• Banner

Vrasesi i verber, Margaret Atwood
  • Vrasesi i verber, Margaret Atwood

Vrasësi i verbër, Margaret Atwood

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e bëri atë të famshme.

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vrasësi i verbër
Origjinali: The blind assassin
Gjinia: Roman
Autori: Margaret Atwood
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 568
Pesha: 0.631 kg.
ISBN: 978-9928-248-40-4

Mbi librin

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e bëri atë të famshme.

Në të, dy dashnorë të fshehtë zbavitin njëri – tjetrin me historinë e një vrasësi të verbër në një planet të largët. Këto rrëfime brenda rrëfimit, me shtresa të shumta, hap pas hapi, hedhin dritë mbi sekretet që i janë fanitur shpesh familjes Çejs. Në mbyllje të romanit, ato do të bëhen bashkë në një fund befasues e të shkëlqyer.

I vendosur në sfondin panoramik të historisë së shekullit XX, ky roman është një rrëfim epik i kujtimeve, intrigës dhe tradhtisë.

Fragment nga libri

Kur je i ri mendon se gjithçka që bën është njëpërdorimshme. Lëviz nga një e tashme te tjetra, duke e zhubrosur shuk kohën dhe duke e flakur tutje. Shkrihesh e bëhesh një me makinën tënde që rrëshqet me tërë shpejtësinë. Mendon se mund të çlirohesh nga gjërat dhe nga njerëzit – mendon se i lë pas krahëve. Ende nuk ua di zakonin që kanë për t'u kthyer.

Komente mbi librin

"Rrëmbyes, i shkruar me mjeshtri... Atwood na shfaqet një rrëfimtare virtuoze."

The New York Times

"I shkëlqyer, i pasur, Atwood është poete dhe mjeshtre e trillimit; në prozën e saj të shpejtë, të thatë e megjithatë të etur, pothuajse asnjë fjali nuk dështon së bëri një punë të dobishme, duke ndërtuar kështu një tablo të gjerë."

John Updike, The New Yorker

"Rrëqethës, lirik... Vepra e saj më ambicioze."

The Boston Globe

"Rrëfim i madhërishëm ndër më të madhërishmit... Krejtësisht magjepsës."

The Washington Post Book World

"Atwood mund të mburret me aftësitë e saj rrëfyese; ky roman ua kalon edhe veprave të saj të mëparshme si "Rrëfenja e shërbëtores"..."

The Publishers Weekly

"Atwood nuk ka shkruar kurrë me kaq afsh dhe zhdërvjelltësi. Një roman kaq i larmishëm, që do të ngjallë interesin e të gjithëve. Brilant!"

Sunday Times

Kur Margaret Atwood ishte në të njëzetat, halla e saj ndau me familjen një legjendë mbi një paraardhëse të mundshme nga shekulli i shtatëmbëdhjetë: Mary Webster, fqinjët e së cilës, në qytezën puritane të Hadleit, Masaçusets, e akuzuan për shtrigë. "Fqinjët nuk e pëlqenin atë, kështu që sajuan historinë me shtrigë," tregoi Atwood më vonë. "Por për shkak se kjo ishte epoka para shpikjes së varjes me rrëzim, ajo nuk vdiq. Ajo mbeti e varur aty për të gjithë natën, dhe në mëngjes, kur ata erdhën për ta bërë trupin copash, ajo ishte ende gjallë."

Webster u njoh më vonë si Meri, e Gjysmë-Varura. Mbiemri i vajzërisë së gjyshes së Atwood ishte Webster dhe pema e saj familjare mund të ndiqet pas deri te John Webster, guvernatori i pestë të Konektikatit. "Të hënën, gjyshja ime mund të thoshte se Mary ishte paraardhësja jonë, të mërkurën më thoshte të kundërtën," tregoi Atwood më vonë. "Kështu që mund të zgjedhësh."

Kështu Atwood bëri gjetjen e saj: ajo zgjodhi këtë histori. Ajo shkroi fillimisht një poemë të gjallë përshkruese ku Meri e Gjysmë-Varura fliste në vetë të parë në formën e një të moshuare me mendje të pavarur që u shënjestrua nga fqinjët për shkak se "kishte sy blu dhe lëkurë të zeshkët... një fermë plot ferra nën emrin e saj, / dhe një dhe një ilaç të sigurt kundër lythave." Mbijetesa e zymtë e Webster e varur me litar shprehet në këtë mënyrë: "Shumica do të kenë një vdekje/ / Unë do të kem dy." Kjo përbën një lloj lirie perverse.

Më 1985, Atwood bëri Websterin personazh në romanin e saj më të njohur, "Rrëfenja e Shërbëtores", sjellë në shqip në vitin 2015 nga Engjëllushe Shqarri. Ky është një roman mbi një vizion distopik në të ardhmen e afërt, në të cilin, Shtetet e Bashkuara janë bërë një teokraci fondamentaliste dhe ku pak gra, fertiliteti i të cilave nuk është dëmtuar nga ndotja mjedisore, janë detyruar të lindin vazhdimisht.

Margaret Eleanor Atwood, e lindur më 18 nëntor 1939, është një poete shkrimtare, kritike letrare, eseiste, shpikëse, mësuese dhe aktiviste mjedisore nga Kanadaja. Ajo ka publikuar shtatëmbëdhjetë libra me poezi, gjashtëmbëdhjetë romane, dhjetë libra joartistikë, tetë përmbledhje me tregime, tetë libra për fëmijë dhe një roman grafik.

Vepra e Atwood përfshin një larmishmëri temash, përfshirë fuqinë e gjuhës, gjinisë dhe identitetit, religjionin dhe mitin, ndryshimet klimaterike dhe "politika e pushtetit."

Testamentet, Oriksi dhe Krejku, Gruaja e ngrënshme dhe Kënga e Penelopës. Antologjia e tregimeve bashkëkohore Projekti Dekameron përfshin edhe tregimin e Atwood E paduruara Griselda.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood

Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
4 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)