Kategoritë

Botuesit

Autorët

Vuajtje, Hande Altayli Shihe të plotë

Vuajtje, Hande Altayli

Mendimi se njeriu ishte një lloj krijese fisnike ishte fund e krye një marrëzi. Njerëzit janë krijesat më të mjera dhe më të përçmuaranë tokë. Po të kishim pasur vetëm një grimcë fat do të kishim ardhur në këtë botë si ndonjë luan, tigër, rinoceront apo gomar.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$4.50

Me ulje çmimi!

-20%

$5.63

Titulli: Vuajtje
Origjinali: Maraz
Gjinia: Roman
Autori: Hande Altayli
Shqipëroi: Enerjola Elezaj
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2017
Fq. 208
Pesha: 0.335 kg.
ISBN: 978-9928-251-10-7

Fragment nga libri

Mendimi se njeriu ishte një lloj krijese fisnike ishte fund e krye një marrëzi. Njerëzit janë krijesat më të mjera dhe më të përçmuaranë tokë. Po të kishim pasur vetëm një grimcë fat do të kishim ardhur në këtë botë si ndonjë luan, tigër, rinoceront apo gomar.

Duke mos pasur nevojë të marrim mësime për jetën çdo ditë në një botë ku e vërteta e sotme nesër kthehet në gënjeshtër; do të shtypnim me bisht mizat rreth nesh dhe do të vazhdonim jetën.

Si të mos mjaftonte shkatërrimi i vetë jetëve tona, do të shkatërronim edhe jetët e atyre kafshëve të gjora dhe prapë ato do të ishin më të kënaqura. Të paktën ato nuk e njohin trishtimin e një nëne që plaket gjithmonë e më shumë apo të vdekjes së një miku në moshë të njomë. Nuk e dinë se sa të lumtura janë që Zoti nuk u ka dhënë aftësinë për të menduar.