Kategoritë

Botuesit

Autorët

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri Shihe të plotë

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.

Info shtesë

SKU000213

Disponueshëria: Ne gjendje

$12.39

Me ulje çmimi!

-20%

$15.49

Titulli: Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi
Origjinali: Ali Këlcyra, aristokrati kuqezi
Gjinia: Histori, biografi
Autori: Tanush Frashëri
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2005
Fq. 440
Pesha: 0.75 kg
ISBN: 978-99927-33-60-8

Mbi librin

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.

Duke ndriçuar këtë figurë interesante e me peshë për historinë e Shqipërisë, autori kthjellon dhe shumë bashkëkohës të tjerë si dhe periudhën kur jetuan e vepruan ata, që ishte koha kur u hodhën themelet e shtetit shqiptar.

Koment nga Ernest Koliqi

Ali Këlcyra Shqipnis s'onë... i kushtoi fuqin e nji mendjeje së ndritun nga kultura dhe zjarrmin e nji zemre qi rrahte përherë në plotëni ndiesish bujare. Në Lindje e në Perëndim, ku filloi e ku sosi pregatitjen e tij kulturore, ai thithi nga burimet e ditunis ato mendime, ato parime, ato piknisje qi vyejshin për ta realizue idealin kombëtar.

U ushqye me at kulturë të shëndoshtë qi mëson me themelue jetën vetjake dhe kombëtare mbi nderë, mbi besë e mbi burrni, mbi kët granit trikandësh të shpirtit shqiptar... Kur në vend t'onë nji mendësi mesjetare, tepricë damcore e nji robnije shekujsh, ngujonte shumicën e popullit shqiptar në mendime e rëndime shoqnore anakronike, Ali Këlcyra, ndonse pinjuell i nji dere feudale, doli papritmas si flamurtar i demokracis.

Në luftën e ideve, qi i hapi kombit horizonte të reja, gojtaria e tij jashtëzakonisht prekëse e tërhjekëse vringëlloi si shpatë e mprehët. Me at gojtari lartushtuese ai thei e shpartalloi perde errsije, kundërshtoi çdo trajtë tyranie, lëshoi kushtrime për liri e rilindje. E nuk qe prej atyne qi nxisin të tjerët në përleshje luftarake tue ndejun larg rrezikut: në te fjalën e shoqnonte veprimi.

Në kryengritjen e Vlonës, ai mori pjesë si luftëtar i thjeshtë; në luftën kundra komunizmit, ai u fut guximtarisht mu në strofull të dërmuesave të Shqipnis Etnike e të shqiptarizmit qi mbetën shtang me armë të ngrime ndër duer, të çuditun nga trimnia e tij e pashoqe.

Shum punoi Ali Këlcyra për liri, pamvarësi e naltësim shoqnuer të Shqipnis dhe Shqipnija, e rrëmbyeme në nji shakulluer ngjarjesh orëzeza, nuk mujt me ia shpërblye ndryshej mundin e zellin veçse me mërgime, vuajtje e salvime. Krejt jetën e vetit atdheut ia kushtoi dhe nuk pat prej si as pozitat zyrtare, as kënaqësit morale qi meritonte.

Mbi autorin

Tanush Frashëri ka lindur në Tiranë në vitin 1936. Diplomuar për histori në Universitetin e Tiranës më 1960, ka qenë mësues historie në shkolla të mesme (Vlorë, Tiranë) deri më 1972, kur arrestohet e burgoset me akuzën famëkeqe "agjitacion e propagandë". Lirohet më 1977, punon si punëtor deri më 1990, vit kur emigroi në Austri ku jeton edhe sot. Autor i librait: "Të dhëna arkeologjike nga lugina e Vjosës" dhe i monografisë "Vllehët në krahinën e Vlorës".