe politika.

Autorët, me një gjuhë tepër lakonike, merren me zbardhjen e të ashtuquajturit "Traktat të miqësisë" mes Shqipërisë e Greqisë dhe ndikimit të tij për çështjen çame, faktorët dhe nismat e reja politike në dhjetë vjetshin e fundit në të dy vendet përkatëse dhe rezonancën e tyre në politikën ndërkombëtare. Në libër jepen detaje dhe argumente për qëndrimet ndaj çështjes çame nga protagonistët politikë të periudhës tranzitive prej regjimit totalitar në shoqërinë e hapur, duke nisur nga roli i Sali Berishës deri tek qëndrimet më të reja të qeverisjes aktuale.

Një vend të posaçëm zë analiza për përfaqësimin politik të komunitetit çam nga ana e PDIU dhe ndikimi i saj. Por, përveç aspektit politik, autorët e librit "Çështja çame: etapa e re" kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet në terren, duke konstatuar që emigrantët shqiptarë po popullojnë tokat çame në Greqi.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928109699
ean13
9789928109699
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
12 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001974

Botuesi: Naimi

Arvanitet, Irakli Kocollari

Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001598

Botuesi: Naimi

Lindja e çështjes Çame 1820-1943, Blerina Namik Sadiku

Ky libër na tregon se historia e dramës çame nuk mund të rishkruhet duke u mbështetur gjithnjë në ato burime të njohura deri dje, por duke hulumtuar për burime të reja, për t'i sjellë lexuesit pjesët e munguara të historisë së asaj treve, që është e pasur me histori dhe figura të shquara.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001082

Botuesi: Onufri

Woodhouse, Zerva dhe Camet, James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet seriozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania.
500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Historia e Çamërisë, një vështrim historik, Kristo Frasheri

Me këtë botim, publiku shqiptar po vihet për të parën herë në dijeni me historinë e një krahine shqiptare tepër të martirizuar gjatë shekujve. Fjala është për krahinën e Çamërisë, e cila nga historianët e huaj njihet si pjesë përbërëse e provincës së Epirit të Lashtë apo të "Epirit të Vjetër" të historisë mesjetare.
1 250 Lekë
More

Referenca: SKU000804

Botuesi: Bota Shqiptare

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.
400 Lekë
More

Referenca: SKU001864

Botuesi: Naimi

The emergence of the cham issue 1820 - 1943, Blerina N. Sadiku

The emergence of the Cham issue, 1820-1943", by the young scholar Blerina N. Sadiku, is welcomed for a couple of reasons. First, it adds an original light on the Cham historiography, which, in spite of the numerous publications over the last twenty years, still remains incomplete compared to the need for satisfying both the common reader's and scientific...
2 000 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Kolaboracioni dhe genocidi në Çamëri 1944 - 1945, Arben P. Llalla

Nuk ka patur asnjëherë bashkëpunim kolektiv të popullsisë çame me pushtuesit italianë dhe gjermanë, qëllimi i genocidit grek ishte për të spastruar Çamërinë – Epirin e Jugut nga shqiptarët muslimanë, grabitja e pasurisë si dhe vendosja e refugjatëve ortodoksë të ardhur ndër vite nga Azia e Vogël.
800 Lekë
More

Referenca: 1000

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Dhuna, gjashtë përsihatje të tërthorta, Slavoj Žižek

Në këtë libër, Žižek analizon fenomenin e dhunës në të gjitha format që kjo merr në shoqëritë tona. Autori orvatet t’i kategorizojë këto forma (dhunë subjektive, objektive dhe sistemike) dhe, duke iu qasur këtyre nëpërmjet filozofisë, artit, studimit të rasteve historike, ai kërkon të nxjerrë në dritë ato zona të errëta, shpeshherë të fshehura, të...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2635

Botuesi: Naimi

Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori

Libri përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.
500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Arbërit e Jonit, Pëllumb Xhufi

Mbi bazën e burimeve të shumta, në një pjesë të madhe të panjohura e të zbuluara prej tij në arkivat e Venedikut, studjuesi i njohur i Mesjetës shqiptare, Prof. Pëllumb Xhufi, evidenton rolin e luajtur në ngjarjet historike të atyre shekujve nga shqiptarët e Labërisë, të Himarës, të Delvinës e të Çamërisë.
4 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Çamët myslimanë të Epirit (1923-2000), Eleftheria Manda

Nëpërmjet punimeve të historianëve në nivel ndërkombëtar, janë bërë të njohura më shumë ngjarje, ekzistojnë mundësi më të mëdha për një qasje tërësore dhe për një kuptim më të plotë të zhvillimeve që shënjuan vendimet dhe zgjedhjet që bënë njerëzit, të cilët ose ishin protagonistë, ose thjesht i përjetuan ato ngjarje.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000804

Botuesi: Bota Shqiptare

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.
400 Lekë
More

Referenca: SKU000814

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptaret - nje histori moderne, Miranda Vickers

Vepra është quajtur një histori moderne, sepse është rrëfyer e shkruar ndryshe, sepse sjell fakte të reja jo vetëm për Shqipërinë e së shkuarës, por edhe për atë të tashmen. Mënyra se si është shkruar ky libër e bën atë bashkëkohor në të njëjtën kohë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001082

Botuesi: Onufri

Woodhouse, Zerva dhe Camet, James Pettifer

Historia e ngjarjeve në Epir dhe në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore në periudhën e Luftës Civile Greke vetëm sa ka nisur të trajtohet seriozisht nga historianët në studimet e tyre. Tri vende janë të përfshira thellësisht në këtë çështje: Greqia, Shqipëria dhe Britania.
500 Lekë
More