Kategoritë

Botuesit

Autorët

Mbreteresha e festes se madhe, Adriana Trigiani Shihe të plotë

Mbreteresha e festes se madhe, Adriana Trigiani

Ferma e Kasteluçave ndodhet në periferi të Rosetos. Nela, vajza e mesme e pesë fëmijëve të familjes, është inteligjente dhe dëshiron që një ditë të bëhet mësuese dhe të jetojë larg mundimeve të fermës.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

Titulli: Mbretëresha e festës së madhe
Origjinali: The Queen of the Big Time
Gjinia: Roman
Autori: Adriana Trigiani
Shqipëroi: Mirela Milori
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2018
Fq. 320
Pesha: 0.418 kg.
ISBN: 978-9928-06-210-9

Mbi librin

Ferma e Kasteluçave ndodhet në periferi të Rosetos. Nela, vajza e mesme e pesë fëmijëve të familjes, është inteligjente dhe dëshiron që një ditë të bëhet mësuese dhe të jetojë larg mundimeve të fermës.

Por ëndrrat e saj marrin një rrjedhë tjetër kur takon Renato Lanzarën, djalin e njëfamiljeje të mirënjohur në qytet.Ai është djalë i arsimuar, i pashëm dhe poet tërheqës, cilësi tërheqëse për vajzat...

Miqësia e tyre ndez një romancë të zjarrtë për të cilën Nela është e bindur se do t'i çojë drejt altarit. Mjerisht ajo nuk është e vetmja vajzë që e ëndërron këtë lidhje me Renaton. Por ai ai zhduket krejt befasisht.

Mbas katër vitesh mungesë, kthimi i papritur i Renatos në Roseto në mbrëmjen para dasmës së Nelës, me djaloshin energjik Franko Zollerano, trondit gjithë qytezën Roseto. Ndonëse Renato ka zgjedhur një rrugë shumë të ndryshme nga ajo e Nelës, ata janë të "dënuar" të jetojnë të dy në Roseto, atje ku e kaluara rri pezull mbi ta si një stuhi gati për të shpërthyer.

Fragment nga libri

Në fund të viteve 1800, banorët e një fshati të vogël nga rajoni i Barit të Italisë, emigruan masivisht për në tokën e premtuar, Amerikë. Ata u vendosën në Roseto, Pensilvani dhe krijuan jetën e re, duke u kujdesur deri në detaje për zakonet dhe traditat e vendlindjes.

Kremtimi i përvitshëm i Zonjës së Malit Karmel, ose Festa e Madhe, siç quhej nga vajzat e reja që konkurrojnë për të qenë Mbretëresha e festës, është energjia dhe hareja e traditës së gjallë, të botës së vjetër të Rosetos.

Komente mbi librin

"Një epikë e jetës së një qyteti të vogël, e gdhendur në detaje të shkëlqyera në stilin e një shkrimtareje të talentuar... është historia e një gruaje pasionante me një forcë të madhe vullneti, e cila nuk mund ta harrojë kurrë dashurinë e saj të parë.

Autorja e ka bazuar këtë histori mbresëlënëse, pjesërisht në kujtimet e babait dhe të gjyshes së saj. Trigiani ka një aftësi të jashtëzakonshme për të përshkruar jetën dhe profesionet e njerëzve, duke lënë që të kuptohet haptazi edhe sa edukativ mund të jetë ky subjekt.

Është një roman i shkëlqyer, i cili shpalos në mënyrë realiste dhe të këndshme jetën e një personazhi, që në fund të fundit mund të ishte cilido prej nesh."

Washington Post Book World

"Një roman i dalë nga shpirti... që portretizon një panoramë të pasur të jetës intime të një familjeje italo-amerikane dhe dhimbjen e thellë të dashurisë së humbur."

Publishers Weekly

"Vdekjet çojnë në lindje, ëndërrat e shtyra sjellin vizione të reja të mrekullueshme. Te "Mbretëresha e festës madhe" gjejmë personazhe vizatuar me shumë detaje."

Entertainment Weekly

"Prekës dhe plot jetë. Trigiani edhe me këtë libër sfidon. Ajo ka një talent mahnitës..."

Richmond Times - Dispatch