Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Premtoj te gaboj, Pedro Chagas Freitas Shihe të plotë

Premtoj te gaboj, Pedro Chagas Freitas

Lokali është plot njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. Sytë i mbushen me habi, gishtat që i dridhen, me të cilat mban çantën tregojnë se ndjehet e zënë ngushtë.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$13.52

Me ulje çmimi!

-20%

$16.90

Titulli: Premtoj të gaboj
Origjinali: Prometo falhar
Gjinia: Roman
Autori: Pedro Chagas Freitas
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2017
Fq. 436
Pesha: 0.532 kg.
ISBN: 978-9928-00-197-9

Mbi librin

Lokali është plot njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. Sytë i mbushen me habi, gishtat që i dridhen, me të cilat mban çantën tregojnë se ndjehet e zënë ngushtë.

Kanë kaluar vite nga hera e fundit kur e ka parë, që nga dita kur e la. Pa një shpjegim, pa një përse, iku duke i thyer zemrën. Që atëherë, ajo ngriti një jetë të re, edhe ai. E megjithatë, vetëm tani e kuptoi se nuk kishte pushuar së dashuruari as edhe një sekondë.

Prandaj, kur ajo përpiqet t'i ikë, e tronditur nga emocionet e forta që përjeton, burri vendos ta ndalojë. Dhe në përqafimin e tyre, në mes të kalimtarëve, i premton se do të provojë, veprojë, rrëzohet, gabojë përsëri. Ta dojë. Me të vërtetë dhe përgjithmonë.

Duket sikur ky është fundi, por është vetëm fillimi i historisë. Sepse çdo gjest i tyre, çdo letër që shkruajnë, çdo person që takojnë, ka një univers të tërë për të treguar. Kurse dashuria është fija e kuqe që i lidh të gjitha.

Sa herë e kemi pyetur veten si ka qenë dashuria nga e cila kemi lindur? Si është ndier babai ynë herën e parë kur na ka mbajtur në krahë? Emocioni më i madh është të gjesh edhe njëherë atë që ke humbur dhe ta duash përsëri, sikur të ishe hera e parë.

"Premtoj të gaboj" është një fenomen letrar i pakrahasueshëm. Sapo doli, rrëmbeu vendet e para të klasifikimit si libri më i shitur, duke mbetur për muaj të tërë në vend të parë. Është shitur në gjithë botën pas panaireve ku spikati bujshëm. Rrjeti është mbushur me komente dhe mijëra dashamirës e kanë zgjedhur si librin e vitit.

Sepse dashuria na pushton, dashuria na trullos, dashuria na bën të ndjehemi të pavdekshëm dhe, menjëherë më pas, të pambrojtur e pa pikë force. Por fuqia e saj më e madhe është se na bën të ndjehemi të lirë. Kjo është dashuria që, me një pëshpërimë, i flet drejtpërdrejt shpirtit tonë.

Fragment nga libri

Premtoj të jem njeri, i palogjikshëm, të them fjalën e gabuar, fjalinë e gabuar, gjithë tekstin e gabuar, të veproj pa u menduar. Premtoj të kuptoj, premtoj të dua, premtoj të besoj. Premtoj të këmbëngul, premtoj të luftoj, të zbulojtë marr mësime e të jap mësime. Të gjitha këto, për të të thënë se premtoj të gaboj. "Po gabove përsëri, betohem që do të të dua përgjithmonë".

Komente mbi librin

"Suksesi i këtij romani është i pabesueshëm. Është një fenomen i lindur falë fjalëve të lexuesve dhe nuk ndalet kurrë."

Publico

"Pedro Chagas Freitas është një rast i çmendur, të gjithë duhet të studiojnë."

Sabado