Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Amelia, Cathy Gohlke Shihe të plotë

Amelia, Cathy Gohlke

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, një njollë turpi për prejardhjen e tij ariane.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$11.72

Me ulje çmimi!

-36%

$18.31

Titulli: Amelia, vajza që nuk do të ekzistonte
Origjinali: Saving Amelie
Gjinia: Roman
Autori: Cathy Gohlke
Shqipëroi: Blendi Lami
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2017
Fq. 436
Pesha: 0.569 kg.
ISBN: 978-9928-21-62-8-1

Mbi librin

Një letër, një kërkesë

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, që ka lindur e shurdhër, një njollë turpi për prejardhjen e tij ariane.

... Shpie drejt një të vërtete të errët...

Për sa i përket Shlikut, që i ishte vardisur dikur, Rakela është e bindur se ai është po aq i rrezikshëm sa edhe kryqet e thyera që valëviten si merimanga të zeza në çdo ndërtesë qeveritare të Berlinit.

Ajo dyshon se dosjet e të atit përmbajnë planet famëkeqe të Hitlerit për asgjësimin e njerëzve, ndër ta edhe Amelinë, të cilët regjimi i gjykon të padenjë për të jetuar. Rakela rrezikon shumë teksa rrëmon në ato dokumente të klasifikuara, ku, më në fund, zbulon sekrete tronditëse për historinë e saj personale dhe për një familje rreth së cilës nuk kishte ditur asgjë deri atë ditë.

... Dhe ata do të rrezikojnë gjithçka për të hedhur dritë mbi të

E përndjekur nga forcat SS, Rakela i kërkon ndihmë Xhejson Jangut - një reporter amerikan tërheqës, profesionist kokëfortë, i dhënë pas gazetarisë investigative dhe që u shkon gjërave deri në fund, si dhe një person që ka shumë pak gjasë të bëhet aleat i Rakelës - i cili e lidh atë me Rezistencën dhe Ditrih Bonhoeferin, teologun që kishte hapur shumë polemika.

E detyruar të fshihet, çdo ideal i Rakelës vihet në dyshim, ndërsa ajo dhe Xhejsoni ecin në fije të perit, duke rrezikuar jetët e tyre dhe duke iu kërkuar të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë, për t'u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë që nuk i njohin, por i duan.