Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Trilogjia e Binjakeve, Agota Kristof Shihe të plotë

Trilogjia e Binjakeve, Agota Kristof

Kini mendjen, ja një gjeni. Gjni i shkrimit, gjeni edhe i dozimit, me një përpjesëtim të drejtë humori të zi e dhembshurie. Është një përrallë. Por një përrallë aq e guximshme saqë mbetesh i ngurosur nga habia.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

Titulli: Trilogjia e Binjakëve (Fletorja e madhe, Prova, Gënjeshtra e tretë)
Origjinali: Le grand cahier, La preuve, Le troisième mensonge
Gjinia: Roman
Autori: Agota Kristof
Shqipëroi: Alket Çani
Shtëpia botuese: Odeon
Viti: 2017
Fq. 384
Pesha: 0.483 kg.
ISBN: 979-10-95002-02-4

Komente mbi librin

"Kini mendjen, ja një gjeni. Gjni i shkrimit, gjeni edhe i dozimit, me një përpjesëtim të drejtë humori të zi e dhembshurie. Është një përrallë. Por një përrallë aq e guximshme saqë mbetesh i ngurosur nga habia."

Marie France

"Mrekulli ky roman i parë ku miti i qelizës binjakëmbartëse i bën këta dy fëmijë qenie sipërane në mesudhën midis njeriut dhe kafshës."

L'Évènement du jeudi

"Lexuesi do të mësojë befasisht në disa faqe, në disa rreshta, gjëra shtangëse: po sikur asgjë nga çka lexuar të mos jetë e sigurt, ngaqë vendi i trullosjes është edhe vendi i gënjeshtrës shastisëse? Nga Kafka te Kundera, shakaja është trajtuar në të gjitha mënyrat. Por rrallë ka ndodhur të trajtohet me një ton kaq mizor. Shkurt, një shaka me kripë."

La Quinzaine littèraire

"Me një të shkruar metodike, shpikëse, Agota Kristof ka nënshkruar një libër magjepsës."

La Croix

"Duke e tkurrur dekorin e saj nga Evropa te Qyteti dhe nga Qyteti te Familja, Agota Kristof nuk e ka ngushtuar qëllimin e saj: ajo i ka dhënë një gjerësi absolute, të përjetshme."

Libèration