Pervoja ime ne Partine Socialiste, Servet Pellumbi
  • Pervoja ime ne Partine Socialiste, Servet Pellumbi

Përvoja ime në Partinë Socialiste, Servet Pellumbi

Toena

Nga ora 13:00-15:00 pata një bisedë kokë më kokë me F. Nanon, në të cilën shtrova tri shqetësime që më mundojnë prej kohësh, aq sa kam menduar edhe të jap dorëheqje nga posti që kam në Parti si zëvendës i Kryetarit. 

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Përvoja ime në Partinë Socialiste, ditar politik (1991 – 1996)
Origjinali: Përvoja ime në Partinë Socialiste, ditar politik (1991 – 1996)
Gjinia: Kujtime, politikë
Autori: Servet Pëllumbi
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2016
Fq. 336
Pesha: 0.605 kg.
ISBN: 978-9928-205-52-0

Fragment nga libri

E diel, 8 dhjetor 1992

Nga ora 13:00-15:00 pata një bisedë kokë më kokë me F. Nanon, në të cilën shtrova tri shqetësime që më mundojnë prej kohësh, aq sa kam menduar edhe të jap dorëheqje nga posti që kam në Parti si zëvendës i Kryetarit. Në ditar, më datën 12 shtator kam shënuar këtë formulë: I pakënaqur nga puna ime në Kryesinë e PS-së dhe nga pamundësia për të bërë më tepër, i kërkoj asaj Kryesie të pranojë dorëheqjen time. Cilat janë tri shqetësimet e mia që i shtrova sot kryetarit?

1. Mungesa e një angazhimi serioz nga ana e tij në punën për drejtimin e Partisë. "Mungoni me ditë të tëra, në momentet më kritike ju 'sëmureni'. Shkoni dhe rrini shpesh jashtë shtetit, pse nuk sëmureni në këtë rast? Mund të angazhoheshit, siç kemi biseduar për një program alternativ të reformës ekonomike (si ekonomist që jeni), por asgjë nuk keni bërë, asnjë trajtim me sens teorik që do të pasuronte programin e Partisë. Pa folur për atë që shkoni rrallë në rrethe. Në shumë prej tyre nuk keni shkuar asnjëherë. Shokët e bazës më kanë bërë shpesh vërejtje në adresën tuaj, por unë deri tani ju kam justifikuar".

2. Problemi i qëndrimit ndaj veprimtarisë afariste të disa prej njerëzve tanë të ngarkuar nga ju (F. Kumbaro, L. Çuçi etj.). Kam mendimin se gjithçka duhet vënë mbi baza ligjore dhe të kontrollueshme për ta ruajtur Partinë nga veprime jo të pastra. Përvoja e PS-së bullgare.

3. Çështja e vajtjes suaj në SHBA më 29 nëntor deri më 5-6 dhjetor 1991, në ditët kur kishte nisur diskutimi për ekzistencën ose jo të Qeverisë së Stabilitetit. Mua më thatë se do të shkonit në Itali me kërkesën e Kraksit. Ju shkuat në Zvicër ku u takuat me H. B., që ju shoqëroi për në SHBA i "ftuar" nga lobi ballisto-legalisto-kosovaro-amerikan që mbështet Berishën. E mora vesh rastësisht nga Sabiti dhe Ylli Bufi kur ishim bashkë në Zvicër. Dua të di të vërtetën nga goja juaj si dhe arsyet pse e mbajte të fshehtë nga Partia një gjë kaq të rëndë.

Më dëgjoi me vëmendje e pa më ndërprerë, edhe pse u zbeh dhe turfullonte nga brenda. Pastaj tha:
- Po, është e vërtetë, për këtë kanë pasur dijeni Kastrioti, Ylli dhe Sabiti. Madje edhe Berisha me Rugovën!

Në atë kohë Kastrioti, Ylli dhe Sabiti nuk ishin në Kryesinë e PS-së. Fatosi u duk i revoltuar që për këtë më kishte folur Ylli Bufi, që sipas Fatosit ishte "mblesi", ai që e kishte propozuar dhe koordinuar udhëtimin e Fatosit për në SHBA...

- Mendova, - vazhdoi ai, - se ti e kishe marrë vesh, unë vetë nuk ua thashë për konspiracion.
Ngriti tonin:
- Unë luftova në strofkën e tyre. Më mbajtën mbyllur 72 orë, një terror i vërtetë psikologjik e fizik. Prova me raki, cigare, më dehën... Nuk e bëri të qartë çfarë kërkonin, por la të kuptohej sikur donin ta rekrutonin për ta detyruar që t'i hapte rrugë S. Berishës. Madje "torturuesit" e tij qenkan shprehur: "Berisha një copë budalla është, por ja që atij i besojnë amerikanët!".

Fatosi paska rezistuar "heroikisht"! Veçse, kur e pyeta, si befasisht, ç'detyrë e parullë të dhanë dhe sa herë të kanë "shqetësuar", shtangu. Por u përgjigj. Mbase mendoi se unë tashmë dija çdo gjë.
- Parulla është Crosse the Brige.

Më kanë telefonuar në shtëpi dy herë, zakonisht pas mesnate. Telefonata e fundit më duket ishte pas 26 korrikut 1992! Por ka bërë edhe një takim me "shefin e ri" në Sarandë. Edhe takimi i Fatosit me Berishën dhe Rugovën muajin e kaluar, duket se ka qenë në po të njëjtën linjë. Djall o punë, çfarë mpleksje "demokratike"!

- A je i gatshëm, - i thashë, - që këto që më the mua t'i ripohosh edhe në prezencën e Gramozit dhe të Namikut?
- Po, e pranoj këtë variant.

Kështu u veprua. Gjithsesi, tani edhe unë i kam më të qarta disa situata me Fatosin dhe disa nga pikëpyetjet që më kanë lindur më parë. Njëherësh dhe për disa përshtypje që deri tani më habisnin për një lloj ndrojtjeje ndaj meje, të një respekti më tepër të shtirur se të sinqertë. Ndonjëherë, i kam shpjeguar me diferencën në moshë, por në të vërtetë nuk qenka kjo. Nuk di ç'të bëj më tej, por është fakt se diçka e madhe u thye pa kthim midis meje dhe Fatosit: Besimi reciprok...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928205520
ean13
9789928205520
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Brizhitë Makron, E dëlira, Maëlle Brun

Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. 
700 Lekë
More

Referenca: SKU000551

Botuesi: OMSCA-1

Shakate tragjike te jetes sime, Dionis Bubani

Titulli: Shakatë tragjike të jetës simeOrigjinali: Shakatë tragjike të jetës simeGjinia: KujtimeAutori: Dionis BubaniShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2005Fq. 304Pesha: 0.35 kg.
650 Lekë
More

Referenca: SKU001623

Botuesi: Botart

Planet e Hitlerit per Ballkanin, Joakim Von Ribentrop

Njeriu i Hitlerit i kryqëzuar përpara togave të zeza të Nurembergut, risjellë historinë e luftës me mënyrën si e ka përjetuar, pa fshehur përgjegjësitë dhe perceptimin e vet mbi zhvillimet dramatike dhe tragjeditë e tmerrshme të epokës hitleriane.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pasione, Nicolas Sarkozy

Qëkurse mbaj mend, kam mundur të jetoj me pasion, të takohem me bashkëbisedues që shpesh nuk ua gjen dot shokun, si dhe të përballem me ngjarje, kujtimi i të cilave mund të mbetet në histori. Pasioni dhe nevoja për t’u përfshirë kanë qenë përherë të pranishme në zemrën e identitetit tim. Fundja, ndonëse nuk e di “përse"- në e kësaj prirjeje kaq të...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001220

Botuesi: OMBRA GVG

Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në...
600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Abdylhamidi II, Sulltani i fundit i një epoke, Vahdettin Engin

Sulltan Abdylhamidi II ishte sundimtari i fundit i tri kontinenteve. Ai ishte Padishahu i tridhjetëekatërt osman. Sulltan Hamidi drejtoi shtetin në një periudhë mjaft të vështirë të tij. Ai u përpoq që brenda kësaj periudhe ta mbante shtetin në këmbë. Ai ra nga froni pas 33 vjetësh në pushtet. Duke vënë re se Padishahët e tjerë që erdhën në drejtimin e...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Gratë e Rotshildeve, Natalie Livingstone

Tërheqës dhe magjepsës, ky libër u jep zë grave të rafinuara, të privilegjuara dhe të talentuara, të cilat guxuan të sfidonin pritshmëritë e familjes dhe shoqërisë së tyre dhe, nëpërmjet kësaj, i dhanë formë historisë.
2 500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mirëmëngjes, shpresë, Argita Zalli, Detina Zalli

Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2526

Botuesi: Te tjere

Frederik Shopen, Anton Grudzhinjski

Anton Grudzhinjski rrjedh nga një familje me tradita muzikore. Gjyshi i tij ka qenë kompozitor, pianist dhe drejtor i Institutit të Muzikës, ndërsa i ati ka qenë kompozitor dhe pedagog i vlerësuar.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2494

Botuesi: Botimet Dudaj

Filozofia e aktualitetit, Servet Pellumbi

Në këtë libër, lexuesi do të gjejë një formë të filozofisë së aktualitetit, që bazohet në vlerat e dialogut, në aftësinë intuitive për të rrokur aktualen, si dhe në shpirtin luftarak të debatit dhe në vlerën instrumentale të analizës së dilemave të ditëve tona.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shqipëria e Re, Fred C. Abrahams

Në fillim të viteve '90, Shqipëria, shteti më i mbyllur dhe më represiv i Europës, nisi një trazicion befasues pasi e kishte mbyllur veten për dyzet vjet në izolim komunist. Më përpara, nën një pushtet të rreptë diktatorial, shqiptarëve nuk iu lejohej të ushtronin fenë, të udhëtonin jashtë vendit, të vishnin xhinse apo të lexonin letërsi "dekadente"...
1 200 Lekë
More