• Ka mbaruar
Planet e Hitlerit per Ballkanin, Joakim Von Ribentrop
  • Planet e Hitlerit per Ballkanin, Joakim Von Ribentrop

Planet e Hitlerit per Ballkanin, Joakim Von Ribentrop

SKU001623
Botart

Njeriu i Hitlerit i kryqëzuar përpara togave të zeza të Nurembergut, risjellë historinë e luftës me mënyrën si e ka përjetuar, pa fshehur përgjegjësitë dhe perceptimin e vet mbi zhvillimet dramatike dhe tragjeditë e tmerrshme të epokës hitleriane.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Planet e Hitlerit për Ballkanin
Origjinali frengjisht: De Londres a Moscou, memories
Gjinia: Kujtime, histori
Autori: Joakim Von Ribentrop
Shqipëroi: Eqerem Gaxholli
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2011
Fq. 322
Pesha: 0.42 kg
ISBN: 978-9928-4015-7-1

Mbi librin

Në dëshmitë e krahut të djathtë të Hitlerit para gjykatësve të Nurembergut, përmendet edhe një takim i tij me Çianon në vigjilje të pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi. "Ai më ftoi të shkonim në Shqipëri për të gjuajtur rosa të egra, kujtonte Ribentrop, ish- ministër i Jashtëm i Gjermanisë naziste, por unë i thashë vjeshtën tjetër.

Atëherë Çiano m'u përgjigj: Besoni se do kemi ende kohë? Për aq sa më tha Fyhreri, kam frikë se deri atëherë, me siguri do bëjmë gjueti të ndryshme nga ajo e rosave!" Ky fakt domethënës i nënvizuar në kujtimet e Ribentropit, paralajmëronte fillimin e luftës dhe parakuptonte jo thjeshtë gjuetinë e rosave në "Tokën e shqiponjave".

Mbi librin dhe autorin

Njeriu i Hitlerit i kryqëzuar përpara togave të zeza të Nurembergut, risjellë historinë e luftës me mënyrën si e ka përjetuar, pa fshehur përgjegjësitë dhe perceptimin e vet mbi zhvillimet dramatike dhe tragjeditë e tmerrshme të epokës hitleriane.

Ai u bë pjesë e këtij procesi regresiv qysh në fillesat e tij dhe mbeti rob i mentaliteteve ekstremiste nacionaliste, duke përcjellë të gjitha zhvillimet agresive të Gjermanisë naziste në periudhën 1933-1945. Nga ky moment e deri në fitoren e aleatëve të koalicionit antifashist, Ribentropi mbajti poste të larta shtetërore si sekretar shteti, ambasador dhe ministër i Jashtëm.

Kujtimet e tij janë një retrospektivë e pasur e ngjarjeve më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botrore. Në to shfaqen nga një këndvështrim i veçantë personalitetet më me zë të kohës, si Hitleri, Gëbelsi, Himleri, Geringu, Bormani (Gjemani), Çërçilli, Çamberleni dhe Ideni (Angli), Daladie e Bartu (Francë), Stalini e Molotovi (Bashkimi Sovjetik), Shushingu (Austria)etj.

Te "Planet e Hitlerit për Ballkanin", Ribentropi vetzbulohet si arkitekt dhe zbatues i ndërgjegjshëm i diplomacisë agresive fashiste, për të cilat u ndëshkua me dënimin kapital në procesin e Nurembergut, si armik i njerëzimit, i lirisë dhe i pavarësisë së popujve.

Ky ishte fundi logjik i njeriut që ndonëse me kulturë të admirueshme, trashëgues i përkryer i etikës qytetare, njohës i thellë i funksionimit të administratës shtetërore, zotërues i mjaft gjuhëve të huaja, mjeshtër i sekreteve të diplomacisë, por që nuk i kuptoi asnjëherë vlerat e lirisë dhe gjithë energjitë i vuri në shërbim të totalitarizmit.

Gjithsesi, kujtimet e Ribentropit hedhin dritë në aspekte të ndryshme të rrjedhës historike të gjysmës së parë të shekullit XX dhe veçanërisht të rrethanave si u përgatit dhe shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, e cila i kushtoi aq shumë njerëzimit. Natyrisht që Ribentropi jep botën e tij, mbron idetë dhe veprimet naziste, përligj agresionin, pavarësisht pretendimeve se nuk kishte dijeni për shumë masa të shtetit fashist, apo se në disa raste kishte paraqitur edhe dorëheqjen. Sidoqoftë, ai u fut në histori si kalorës i luftës, i agresionit dhe totalitarizmit, si armik i lirisë dhe demokracisë...

Kush ishte Joachim von Ribbentrop

Joachim von Ribbentrop u lind më 30 prill 1893 dhe vdiq më 16 tetor 1946 i dënuar me varje nga Gjyqi i Nurembergut me akuzën për krime kundër paqes, planifikimin e luftës, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë veprimtarisë si ministër i Jashtëm i Gjermanisë në kohën e nazizmit, nga viti 1938 deri në vitin 1945.

Djalë i një oficeri karriere, Ribentropi, një folës i mirë i anglishtes dhe frëngjishtes, pas disa viteve punë në Kanada dhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës, me fillimin e Luftës së Parë Botërore, u kthye në Gjermani dhe u fut në ushtri. Në vitin 1918 e emërojnë oficer stafi në Stamboll, ku njihet me Franz von Papen, i cili e bindi Perandorin Hindenburg ta pranonte Hitlerin si Kancelar të një qeverie të padominuar nga Partia Naziste.

Ribentropi u bë këshilltari më i pëlqyer i Hitlerit për politikën e jashtme, sepse ndërsa diplomatët profesionistë ia tregonin të vërtetën se çfarë ndodhte jashtë Gjermanisë naziste, Ribentropi i tregonte ato që kishte qejf Hitleri të dëgjonte. Më 1936 u emërua ambasador i Gjermanisë në Londër.

Në fillim të vitit 1938 zëvendëson baronin Konstantin von Neurath në postin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, në një kohë kur politika e jashtme e Gjermanisë po radikalizohej. Ribentropi ka luajtur një rol kyç në nënshkrimin e traktatit sovjeto-gjermane të mossulmimit, apo të ashtuquajturin pakti Molotov-Ribentrop i viti 1939, si dhe në aksionet diplomatike para se të sulmohej Polonia.

Detajet e librit
SKU001623
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2514

Botuesi: Te tjere

Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim, Ardian Klosi

Prej viteve '60 e deri sa vdiq më 2003 Robert Schwartzi u bë një nga urat më të rëndësishme që lidhi botën shqiptare me kulturën e gjuhës gjermane. Jo thjesht pse ishte shumë shqiptar dhe e njihte shumë mirë gjuhën gjermane. Por, sepse ishte në radhë të parë europian dhe kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Marilyn, Alfonso Signorini

Ky libër ka dy protagonistë: Marilyn Monroe dhe dashurinë. Dashurinë e kërkuar, të përgjëruar, të abuzuar, të dështuar, të papritur, iluzive, të zbuluar dhe të humbur. Dashurinë që të bën të jetosh e të vdesësh.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Ahmed Dakli, Hilmi Dakli

Si privat, jam munduar të jetoj me nder, e si nëpunës kam qëndruar larg korrupsioneve të kohës, duke mos iu përkulur as magjisë së arit e komoditeteve të jetesës dhe as ashpërsisë së forcës e të frikës së vuajtjeve.
1 500 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Brizhitë Makron, E dëlira, Maëlle Brun

Në çdo etapë të rrugëtimit të saj bie në sy «me të njëjtën shpejtësi» që do të kthehet në markën e prodhimit të të shoqit. Kjo shpjegon pjesërisht faktin se përse zonja e parë mbetet enigmatike, me gjithë mbi mediatizimin e saj. 
700 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

De Rada, Rishpikja e Arbërisë, Moikom Zeqo

Ne nuk kemi përpara De Radës ndonjë figurë tjetër krijuese – përjashto këtu Pjetër Bogdanin e pavdekshëm, që mund të quhet një klasik i përmasave të mëdha. Problematika e leximit të një klasiku të tillë si De Rada është përherë një çështje e niveleve të kulturës së leximit.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU000271

Botuesi: Botimet Dudaj

Detyre mbreterore, Paul Burrell

Ai ishte maxhordomi i preferuar që krijoi një marrëdhënie të rrallë me Mbretëreshën. Ishte kryeshërbëtori të cilin Princesha e Ueilzit e quante "shkëmbi im" dhe "i vetmi njeri të cilit mund t'i besoj". U akuzua për vjedhje dhe, pas ndërhyrjes shumë të rëndësishme të sovranes, u shpall i pafajshëm.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kapitulli i Amerikës, Fatos Kongoli

Kongoli shkruan autobiografinë e tij të dytë teksa shenjat që i ka lënë reagimi ndaj të parës, jo vetëm që nuk i janë shlyer por janë të pashlyeshmne. E megjithatë ai guxon sërish, duke i lënë, ata që s’janë dakord, të qetë në kundështitë e tyre.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, botim i plotë, At Zef Pllumi

Ndryshe qëndrojnë punët në rastin e kujtimeve të At Zef Pllumit, këtij famullitari të thjeshtë të aksh famullie, i cili nuk pretendon as të "dëshmojë për historinë", as të rrëfejë heroizma revolucionesh me "na ishte një herë" e as të trillojë "vegime e mirazhe" të ndonjë Shqipërie joekzistuese...
2 000 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.
700 Lekë
More

Botuesi: Morava

Alarm i kuq, Bill Browder

Do të ishte hera e dytë në historinë postsovjetike që Rusia do të gjykonte një perëndimor në mungesë. Por, nuk ishte kjo pjesa më e keqe.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botart

Gramshi, Një biografi e re, Angelo D' Orsi

Nga “kreu i klasës punëtore”, siç e përkufizoi Toliati më 1927-ën, D'Orsi tregon përpjekjet në rritje të Gramshit për të kapërcyer kufizimet e ngurta të “gardhit të marksizëm-leninizmit”, në emër të mendimit kritik dhe antidogmatik, pa e harruar kurrë objektivin që do ta shoqërojë deri në ditën e fundit: çlirimin e proletariatit nga zinxhirët e tij.
2 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2200

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtime, Sergej Dmitrievic Sazonov

Libri vlen sidomos për studiuesit profesionistë të historisë, që duan të mësojnë më shumë për ngjarjet e kësaj periudhe, pedagogët, politikanët, diplomatët shqiptarë, analistët historikë si dhe lexuesit e zakonshëm të cilët kanë etje, ende, për ta zhbiriluar këtë periudhë shumë e largët e që ka lënë sigurisht vraga edhe në jetët e brezit të tyre.
1 000 Lekë
More