Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Historia e jetes sime, Hillary Rodham Clinton Shihe të plotë

Historia e jetes sime, Hillary Rodham Clinton

Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut.

Info shtesë

SKU000067

Disponueshëria: Nuk e kemi më këtë produkt në depo


Më njoftoni kur ta rimerni

$16.90

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

  • Princesha, Jean Sasson

    Princesha,...


    Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i...

  • Vajza e zhdukur, Gillian Flynn

    Vajza e...


    Triller i vërtetë psikologjik. Sensacioni i...

  • Njeriu me fat, Fatos Kongoli

    Njeriu me...


    Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të...

Titulli: Historia e jetës sime
Autori: Hillary Rodham Clinton
Gjinia: Kujtime
Shqipëroi: Pranvera Xhelo
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2003
Fq. 648
Pesha: 0.697 kg.
ISBN: 978-99927-50-66-9

Mbi librin

Hillari Rodham Klinton është e njohur për qindra milionë njerëz në mbarë rruzullin. Megjithatë, përveç miqve të ngushtë dhe familjes së saj, të paktë janë ata që e kanë dëgjuar përshkrimin e udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm. "Historia e jetës sime" është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë.

Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut. "Historia e jetës sime" është një jetëshkrim i shkurtër, që shpalos jetën e saj gjatë viteve që kaloi në Shtëpinë e Bardhë.

Ky libër është gjithashtu kronika e historisë që jeton me Bill Klintonin, një aventurë tridhjetëvjeçare mes dashurisë dhe politikës, që i mbijetoi tradhtisë personale, hetimeve të pafundme të palëve dhe shqyrtimit të vazhdueshëm e të hollësishëm nga ana e publikut.

Hillari Rodham Klinton u rrit si karakter në kohën e ndryshimit shoqëror dhe politik në Amerikë. Si shumë gra të brezit të saj, ajo u rrit me mundësitë për të bërë zgjedhjet e veta, të panjohura për nënën apo gjyshen e saj. Ajo eci në terren të pashkelur, duke reaguar ndaj ndryshimeve, e orientuar nga busulla e brendshme dhe u bë simbol për disa dhe rrufepritëse për të tjerë.

Kjo bashkëshorte, nënë, juriste, avokate dhe idhull ndërkombëtar ka jetuar mes luftërave të mëdha politike në Amerikë, nga "Uotërgejti" deri tek "Uajtuotëri". Hillari Rodham Klinton, e vetmja Zonjë e Parë që ka luajtur një rol të rëndësishëm për hartimin e legjislacionit vendës, udhëtoi pa u lodhur brenda vendit për të nxitur kujdesin për shëndetin, për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe arsimore, si dhe për t'u kujdesur për nevojat e fëmijëve dhe të familjeve të ndryshme...

Ajo udhëtoi përreth botës në emër të të drejtave të grave, të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Ajo i bëri një përcaktim të ri detyrës së Zonjës së Parë dhe ndihmoi për ta shpëtuar Presidencën nga një akuzë jokushtetuese, që mbështetej në motive politike. Intim, i fuqishëm dhe frymëzues, libri "Historia e jetës sime" zbulon thelbin e njërës prej grave më të shquara të kohës sonë dhe procesin sfidues mes të cilit ajo mundi të përcaktonte dhe të gjente vetveten – si grua dhe si një figurë mbresëlënëse në politikën amerikane.

Hillari Rodham Klinton u zgjodh në Senatin amerikan nga Nju Jorku në vitin 2000 dhe është autore e disa librave: "Ftesë në Shtëpinë e Bardhë: këmbëkryq me historinë"; "I dashur Soks, i dashur Bad: letrat e fëmijëve për kafshët e para shtëpiake"; "Duhet një fshat dhe mësime të tjera që na japin fëmijët". Tani jeton në Çapakua, Nju Jork.