• Banner

Mos bej dem, Henry Marsh
  • Mos bej dem, Henry Marsh

Mos bëj dëm, Henry Marsh

I mahnitshëm dhe informues; një ditar magjepsës i një karriere të jashtëzakonshme.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mos bëj dëm, tregime mbi jetën, vdekjen dhe kirurgjinë e trurit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Do no harm, stories of life, death and brain surgery
Gjinia: Kujtime
Autori: Henry Marsh
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2017
Fq. 312
Pesha: 0.766 kg.
ISBN: 978-9928-4440-0-4

Komente mbi librin

"I mahnitshëm dhe informues; një ditar magjepsës i një karriere të jashtëzakonshme."

Daniel J. Levitin, PH.D., autor i "Një mendje e organizuar"

"Rrëfime të sinqerta të një neurokirurgu praktik."

Katrina Firlik, autore e "Një tjetër ditë në Lobin Frontal"

"Henry Marsh e zhyt lexuesin thellë në botën e jetës, vdekjes dhe gjithçkaje mes tyre. Nuk do qëndroni dot pa e lexuar me një frymë."

Paul Ruggieri, MD., autor i "Rrëfimet e një kirurgu"

"Me një ndershmëri të rrallë dhe të palëkundur, Henry Marsh përshkruan jo vetëm triumfet e mëdha por edhe tragjeditë tronditëse, të cilat po ashtu, janë pjesë e jetës së çdo kirurgu."

Michael Collins, autor i "Drita të nxehta, çelik i ftohtë"

"Mos bëj dëm" guxon të nxjerrë në pah humanizmin e gjallë dhe të brishtë që fshihet pas kirurgjisë së trurit."

Michael Paul Mason, autor i "Raste truri"

"Henry Marsh zhvesh meningjet për të zbuluar botën e shndritshme, torturuese dhe tmerrësisht tërheqëse të neurokirurgjisë. "

Danielle Ofri, M.D., PH.D., autore e "Çfarë ndjejnë mjekët"

"Një libër që fillon kështu: "Shpesh më duhet të operoj në tru dhe kjo është diçka që e urrej ta bëj." – nuk mund ta lësh, duhet të vazhdosh ta lexosh, apo jo?"

Karlove Knausgaard, Financial Times (UK)

Mbi autorin

Henry Marsh ka studiuar politikë, filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Oksfordit para se të diplomohej në mjekësi te spitali Royal Free në Londër. Ai u bë anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve në 1984 dhe u emërua këshilltar neurokirurg te spitali Atkinson Morley's St George në Londër në 1987, ku vazhdon të punojë me kohë të plotë.

Ai ka qenë tema e dy filmave dokumentarë të rëndësishëm, "Jeta e tyre në duart tuaja" , i cili fitoi Royal Television Society Gold Medal, dhe "The English Surgeon", i cili paraqiti punën e tij në Ukrainë, dhe fitoi çmim Emmy.

Ai u bë CBE Comander of British Empire. Henry Marsh si Bestseller i Mos bëj dëm solli në Shqipëri The New York Times që botoi në 2016 një reportazh, "The Terrible Beauty of Brain Surgery" mbi operacionet e kryera në Tiranë. Është i martuar me antropologen dhe shkrimtaren Kate Fox.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928444004
ean13
9789928444004
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2557

Botuesi: Pegi

Parajsa e gogoleve, Daniel Pennac

Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Të huajt, S. E. Hinton

Poniboi mund t'i varë shpresat tek vëllezërit e tij. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por për asgjë më shumë, veçse t'u shpëtojë telasheve me zengjinët, një bandë horrash e fëmijëve të të pasurve të cilët duke menduar se është koha e tyre rrahin barbarisht lyrashët, si Poniboi. Të paktën di për çfarë të shpresojë – gjersa një natë dikush i çon gjërat...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Si çokollatë e hidhur, Lesley Lokko

Laura, shtatëmbëdhjetë vjeçe, e bukur, por tashmë dy herë e braktisur: një herë nga nëna e saj dhe një herë nga një ushtar i ri, i cili e la shtatzënë dhe pa përkrahje. Amelina - punon për familjen e privilegjuar të Laurës. Ajo nuk ka njerëz të afërt dhe nuk di asgjë për të kaluarën e saj.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Historia, një skandal i vjetër sa bota, Elsa Morante

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2968

Botuesi: Botimet Dudaj

Hija e tim vellai, Uwe Timm

Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Ç'qëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Ç'mundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas? Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Kamila, si flutur, Sophie Daull

Ky është romani i përballimit të padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: "krijimin e një pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të soditim botën." Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Foret des Livres.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)