Kategoritë

Botuesit

Autorët

Stoneri, John Williams Shihe të plotë

Stoneri, John Williams

Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

Titulli: Stoneri
Origjinali: Stoner
Gjinia: Roman
Autori: John Williams
Shqipëroi: Piro Misha
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2016
Fq. 322
Pesha: 0.331 kg.

Mbi librin

Një fat i veçantë ai i këtij romani. Sot konsiderohet nga kritika si një kryevepër, por kur u botua për herë të parë në vitin 1965, ai kaloi pothuajse pa u vënë re. Madje, dhe në vitin 1994, kur autori John Edward Williams vdiq, në nekrologjinë e botuar me këtë rast nga New York Times, këtij romani i kushtohet fare pak vëmendje.

U desh të vinte viti 2003, kur romani u ribotua nga prestigjiozja New York Review of Books, e sidomos përkthimi i tij në frëngjisht prej shkrimtares së njohur Anna Gavalda, për ta bërë atë sakaq të famshëm në mbarë botën, duke e kthyer "Stonerin" në një "fenomen letrar", që kritika e përshëndeti si një ndër kryeveprat e padiskutueshme të letërsisë botërore, ndërkohë që publiku e priti me një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Sot ka jo pak kritikë që e konsiderojnë atë si një ndër tre romanet më të rëndësishëm të gjithë letërsisë amerikane.

Komente nga libri

"Një zbulim i mrekullueshëm për të gjithë ata që e duan letërsinë."

Ian McEwan

"Duket sikur s'është veçse thjesht një roman që flet për jetën e një djali që shkon në universitet, ku bëhet pedagog. Por në të vërtetë, është një ndër librat më magjepsës që mund t'iu rastisë të keni lexuar."

Tom Hanks

"Stoneri i John Williams-it është diçka më e rrallë nga ç'është thjesht një roman i madh - ai është romani i përkryer, i rrëfyer e i shkruar aq bukur, dhe aq emocionues, saqë të lë pa frymë."

The New York Times

"Një prej romaneve më të mëdhenj të shekullit të shkuar. Kam blerë së paku 50 kopje të tij për t'ua bërë dhuratë miqve. Një libër aq i bukur saqë e meriton të marrë statusin e një klasiku."

Colum McCann, The Guardian

"Romani më i madh amerikan për të cilin s'keni dëgjuar asnjëherë."

Tim Kreider, New Yorker

"Libri më i bukur në botë."

Emma Straub, shkrimtare amerikane