Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Femijet e Hansenit, Ognjen Spahic Shihe të plotë

Femijet e Hansenit, Ognjen Spahic

Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë. Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë. Frikë për të thënë të vërtetën, mprehtësi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$11.27

Me ulje çmimi!

-20%

$14.09

Titulli: Fëmijët e Hansenit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Hansenova djeca
Gjinia: Roman
Autori: Ognjen Spahić
Shqipëroi: Janka Selimi, Milena Selimi
Shtëpia botuese: Poeteka
Viti: 2017
Fq. 200
Pesha: 0.291 kg.
ISBN: 978-9928-230-03-4

Mbi librin

Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë. Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë. Frikë për të thënë të vërtetën, mprehtësi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror.

Ky roman i jashtëzakonshëm i Ognjen Spahić na rrëmben drejt udhëtimit përmes vendeve ku revolucioni po ndodh, duke ndryshuar edhe mënyrën tonë të të vështruarit mbi këtë kapitull të historisë. Sfidues në përshkrimin e rënies së palavdishme të një sistemi, përmes metaforës brilante komunizëm – lebër.

Çorodija e ndjenjave tona mbi identitetin, përjetimet në lidhje me pabarazinë e vazhdueshme mes Perëndimit dhe Lindjes. Elegant dhe pa mëshirë, romani "Fëmijët e Hansenit" nuk e lejon lexuesin të mbetet indiferent ndaj asaj që rrëfehet me elegancë, por pa mëshirë mbi anët e errëta të një pjese të qytetërimit, që përparon drejt fundit të vet.