Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kokoro, Natsume Soseki
  • Kokoro, Natsume Soseki

Kokoro, Natsume Soseki

OMBRA GVG

I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t'ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve të studentit për ta kuptuar atë.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kokoro
Origjinali: Kokoro
Gjinia: Roman
Autori: Natsume Soseki
Shqipëroi: Pirro Dollani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 332
Pesha: 0.428 kg.
ISBN: 978-9928-06-176-8

Mbi librin

Asnjë koleksion i letërsisë japoneze nuk është i plotë pa "Kokoro"-n, romanin e fundit të autorit Natsume Sõseki, të cilin e përfundoi para se të vdiste, në vitin 1916. "Kokoro" – që do të thotë "zemër" – është historia e një miqësie delikate dhe prekëse midis dy personazheve pa emër, një djaloshi të ri dhe një burri në moshë, të cilin ai e quan "Sensei".

I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t'ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve të studentit për ta kuptuar atë, si dhe ndryshimin e thellë kulturor nga njëri brez në tjetrin, gjë që e karakterizonte Japoninë e fillimeve të shekullit XX.

"Kokoro" është një nga veprat më të dashura të prozës letrare së Sõsekit. Për here të parë është botuar në vitin 1914 Që nga ajo kohë është ribotuar dhjetra herë në Japoni dhe vazhdon të përkthehet edhe sot në gjuhë të ndryshme të botës.

Në këtë roman përshkruhet një student, i cili lë fshatin e përgjumur për herë të parë në jetën e tij, për të përjetuar "botën reale" të Tokës, grave dhe universitetit. Romani vjen në jetë në tensionin e thellë midis vlerësimit të humorit të gjallë të Sõseki-t dhe ndërgjegjësimit për pafajësinë e studentit, i cili arrin të depërtojë në jetën sociale dhe kulturore.

"Kokoro", si vepër e rëndësishme, me ndjesi të holla, është vepra e një prej autorëve më të njohur të Japonisë. Kjo trilogji provokon mendimin, zbulon thelbin e vetmisë dhe qëndron si një hyrje nxitëse për letërsinë moderne japoneze.

Komente mbi librin

"Sõseki është përfaqësuesi i letërsisë moderne japoneze, një personalitet i një kalibri të vërtetë kombëtar."

Haruki Murakami

"Natsume Sõseki, një nga romancierët më të mëdhenj të Japonisë, ka jetuar në Camberwell mes viteve 1900 dhe 1902. Që nga vdekja e tij në moshën 49 vjeçare, janë përkthyer në anglisht shumë vepra të tij. "Kokoro" është kryevepra e autorit.

Në historinë e një miqësie të fortë midis një studenti të ri dhe një njeriu që ai e quan Sensei, Soseki shkruan për ndryshimin e qëndrimeve japoneze për nderin, dashurinë dhe detyrën. Rrethanat misterioze të jetës së Senseit bëhen të dukshme vetëm në momentin e vdekjes së tij, në një studim të shkëlqyer të urrejtjes dhe fajit."

The Independent

Fragment nga libri

Megjithëse kisha vendosur të jetoja sikur të isha i vdekur, disa ngacmime nga jashtë e nxisnin zemrën nganjëherë të kërcente me energji të përmbajtur. Por në çastin që ndieja një shtytje të brendshme që të kapërceja këtë gjendje mortore e të veproja, një forcë e tmerrshme shfaqej papritur dhe ma shtrëngonte zemrën fort derisa nuk lëvizja më.

Dhe një zë do të më thoshte: "Ti nuk ke të drejtë të bësh asgjë!" Dhe menjëherë dëshira për të vepruar më linte në çast. Kur pak më vonë, përpiqesha të ngrihesha përsëri, kjo forcë do të më pengonte. Nga inati skërmitja dhëmbët dhe i bërtisja: "Përse më ndalon?" Forca e çuditshme qeshte ftohtësisht dhe përgjigjej: "Ti e di shumë mirë përse." Dhe përsëri dorëzohesha.

Ti duhet të kuptosh që gjatë gjithë këtyre viteve të kësaj jete të qetë e monotone kjo betejë rraskapitëse vlonte pa pushim brenda meje. Nëse gruaja ime mërzitej me mua nganjëherë, ti nuk e ke idenë sesa shumë mërzitesha me veten time.

Kur më në fund nuk mund të duroja më të qëndroja i ngujuar brenda këtij burgu dhe kur të gjitha përpjekjet e mia dëshpëruese për të shqyer hekurat shkuan kot, fillova të mendoj se gjëja më e lehtë ishte vetëvrasja. "Po përse?" dëgjoj që më pyet me habi.

Sepse kjo forcë e çuditshme dhe e tmerrshme brenda meje më kishte paralizuar zemrën me kthetrat e saj të hekurta dhe kishte bllokuar çdo rrugëdalje, përveç rrugën drejt vdekjes. Nëse do të kërkoja ta zhbllokoja dhe të lëvizja me çdo kusht, hapat e mi do të më çonin vetëm në atë rrugë.

Jam përpjekur dy ose tri herë të ndjek këtë shteg të vetëm drejt vdekjes, që fati ma ka shtruar përpara në mënyrë kaq të rreme. Por çdo herë jam përmbajtur nga ndjenjat për gruan time. Është e panevojshme të them se nuk kam pasur asnjëherë guximin ta marr edhe atë me vete.

Kam qenë kaq frikacak sa nuk kam mundur as t'i tregoja. Si mundet pastaj t'i shkaktoja vetëvrasje të dyfishtë dhe ta sakrifikoja për hatër të fatit tim të mbushur me tmerr? Fati i saj ishte paracaktuar jo më pak sesa fati im. Të hidhje dy jetët tona së bashku në flakë, jo vetëm që do të ishte kundër natyrës, por do të ishte edhe pikëlluese.

Gjithashtu mbushesha me keqardhje kur mendoja se ajo do të mbetej vetëm kur unë s'do të isha më. Ato fjalë që ajo kishte thënë pas vdekjes së nënës së saj se "Unë isha e vetmja gjë që i kishte mbetur tani në botë," më përcëllonin në gjoks. Dhe prandaj ngurroja. Nganjëherë, shikoja fytyrën e saj e gëzohesha që nuk kisha vepruar. Pastaj ligështohesha përsëri kur kapja shikimin e saj të pikëlluar hedhur mbi mua.

Të kujtohet, ja kështu ishte jeta ime. Gjendja ime mendore ishte e njëjtë edhe ditën që u takuam për herë të parë në Kamakura, edhe ditën që dolëm së bashku përtej qytetit. Një hije e zezë dukej sikur më ndiqte prapa gjithnjë. Unë tërhiqja zvarrë jetën time mbi tokë për hir të gruas sime.

Gjendja ime shpirtërore nuk ishte ndryshe edhe atë mbrëmje mbas diplomimit tënd. Më beso, nuk të gënjeva kur thashë se do të takohemi përsëri në shtator. Unë vërtet kisha qëllim të të takoja edhe një herë. Pasi vjeshta iku, dimri erdhi e shkoi, madje edhe pranvera mbaroi, unë mezi po prisja për takimin tonë të dytë.

Dhe në kulmin e verës, perandori Meiji vdiq. Atëherë ndjeva se meqë fryma e epokës së Meijit kishte filluar me të, duhej të përfundonte me vdekjen e tij. Isha i pushtuar nga mendimi se brezi im, që e kishte ndier shumë thellë ndikimin e Meijit, tani ishte i dënuar të mbetej në anakronizëm për sa kohë të ishte gjallë. Kur ia thashë gruas këtë, ajo nuk pranoi t'i merrte seriozisht këto fjalë. Por pastaj, shtoi me shaka: "Atëherë, ndiq traditën e vjetër, vdis me Zotin tënd".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061768
ean13
9789928061768
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Nëntëmbëdhjetë minuta, Jodi Picoult

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2891

Botuesi: Te tjere

Ditar i vonuar, Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Mosdija, Milan Kundera

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?
800 Lekë
More

Referenca: K1R2P38

Botuesi: UEGEN

Larg meje, Gayle Forman

Njihuni me Maribeth Klein, prindin tuaj të zakonshëm, të stërmunduar. Ajo është kaq e zënë sa nuk e kupton se po shkakton një atak në zemër dhe kështu bëhet e varur nga familja e saj se pas operacionit të zemrës, ajo nuk mund të shërohet. Kështu , ajo rend drejt së pamendueshmes: paketon valixhen dhe lë gjithcka. Vetëm atëherë ajo do të fillojë të kuptojë...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Laurus, Evgenij Vodollazkin

Unë nuk e ndiej më unitetin e jetës sime, tha Laurusi. Kam qenë Arseni, Ustini, Amvrosi dhe tani u bëra Laurusi. Jeta ime është jetuar nga katër njerëz të ndryshëm nga njëri – tjetri që kanë trupa të ndryshëm dhe emra të ndryshëm. Çfarë ka të përbashkët midis meje dhe djalit flokëverdhë nga krahina e Rukinës? Kujtesa?
900 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Gra të vështira, Roxane Gay

Libri "Gra të vështira" tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionalë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta rimon me vdekjen, Amos Oz

Përse shkruani? Përse vërtet shkruani kështu? Mos po rrekeni t'i ndikoni lexuesit, dhe nëse ndodh kjo – në ç'kah rrekeni t'i ndikoni? Çfarë roli luajnë historitë tuaja? U vini kryq, i korrigjoni vazhdimisht apo i shkruani drejt e prej muzës suaj?
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Mos më thuaj që ke frikë, Giuseppe Catozzella

Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit.
800 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.
900 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Parfume, Philippe Claudel

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.
1 200 Lekë
More

Vajza e Tifanisë, Deeanne Gist

Në një kohë kur Amerika zien nga përgatitjet për Panairin Botëror të vitit 1893, i cili organizohet në Çikago, trashëgimtari i perandorisë së bizhuterive, Luis Tifani, përfiton nga rasti për të prezantuar një kishëz me xhama me mozaikë, që bota nuk e ka parë asnjëherë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Nusja e virgjër, Sonia Topazio

Sonia Topazio ka lindur në Potencë më 8 shtator 1969. Është e martuar dhe banon në Romë. Në vitin akademik 2000-2001 u diplomua për letërsi moderne pranë Universitetit të Romës "La Sapienza". Gjithashtu ka kryer kurse menaxhimi në Universitetin Politeknik të Milanos, si dhe për gazetari investiguese.
500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001423

Botuesi: OMSCA-1

Streha, Wm Paul Young

Maku është një njeri i paqetë, i tronditur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë gjen në kutinë postare një letër misterioze, të nënshkruar nga dikush me emrin Papi, emërtim me të cilin gruaja e tij i drejtohej Zotit. Në letër i kërkohej që të shkonte te "Streha", pikërisht në vendin ku vajza e tij e vogël Misi u gjet e vrarë nga një maniak.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dantella, Shirley Conran

Katër gra elegante, rreth të dyzetave, janë thirrur në Hotel Pjer të Nju Jorkut për të takuar Lilin, aktoren e famshme botërore të kinemasë. Thuajse një legjendë, pavarësisht nga mosha e re, Lili është e bukur, e zjarrtë, me karakter famëkeq... Secila nga të katërta ka një arsye përse e urren Lilin.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.
1 600 Lekë
More

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.
900 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafka në breg, Haruki Murakami

Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh.
1 800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

I ndërruari i shejtanit, Kenzaburo Oe

Brezat do t'i rikthehen veprave të Oe – së... duke besuar se vepra e tij i ka të gjitha mundësitë që të ndikojë në psikologjinë e të gjithë atyre që duan ta ndriçojnë të ardhmen.
1 000 Lekë
More