• Banner

  • Ka mbaruar

Ikje nga trilli i perendive, Amik Kasoruho

Ikje nga trilli i perëndive" i shkrimtarit Amik Kasoruho është romani që mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17 vjeçare, duke i mohuar rininë, i pushkatojnë të atin pas tre vjetësh; nënën e tij kërcure, e ngrenë në mes të natës dhe e internojnë në rrethinat e Lushnjës.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ikje nga trilli i perëndive
Origjinali: Ikje nga trilli i perëndive
Gjinia: Roman
Autori: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2009
Fq. 280
Pesha: 0.39 kg
ISBN: 978-9951-08-109-1

Mbi librin

"Ikje nga trilli i perëndive" i shkrimtarit Amik Kasoruho është romani që mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17 vjeçare, duke i mohuar rininë, i pushkatojnë të atin pas tre vjetësh; nënën e tij kërcure e ngrenë në mes të natës dhe e internojnë në rrethinat e Lushnjës; familjen që krijoi pas daljes nga burgu, ia dëbojnë për 25 vjet të mundimshëm në Gosë të Kavajës. Dhe në fund, ikja nga Shqipëria.

Fragment nga libri

Ishte dhjetor dhe ai e dinte që në atë periudhë të vitit babai i tij, i punësuar prej disa vitesh në Rubik, në minierën e bakrit, ishte shumë i zënë me punë.
-Se... sepse jam transferuar këtu.
-Në Tiranë? Sa gjë e bukur! Po ku?
-Në të vërtetë, tashti për tashti jam në dispozicion, por...
-Mos u bëj merak baba. Ajo që vlen është se je kthyer sërish në Tiranë. Sa gjë e bukur! Do jemi sërish të tre bashkë!

Në atë kohë duhej të bënte edhe gati shtatë vjet burg. Ai e përjetonte si gëzim të vërtetë atë që ishte preludi i një tragjedie. Tre muaj më vonë babanë e tij e pushkatuan.

Koment nga Miranda Haxhia

Nuk janë vetëm dëshmi historike, pasi në Shqipërinë komuniste ato janë me mijëra. Veçantia e shkrimtarit është se arrin të përcjellë këtë histori përmes artit. Kjo është forca dhe fuqia e artit të vërtetë. Një fjali e prerë, një strukturë të cilën rrallë e gjen kaq të goditur; funde ngjarjesh që janë si hallka e që të bëjnë të vëmendshëm se diku do t'i lexosh sërish, ndaj, mos e lësho librin; një kaleidoskop i vërtetë kujtimesh: këto janë më shumë se çdo roman autobiografik.

Nëse në Itali botimi i këtij libri u prit me kërshërinë që kanë të huajt për historinë e vendeve të vogla, në Shqipëri, në Kosovë, ky libër e tejkalon kufirin e kureshtjes. "Ikje nga trilli i perëndive" është libër që trondit. Është kjo tronditje që i duhet kombit tonë, sepse ndryshe do na mbulojë harresa, veli i padukshëm e joshës i skllavërisë dhe diktaturës.

Ky është një detyrim moral të cilin e mbajmë brenda vetes dhe që i ka rrënjët te arsyeja. Në këtë rast mëson për sjelljen. Jo të një individi. Të një personazhi. Por të një kohe të zaptuar keqas nga një prej diktaturave më të egra komuniste.

Detajet e librit
Te tjere
SKU000960
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2667

Botuesi: UET Press

Shqiperia, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa meri, Amik Kasoruho

"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Blloku, Isuf Kalo

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2667

Botuesi: UET Press

Shqiperia, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Një patriot leçez në Shqipërinë osmane, Giacinto Simini

Ky libër, i cili bazohet në shkrimin e të birit, Giacinto Simini, në kujtimet e shumë protagonistëve të Rizorxhimentit nga jugu i Italisë dhe në dokumentet arkivore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpos se një memoir i bukur politik e kulturor, lexohet mirëfilli dhe si një roman aventure, i cili ndjek peripecitë e shumta e të rrezikshme të mjekut...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtimet e Kazanovës, vol. 1, Jacque Casanova de Seingalt

Tani mosha m'i ka qetësuar pasionet duke i bërë ato të flashkëta e të pafuqishme, por zemra nuk më është plakur ende dhe kujtesa e ka ruajtur të gjithë freskinë e rinisë. Dhe duke mos i quajtur këto lloj punësh vogëlsira e gjepura, e vetmja keqardhje imja, i dashur lexues, lind nga fakti se nuk kam më fuqi ta vë në jetë, deri në ditën që do të vdes, atë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Volter, Andre Maurois

Ai ka qenë mrekullisht i gjallë dhe njerëzit, të cilët i tremben më shumë mërzitjes se shqetësimeve, u janë mirënjohës atyre që i bëjnë të jetojnë me një ritëm më të shpejtë dhe më të fortë.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)