• Banner

Largesi shpetimi, Samanta Schweblin
  • Largesi shpetimi, Samanta Schweblin

Largësi shpëtimi, Samanta Schweblin

Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Largësi shpëtimi
Origjinali: Distancia de rescate
Gjinia: Roman
Autori: Samanta Schweblin
Shqipëroi: Erion Karabolli
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2017
Fq. 128
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-9928-226-40-2

Mbi librin

Një grua e re e quajtur Amanda, dergjet në spitalin e një fshati. Një djalë me emrin David, qëndron pranë saj. Ajo nuk është mamaja e tij dhe ai nuk është djali i saj. Së bashku, ata tregojnë një histori të paharrueshme shpirtrash të thyer, toksinash, të forcës dhe dhimbjes së familjes.

Romani "Largësi shpëtimi", është një makth i kthyer në jetë, një histori fantazmash për botën reale, një histori dashurie dhe një rrëfenjë paralajmëruese. Samanta Schweblin, një prej zërave më të rinj të gjuhës spanjolle, i përkthyer për herë të parë në shqip, krijon një aurë kërcënimi të çuditshëm psikologjik dhe një realitet të pazakontë në këtë roman tërheqës, tmerrues e të ngjeshur.

Komente mbi librin

"Asnjëherë s'kam pasur kaq frikë të lexoj një libër përpara se të fle."

Marie Claire

"Një arritje e jashtëzakonshme e misterit në letërsi."

New York Journal of Books

"Një debutim emocionues... Schweblin e udhëheq lexuesin përmes një skenari tmerrues me një aftësi të shkëlqyer..."

Publishers Weekly

"Magjepsës... Schweblin tregon një delikatesë të jashtëzakonshme... Ajo e paraqet traumën psikologjike me kaq gjallëri, saqë koncepti i një mjedisi të helmuar, gati duket i pakuptimtë."

Washington Post

"Pothuajse asnjë libër i mëparshëm nuk më ka trazuar kaq shumë sa romani "Largësi shpëtimi"... Është një libër i hollë dhe i përket kategorisë së romanëve të shkurtër, impresionistë, që është më mirë t'i lexosh me një frymë... Gjenia e romanit "Largësi shpëtimi", nuk qëndron tek ajo çfarë tregohet, por mënyra si Schweblin e tregon, me një strukturë enigmatike e njëkohësisht kaq të rregullt, sa duket sikur ky libër i përket një zhanri letrar krejt të ri."

Jia Tolentino, The New Yorker

"Një rrëfim tërheqës dhe origjinal të cilin disa mund ta etiketojnë 'realizëm magjik', njësoj si veprat e kolegëve amerikano-jugorë të Schweblin, Gabriel García Márquez dhe Jorge Luis Borges. Por Schweblin është një krijuese e talentuar mitesh, unike në krijimtarinë e saj fantastike."

Houston Chronicle

"Samanta Schweblin është magjistare dhe kur lexon veprën e saj, përvojë është kaq intensive, gati fizike. Ky libër ju ndryshon mendjen dhe hedh një dritë të re, ose më saktë, një errësirë të re, mbi fuqinë intensive të dashurisë në një botë të helmët. Duhet ta lexoni. Përgatituni të magjepseni, të përfshiheni, të tmerroheni dhe të ndryshoni."

Helen Phillips, autore e The Beautiful Bureaucrat

"Nëse doni të lexoni diçka që ju tmerron, ju trishton, ju bën të ndiheni sikur po çmendeni, e njëkohësisht sikur nuk e hiqni dot librin nga duart dhe nuk doni që të mbarojë sepse ju pëlqen kaq shumë, atëherë ky libër është për ju... Është një nga veprat më mahnitëse dhe fantastike që kam lexuar ndonjëherë!"

BookRiot

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226402
ean13
9789928226402
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Kentukët, Samanta Schweblin

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Flaka misterioze e mbretëreshës Loana, Umberto Eco

Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo varg poezie, por ai nuk di më emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij, dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000732

Botuesi: Onufri

Liqeni i erresires, Ruth Rendell

Gdhendja psikologjike e personazheve, mjeshtëria e rrallë e thurjes së subjektit, thjeshtësia mbresëlënëse e stilit dhe sidomos përplasja mes "anormalitetit" të individit dhe "normalitetit" të shoqërisë bëjnë që lexuesi "t'ia falë" shkrimtares fundin gjithnjë tragjik të personazheve të romaneve të këtij lloji.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Fabrikanti i lotëve, Erin Doom

Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bota sipas Garpit, John Irving

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s'ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet "preja" dhe "dhuruesi i spermës" për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin.

Çmimi 960 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kalorësi i bronztë, Paullina Simons

"Kalorësi i Bronztë" paraqet tmerret e sulmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Rusi dhe fatet e kryqëzuara të dy të dashuruarve. Dy motra, Tatiana dhe Dasha, ndajnë të njëjtin krevat, në një dhomë tepër të ngushtë, me vëllain dhe prindërit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dashnori i Kinës së Veriut, Marguerite Duras

Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Letra e harruar, Nina George

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

E shtrejnta jetë, Alice Munro

Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)