Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Kthesa e Madhe - Ushtria Clirimtare e Kosoves, Jakup Krasniqi
  • Kthesa e Madhe - Ushtria Clirimtare e Kosoves, Jakup Krasniqi

Kthesa e Madhe - Ushtria Clirimtare e Kosoves, Jakup Krasniqi

SKU001619
Buzuku

Çfarë nuk qe e mundur të arrihej për vite të tëra me protesta paqësore dhe mosbindje qytetare, u arrit brenda pak muajve me anë të dhunës: Kosova u bë qendra e vëmendjes së mediave, për këtë arsye kriza e saj politikisht nuk mund të lihej pas dore.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kthesa e Madhe- Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Origjinali: Kthesa e Madhe- Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Gjinia: Histori
Autori: Jakup Krasniqi
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2006
Fq. 304
Pesha: 0.474 kg
ISBN: 9951-08-059-6

Mbi librin

Çfarë nuk qe e mundur të arrihej për vite të tëra me protesta paqësore dhe mosbindje qytetare, u arrit brenda pak muajve me anë të dhunës: Kosova u bë qendra e vëmendjes së mediave, për këtë arsye kriza e saj politikisht nuk mund të lihej pas dore. Provokimet e UÇK-së sollën si rrjedhojë kundër-goditje, të cilat forcat speciale të policisë serbe i kryen duke përdorur dhunë të tepruar. Familje të tëra të dyshuara që kishin lidhje me UÇK-në u shfarosën.

Pamjet e luftimeve të armatosura, të fshatrave të përpira nga flakët dhe të eksodit të popullsisë civile zgjuan menjëherë kujtimin e dështimit të diplomacisë në Bosnjë dhe Hercgovinë. Shqetësimi se një "luftë e re ballkanike" ishte në prag, u bë përcaktuese në veprimet e aktorëve kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë UÇK-ja arriti pikërisht atë qëllim, në të cilin Rugova kishte dështuar: ajo arriti që me anë të dhunës të internacionalizonte krizën e Kosovës, në fillim në rrafshin medial e më pas në atë politik. Vetëm atëherë bashkësia ndërkombëtare u gjne de shtrënguar të merrte masa.

Mbi autorin

Jakup Krasniqi (1951, Negrofc i Drenasit) është një nga personalitetet më të shquara politike të Kosovës. Pas kryerjes së normales dhe studimeve (Fakulteti Filozofik, dega Histori) iu përkushtua, krahas punës së pedagogut, edhe veprimtarisë klandestine politike.

I burgosur politik (1981-1991), veprimtar i pakursyer, fillimisht në LDK (degaDrenas) dhe, I pakënaqur me rrjedhat e ngadalshme të zhvillimeve politike, edhe pse anëtar i kryesisë së LDK-së madje edhe deputet i parlamentit të dalë nga zgjedhjet e para të lira (1992-1998), zhvilloi veprimtari politiko-ushtarake qysh nga formacionet e para klandestine që çuan drejt formimit të UÇK-së. Me shfaqjen publike të UÇK-së, Krasniqi ishte zëdhënës i saj.

Mori pjesë në Konferencën e Rambujesë, qe ministër në Qeverinë e Përkohshme që doli nga marrëveshja e të gjithë spektrit politik, ndërsa pas zgjedhjeve të para të pasluftës ministër i Shërbimeve Publike. Jakup Krasniqi është magjistër i historisë. Ka botuar një numër të madh librash që lidhen me zhvillimet politike shqiptare.

Detajet e librit
Buzuku
SKU001619
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dje, sot, nesër, Sophia Loren

Janë fjalët e Sophia Loren – it, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, e cila deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Por ndoshta afrimi i datëlindjes së 80 – të apo rastësia e gjetjes së një kutie me fotografi e letra, e ndryshuan këtë gjë.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Takimet e mia me..., Blendi Fevziu

Tridhjetë e nëntë personazhe të rëndësishme të historisë moderne shqiptare, të cilët autori ka pasur fatin t’i takojë dhe t’i intervistojë në shumë raste.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ndre Mjeda, Rinush Idrizi

Kjo biografi, krejtësisht e ripunuar, është një rikthim te ky poet dhe njeri i madh, i cili është një urë e fuqishme lidhëse e kulturës së autorëve të vjetër me letërsinë e re shqiptare.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000860

Botuesi: IDK

Kujtime 1885-1925, Eqrem bej Vlora

Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s'e gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare.
1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2526

Botuesi: Te tjere

Frederik Shopen, Anton Grudzhinjski

Anton Grudzhinjski rrjedh nga një familje me tradita muzikore. Gjyshi i tij ka qenë kompozitor, pianist dhe drejtor i Institutit të Muzikës, ndërsa i ati ka qenë kompozitor dhe pedagog i vlerësuar.
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.
450 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2079

Botuesi: Princi

Per bashkevuajtesit e mi nen komunizem, Uran Kalakulla

Uran Kalakulla lindi në Tiranë dhe u rrit në gjirin e një familjeje intelektuale. Ai punoi si arsimtar në disa rrethe të vendit deri më 1961 kur u dënua fillimisht me vdekje e më pas me 25 vite burgim për krijimin e grupit nismëtar të një partie politike klandestine me orientim social – demokrat europian.
500 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001950

Botuesi: Buzuku

Flijimi per lirine, Jakup Krasniqi

Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001952

Botuesi: Buzuku

Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi

Baza e të gjitha vlerave të Kosovës së re qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësiht një detyrim për ndëtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2647

Botuesi: Te tjere

Kosova in a historical context, Jakup Krasniqi

Titulli: Kosova in a historical contextOrigjinali: Kosova në kontekst historikGjinia: HistoriAutori: Jakup KrasniqiPërktheu: Majlinda HajrullahuShtëpia botuese: EuroprintyViti: 2007Fq. 124Pesha: 0.171 kgISBN: 978-9951-05-109-X
700 Lekë
More
Ka mbaruar