Kategoritë

Botuesit

Autorët

Nje hap drejt se panjohures, Mbreteresha Noor Shihe të plotë

Nje hap drejt se panjohures, Mbreteresha Noor

Ky libër paraqet një portret tërheqës të të ndjerit Mbret Husein dhe përpjekjet e tij gjatë gjithë jetës për t'i sjellë paqen rajonit të dërrmuar nga lufta, këndvështrimin e një dëshmitareje reale për hendekun në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe kombeve arabe.

Info shtesë

SKU000088

Disponueshëria: Ne gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli: Mbretëresha Noor, Një hap drejt së panjohurës
Gjinia: Autobiografi
Autori: Mbretëresha Nur e Jordanisë
Shqipëroi: Aurel Manushi
Shtëpia botuese: Dudaj
Fq. 416
Pesha: 0.45 kg.

Mbi librin

Një hap drejt së panjohurës është një dokument i mrekullueshëm. Kjo është historia e një amerikaneje të re, e cila u bë bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e një monarku arab. Ky libër paraqet një portret tërheqës të të ndjerit Mbret Husein dhe përpjekjet e tij gjatë gjithë jetës për t'i sjellë paqen rajonit të dërrmuar nga lufta, këndvështrimin e një dëshmitareje reale për hendekun në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe kombeve arabe.

Po ashtu ky libër është historia e sinqertë e një nëne dhe gruaje që diti ta mbante më së miri barrën që i ra duke qenë bashkëshortja e një burri shteti. Por mbi të gjitha është një histori dashurie – ditari intim i një gruaje që u dashurua marrëzisht pas një mbreti dhe popullit të tij. E lindur në një familje të shquar amerikano-arabe dhe rritur mes privilegjesh, Lisa Halaby ndoqi vitin e parë të studimeve në universitetin e Princeton-it dhe në vitin 1974 u diplomua për arkitekturë dhe urbanistikë.

Dy vjet më vonë, teksa kishte ardhur në Jordani të vizitonte të atin, u njoh rastësisht në pistën e aeroportit me Mbretin Husein. Fort i admiruar në gjithë botën arabe si zë i moderuar dhe pinjoll i drejtpërdrejtë i profetit Muhamed, Huseini u bë shumë shpejt beqari më i lakmueshëm në botë pas vdekjes tragjike të së shoqes. Herën tjetër që u takuan Huseini ra kokë e këmbë në dashuri me vajzën e çiltër dhe sportive të mikut të tij të ngushtë prej kaq vitesh. Pas një lidhjeje të fshehtë e marramendëse Lisa Halaby u bë Noor Al Hussein (Nur Al Husein), Mbretëresha e Jordanisë.