Kategoritë

Botuesit

Autorët

E fshehta e Sheronjeses, Sabine Ebert Shihe të plotë

E fshehta e Sheronjeses, Sabine Ebert

Zotërimi i aftësive të rralla, mund të jetë fat... ose disfatë... Në rastin e shëronjëses së re, Martës, e cila mund të shërojë edhe me një prekje të dorës dhe është e aftë të parashikojë ngjarje të rëndësishme për vete dhe për kombin, dhuntia e saj do ta detyrojë të largohet nga kështjella në minutën e fundit. 

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$14.65

Me ulje çmimi!

-20%

$18.31

Titulli: E fshehta e Shëronjëses
Origjinali: Das Geheimnis der Hebamme
Gjinia: Roman
Autori: Sabine Ebert
Shqipëroi: Sabina Dhrimo
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2017
Fq. 465
Pesha: 0.594 kg.
ISBN: 978-9928-21-62-8-1

Mbi librin

Zotërimi i aftësive të rralla, mund të jetë fat... ose disfatë... Në rastin e shëronjëses së re, Martës, e cila mund të shërojë edhe me një prekje të dorës dhe është e aftë të parashikojë ngjarje të rëndësishme për vete dhe për kombin, dhuntia e saj do ta detyrojë të largohet nga kështjella në minutën e fundit. Ajo do të bashkohet me një grup kolonësh të nisur drejt Saksonisë së sotme, një zone ende e pashkelur asokohe.

Kolonët udhëhiqen nga Kristiani, kalorësi fisnik që magjepset nga bukuria dhe brishtësia e Martës dhe kthehet në njeriun e vetëm që mund të ndryshojë fatin e saj. Por urtësia dhe dhuntia e shëronjëses tërheqin edhe vëmendjen e Randolfit, armikut të përbetuar të Kristianit në oborr. Të dy do të ndeshen për pushtet dhe pasion,për drejtësi dhe nder.

"E fshehta e shëronjëses" është vëllimi i parë i sagës së shëronjëses, një vepër që na përball me personazhe të vërteta dhe imagjinare, me fate të trilluara dhe historike të kohës së perandorit Frederik Barbarosa.