Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Dashuria nuk eshte kurre e thjeshte, Anna Premoli Shihe të plotë

Dashuria nuk eshte kurre e thjeshte, Anna Premoli

Po sikur, për të marrë notë të mirë në universitet, të duhet të zësh miqësi me dikë që nuk të pëlqen? Lavinia mendonte se kishte mësuar shumë nga jeta por, pas maturës, dëgjoi këshillën e prindërve dhe u regjistrua për të studiuar ekonomi.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$16.90

Titulli: Dashuria nuk është kurrë e thjeshtë
Origjinali: L'amore non è mai una cosa semplice
Gjinia: Roman
Autori: Anna Premoli
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 332
Pesha: 0.421 kg.
ISBN: 978-9928-00-250-1

Mbi librin

Po sikur, për të marrë notë të mirë në universitet, të duhet të zësh miqësi me dikë që nuk të pëlqen? Lavinia mendonte se kishte mësuar shumë nga jeta por, pas maturës, dëgjoi këshillën e prindërve dhe u regjistrua për të studiuar ekonomi.

Tani, në vitin e pestë të studimeve në Bokoni, përfshihet në një projekt të pazakontë: një shkëmbim me inxhinierët informatikë të Politeknikut. Qëllimi? Të krijojë një skuadër me një student që nuk e kishte takuar kurrë më parë, siç ndodh në mjediset e punës. Është për të ardhur keq që Lavinia nuk ka asnjë interes për projektin.

Dhe, për fatin e saj të keq, i duhet të bashkëpunojë me një farë Sebastiano, i cili duket krejt i pamotivuar për këtë nismë. Kështu, kur nis faza e punës dhe shoqet e saj përparojnë, Lavinia mbetet vetëm. Po si mund t'ia lejojë vetes ai tipi absurd - që siç thonë të gjithë, është i marrë pas informatikës - ta lërë me gisht në gojë dhe pa asnjë shpjegim?

Lavinia nuk ka zgjidhje tjetër: nuk e duron dot, por i duhet të marrë kreditit për provimin, prandaj duhet të shpikë një mënyrë që ta bindë të bashkëpunojnë... Po me ç'mënyrë? Një komedi e re romantike e mbretëreshës së romanit femëror italian.

Koment nga La Repubblica

"Ana Premoli është e aftë ta kalojë romanin rozë kombëtar në mjedise ndërkombëtare dhe ta ngulisë mirë në shpirtin e kokës sonë".

Mbi autoren

Ana Premoli u lind më 1980 në Kroaci, jeton në Milano, ku është diplomuar në Bokoni. Ka punuar për J. P. Morgan dhe, nga viti 2004, në një bankë private. Me shkrim nisi të merrej rastësisht, si "metodë kundër stresit", gjatë shtatzënisë së parë.

"Të lutem, më lër të të urrej" është libri i saj fenomen i vitit 2013. Për muaj me radhë në krye të klasifikimit, me të drejta kinematografike nga Colorado Film, ka fituar çmimin Bancarella dhe është përkthyer në disa shtete.