• Banner

  • Ka mbaruar

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mein Kampf (Lufta ime), vëllimi l
Origjinali: Mein Kampf
Gjinia: Autobiografi
Autori: Adolf Hitler
Shqipëroi: Vladimir Bregu
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2012
Fq. 544
Pesha: 0.54 kg
ISBN: 978-99928-09-007-2

Koment mbi librin

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure.

Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë të shkruajë çfarëdo kundërshtimi që ai do ta gjykonte. Ne, si botues, vihemi në siklet duke e ballafaquar veten me pozicionin e atyre grupeve "racore" të cilat autori i sulmon hidhur dhe i fyen etikisht në këtë libër, si sllavët në përgjithësi, zezakët, japonezët dhe të verdhët, francezët dhe veçanërisht jahudinjtë.

Madje ne vihemi në siklet me botimin e këtij libri, edhe me familjet e viktimave apo dëshmorëve pa asnjë ngjyrë, të rënë në Shqipëri, të cilët humbën jetën e tyre kundër nazifashistëve. Por ligji i anticensurimit dhe vlerat e një shoqërie të hapur, që ne kemi kultivuar këto 20 vjetët e fundit, natyrisht që na armatosin me ndjenjën superiore të mbizotërimit të lirisë së shtypit, mbi çdo lloj ndjenje përbuzjeje dhe urrejtjeje që mund të kenë me të drejtë këto grupe ndaj mendimeve të autorit dhe vetë këtij libri.

Mendojmë se askush nuk mund të marrë "privilegjin" e të qenit më i persekutuari nga idetë e këtij libri dhe mbi bazën e këtij "privilegji" të ulërasë kundër botimit. Kjo do të shkaktonte efekt të kundërt, si ai që ndodhte dikur me "librat e verdhë". Askujt nuk mund t'i ulet shkalla e rrezikut nga fakti se mburoja e këtyre pretendimeve të censurës, eshtë leja e "munguar" e këtij libri, e cila edhe për dy vjet, sipas këtij gjykimi, do të na shpëtonte nga gjëma racore që na sjellka leximi i tij!

Ky libër, mendoj se nuk do të na japë anjë efekt në marrëdhëniet miqësore midis shqiptarëve dhe pjesës tjetër të botës anglo – judeo – amerikane. Ky libër vetëm se do t'u krijojë atyre një panoramë më ndryshe për të shkuarën. Në fund të fundit të dyja palët ndërluftuese kanë qenë shemra për sundim botëror, duke sjellë një konflikt real që shkaktoi 50 - 70 milionë viktima. Gjëmë e padëgjuar që urojmë të mos përsëritet më kurrë!

Alfred Cako

Mbi librin

Mos e merrni këtë libër si propagandë të nazizmit. Kjo është historia. Historia jonë dhe juaja, hitoria botërore. ... Ky libër është i ndaluar me ligj që të përdoret për t'u propaganduar dhe për t'u ndjekur si program për aktivitet politik dhe në këndvështrimin etiko – moral. Prandaj, mendojmë se duhet lexuar me një sy kritik për të nxjerrë mësimet e duhura që na i ka dhënë vetë gjyqi i historisë.

 

Detajet e librit
Helga's Secrets
2083
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Abdylhamidi II, Sulltani i fundit i një epoke, Vahdettin Engin

Sulltan Abdylhamidi II ishte sundimtari i fundit i tri kontinenteve. Ai ishte Padishahu i tridhjetëekatërt osman. Sulltan Hamidi drejtoi shtetin në një periudhë mjaft të vështirë të tij. Ai u përpoq që brenda kësaj periudhe ta mbante shtetin në këmbë. Ai ra nga froni pas 33 vjetësh në pushtet. Duke vënë re se Padishahët e tjerë që erdhën në drejtimin e...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Të panjohurat e Linkolnit, Dale Carnegie

Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001376

Botuesi: Migjeni

Mjek te Ali Pasha, Henri Holland

Veziri më priti me një mirësjellje të veçantë; më tha se besonte që unë nuk do ta harroja dhe se ai do vazhdonte të shpresonte se në një të ardhme do të kthehesha në Janinë. Ai shprehu dëshirën që t'i shkruaja sa herë të më jepej mundësia dhe t'i jepja këshilla të tjera, që mund t'i duheshin në lidhje me shëndetin. Ai më kërkoi që të përshendesja famijen...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000554

Botuesi: OMSCA-1

Mehdi Frasheri, Kujtime 1913-1933

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 1

Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: "Një luftë e panevojshme". Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001685

Botuesi: Te tjere

Detyra ne Beograd, Martti Ahtisaari

Në maj të vitit 1999, Martti Ahtisaarit, presidenti i Finlandës, iu besua detyra e nivelit të lartë, rezultatin përfundimtar të së cilës tërë bota e priste me brengosje dhe tension. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)