Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja
  • Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja
  • Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja
  • Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

Kur dhimbja premton dashuri, Edmond Tupja

SKU001220
OMBRA GVG

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në ngarkim?

600 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Kur dhimbja premton dashuri, të jetosh me një fëmijë autik
Origjinali: Kur dhimbja premton dashuri, të jetosh me një fëmijë autik
Gjinia: Roman
Autori: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 192
Pesha: 0.236 kg
ISBN: 978-9928-56-060-0

Fragmente nga libri

Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndësi ka:

"O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më degjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrijë të mbijetojë edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve të tij.

Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time! Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do të ishte diçka parajsore, sepse Ti e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbesat e Gesit e kështu, nga hallka në hallkë, derisa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor.

Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në ngarkim?

Prandaj të mos e zgjasim: Ju jeni prindër të lumtur! Po, po, të lumtur, me gjithë problemet e mëdha ekzistenciale që mund të keni: pa punë, ngushtë në shtëpi, pa para, me borxhe, mbase të braktisur nga të afërmit, ndoshta nga vetë fëmijët tuaj, megjithatë po e përsëris edhe një herë: ju jeni prindër të lumtur!

Mos e harroni këtë! Kjo është e vetmja këshillë që dëshiroj t'ju jap tani që ju sapo e keni mbaruar së lexuari librin tim për Gesin. Prandaj, sa herë të keni një problem të vështirë për të zgjidhur në jetën tuaj, kujtoni Gesin tin, kujtoni gjithë Gesët e Tiranës, e Shqipërisë e më tej, kujtoni kaluarin e përditshëm të jetës së prindërve të tyre, të cilët, edhe kur ju duken se janë me humor dhe në formë, i gërryen përbrenda, si një tumor i fshehtë, i pashërueshëm, pasiguria, ankthi, frika për të ardhmen e vogëlushëve të tyre të brishtë, të pambrojtur dhe atëherë thojini, ulërijini vetes: Po, ne jemi prindër të lumtur!

Detajet e librit
SKU001220

Referencat specifike

isbn
9789928560600
ean13
9789928560600
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Ernesto Sabato, Ernesto Sabato

Heterodoksia mund të lexohet si autobiografia shpirtërore e Sabatos. E botuar për herë të parë më 1953, ende sot komunikon me lexuesin për shkak të vlefshmërisë së jashtëzakonshme që ka. Ai preokupim për qenien që e sheh universin e zhveshur nga kuptimi në duart e teknokracisë, rrjedh nga një fuqi apokaliptike, paralajmërimin ndriçues të së cilës kemi...
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 4

Këtë fije letër ia dhashë Stalinit, i cili në këtë kohë e kishte dëgjuar përkthimin. Ra një heshtje e vogël. Pastaj ai mori lapsin bojë blu dhe, pasi vuri mbi letër një shenjë të madhe, ma ktheu. Për rregullimin e gjithë kësaj çështjeve u desh jo më shumë kohë sesa duhej për ta shkruar.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001901

Botuesi: OMBRA GVG

Koha e kujtimeve, Nasho Jorgaqi

Besimi tek tempulli i letërsisë dhe dashuria për personazhet e mëdhenj të saj, shqiptarë e të huaj, të vjetër e të rinj, ishte gjëja e parë që binte në sy sapo njiheshe me Nasho Jorgaqin. Duket sot si një gjë e natyrshme, por të admiroje atë tempull e ato personazhe, në një kohë që admirimi kërkohej për tjetërkënd, nuk ka qenë i thjeshtë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.
1 000 Lekë
More

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...
800 Lekë
More

Botuesi: Fishta

At Gjergj Fishta, Tonin Çobani, Ndue Ballabani

Gjergj Fishta ka qenë artist i spikatur (ai na ka lënë piktura, projekte arkitekture të realizuara; ka bërë regjisorin e Teatrit të Fretenve, skenografin dhe organizatorin e shfaqjeve). Ai që nga viti 1902 ka qenë një pedagog i përkushtuar (futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, unifikoi alfabetin latin të shqipes së shkruar, të cilin e kemi edhe sot e kësaj...
1 250 Lekë
More

Botuesi: LINDDITA AE

Takim me Petro Zhejin, Kastriot Melyshi

Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt "Gralit", drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001219

Botuesi: OMBRA GVG

Tension i lartë, Edmond Tupja

Edmond Tupja ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris.
450 Lekë
More

Referenca: SKU001769

Botuesi: OMBRA GVG

69 variacione për një temë erotike, Edmond Tupja

Në këtë libër, siç e shpreh vetë titulli i tij, bëhet fjalë për një ngjarje të vetme, me të njëjtën temë, por të vështruar e të rrëfyer nga gjashtëdhjetë e nëntë personazhe të ndryshme. Ai mund të lexohet nga faqja e parë në të fundit, por edhe në mënyrë të çrregullt, sipas dëshirës së lexuesit madje ai mund të hapet si një fjalor.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Vajzat e ballkonit, Edmond Tupja

I cilësuar nga vetë autori si një pseudoroman, kjo është historia e dy vajzave shqiptare, produkt tipik i tranzicionit postkomunist, në përpjekje për të gjetur vetveten përmes tundimeve të shumta për të qenë diçka tjetër.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Album i brengës më të thellë, Edmond Tupja

Në përgjithësi, familja, si edhe farefisi i një fëmije me autizëm, kur është e mirinformuar për këtë sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Kështu, edhe ne, Xhilda e unë, gjyshet e gjyshërit e Gesit, të afërmit e tjerë deri edhe fqinjët, kurrë nuk kemi reshtur së faluri dashuri Gesit.
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Po shkoj të kap Enisin, Edmond Tupja

Ti, në këtë çast, po pyet veten kush jam unë ose ndoshta nga emri dhe mbiemri im po nxjerr si përfundim se unë quhem Enis, aq më tepër që, pa diskutim, kamerat e sigurisë te magazina qendrore e Idlir Metallës do të më kenë filmuar, vetëm se nga prapa, me xhupin që e kam firmato, ndonëse firma Enis nuk njihet në Thabore, kryeqytetin e ardhshëm të...
800 Lekë
More