Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Une jam Malala, Malala Yousafzai Shihe të plotë

Une jam Malala, Malala Yousafzai

Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Yousafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$13.52

Me ulje çmimi!

-20%

$16.90

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli: Unë jam Malala
Origjinali: l am Malala
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: Malala Yousafzai (me Christina Lamb)
Shqipëroi: Lira Sejdini
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2017
Fq. 352
Pesha: 0.433 kg.
ISBN: 978-9951-721-40-0

Mbi librin

Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Yousafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj.

Atë e qëlluan në kokë kur po udhëtonte me autobus nga shkolla në shtëpi, dhe pak vetë pritnin që ajo të mbijetonte. Por në fakt, shërimi heroik i Malalës e ka çuar atë në një udhëtim të jashtëzakonshëm nga një luginë e largët në Pakistanin Verior në korridoret e Shteteve të Bashkuara në Nju Jork.

Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, ajo u shfaq si një simbol global i protestës paqësore. Një vit më vonë, ajo u bë fituesja më e re në botë e Çmimit Nobel për Paqe. E brohoritur nga Shtypi i Asociuar për "detajin që të rrëmben", "Unë jam Malala" do t'i bëjë lexuesit të besojnë në fuqinë e zërit të një njeriu të vetëm për të frymëzuar ndryshim në botë.

Komente mbi librin

"Zëri që rrëzëllin "Unë jam Malala" është zëri që vazhdon të ndeshet me sfidën e vrasësit. Është zëri i një luftëtareje trime që ende lufton për arsimimin e vajzave. Zëri i një ikone që një ditë mund të jetë në gjendje të kthehet në vendin e saj, por që edhe prej së largu simbolizon kauzën më fisnike."

Shehryar Fazli, Los Angeles Review of Books

"I jashtëzakonshëm... një tregim në vetën e parë që duhet lexuar patjetër, i rrugëtimit të Malalës përmes terrorizmit global, i prindërve të saj për arsimimin e vajzave."

Marie Claire

"Lartësia e zonjushës Yousafzai si një simbol i paqes dhe guximit është tashmë e njohur në të gjithë botën."

Salman Masud, New York Times

Mbi autoren

Malala Yousafzai – n e vunë në shënjestër talibanët dhe e qëlluan në kokë në vitin 2012. Ajo mrekullisht mbijetoi dhe vazhdon fushatën e saj për arsimimin. Në njohje të kurajës dhe advokacisë së saj, Malala fitoi në vitin 2011 Çmimin Ndërkombëtar të të Rinjve për Paqe dhe në vitin 2014 iu dha Çmimi Nobel për Paqe.