Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran
  • Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran

Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran

Pema

Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë, Bukurinë, Fenë dhe Vdekjen.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Profeti, Libani yt dhe Libani im
Origjinali: The Prophet, My Lebanon and your Lebanon
Gjinia: Roman
Autori: Kahlil Gibran
Shqipëroi: Elvi Sidheri
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2016
Fq. 104
Pesha: 0.135 kg.
ISBN: 978-9951-721-01-1

Mbi librin

"Profeti" është pa dyshim vepra më e njohur e piktorit, filozofit dhe poetit libanez Kahlil Gibran (1883 – 1931), e përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë. Vetëm në gjuhën angleze (në të cilën edhe ëshë shkruar), nga botimi i parë janë shitur më shumë se nëntë milionë kopje, duke e bërë kështu njërin nga librat më të kërkuar në histori dhe poetin e tretë më të kërkuar të të gjitha kohërave, pas Shekspirit dhe Lao Cesë.

Te "Profeti" lexuesi gjen një set esesh poetike – libri ndërtohet në 26 kapituj apo prozash poetike – që, pos filozofike e spirituale, janë edhe frymëzuese. Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë, Bukurinë, Fenë dhe Vdekjen.

Njëkohësisht, këto çështje apo tema janë përbërësit e kryeveprës poetike "Profeti". Për lexuesin shqiptar, vepra "Profeti" vjen bashkë me poemën po aq të njohur të Gibranit, "Libani yt dhe Libani im", madje në dy variante, për shkak të specifikave të lexuesit të tij të kohës: të Lindjes dhe të Perëndimit, aktuale edhe sot, madje edhe për vetë zhvillimet politike në Gadishullin Ilirik.

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951721011
ean13
9789951721011
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Juta Hajm, një grua e panjohur në Berlin, Immanuel Mifsud

I ulur në kafen “Mokaba”, ai vështron rreth e qark duke përthithur zbrazëtirën e sheshit. Ndonëse është mars, vazhdon të ndjehet dimri. Ushtarë me uniforma të gjelbra ecin lart e poshtë, duke ndaluar para shatërvanit, ku disa njerëz diç lexojnë, me shikimin tre¬tur larg në horizont duke lëshuar shtëllun nga avulli. 
800 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Udhëtim pa mbarim, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.
850 Lekë
More

Referenca: SKU001888

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Testamentet e tradhtuara, Milan Kundera

 Sepse mbërthimi i botës reale bën pjesë në përcaktimin e vetë romanit; por si të kapet dhe të jepet përmes një loje magjepsëse të fantazisë? Si të jetë e rrefkët në analizën e botës dhe, në të njëjtën kohë, papërgjegjshmërisht e çlirët në ëndërrimet zbavitëse?
1 100 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Heshtja e ultësirave, Gerald Murnane

Thellësisht misterioz, por bazuar në detaje të prekshme, përditshme, është mrekulli alkimike, që kthen vizionin në rrëfim kulluar. Romani 'Ultësirat mahnitëse e letërsisë që shkruhet sot kudo, çdo gjuhë.
900 Lekë
More

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Grate, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Të vdekurit, Christian Krachk

Mbërritja e të fejuarës së Nägelit, një yll kinemaje dhe po ashtu e gjigandit të filmit Charlie Chaplin që shfaqet çuditërisht i dhunshëm dhe tepër karizmatik, i ndërlikojnë së tepërmi planet e Nägelit dhe Amakasus dhe i detyrojnë ata të përballen me demonët e tyre . . . edhe me shkatërrimin. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Living

Eleonorë Olifenti është shumë mirë, Gail Honeyman

Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ura e argjiltë, Markus Zusak

Dymbëdhjetë vjet pas Hajdutja e librave, Markus Zusak kthehet me një roman me një bukuri therëse, që nuk ka frikë të mallëngjejë dhe që e konfirmon si një ndër autorët më të rëndësishëm të skenës letrare botërore.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.
700 Lekë
More

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Shtëpia e Librit

Flush, një biografi nga Virginia Woolf

…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...
700 Lekë
More