• Banner

Muza e harese, Goliarda Sapienza
  • Muza e harese, Goliarda Sapienza

Muza e haresë, Goliarda Sapienza

"Muza e haresë" është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Muza e haresë
Origjinali: L'arte della gioia
Gjinia: Roman
Autori:Goliarda Sapienza
Shqipëroi: Aida Baro
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 650
Pesha: 0.607 kg.
ISBN: 978-9928-228-08-6

Mbi librin

"Muza e haresë" është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental.

Modesta është një grua siçiliane, "kock' e fortë", me një gjallëri dhe pasion të pazakontë, thuajse imorale për rregullat e shoqërisë së asokohshme, tek e cila dëshirat epshore gërshetohen me zgjuarsinë.

Ajo përshkon të gjitha tufanet historike dhe stuhitë sentimentale, e mbrojtur nga një hajmali e paepur e brendshme: muza e haresë. Modesta lind më 1 janar 1900 dhe qysh prej atij çasti veçse ndërton e formon vetveten, pjesë pas pjese, gabim pas gabimi, gëzim pas gëzimi.

Ajo përjeton mbi kurrizin e vet të gjitha detyrimet e mundshme që i shtron jeta përpara, krejt shpërfillëse ndaj sjelljeve të kohës, ndaj gjykimit të njerëzve, ndaj zakoneve shoqërore, seksuale dhe fetare.

Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri – tjetri, që përshkon shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës. Kryefjala e jetës së saj është liria. Mosbindja është virtyti i saj më i lartë.

Fragment nga libri

Ajo fjalë, "dashuri", ishte e pashmangshme dhe e prerë, si lindja dhe vdekja dhe, me vetëdije duhet ta pranoje që s'e dije pse ekzistonte, kur, si e ku ndodhte, e drejt cilash brigje të bokërrimta apo lëndinash të blerta do të na shtynte.

Komente mbi librin

"... është një roman i vërtetë, që do t'ju tërheqë e do t'ju tronditë, një roman plot drithërima e zgjuarsi, konkret në maksimum, erotik dhe familjar, psikologjik dhe politik, me rrënjët në një ishull të populluar nga bajamet e egra dhe nga hakmarrjet. Një roman që na paraqet këndvështrimin e një gruaje të jashtëzakonshme për jetën tonë, paragjykimet tona, aktualitetin tonë."

Catherine David, Nouvel Observateur

"Ky libër është një himn kushtuar haresë. Haresë më të thjeshtë që mund të ekzistojë, ajo që na vjen nga ndërgjegjja dhe pranimi i vetes, e bashkë me të vjen pranimi i të tjerëve, i gjërave dhe njerëzve që, sidoqoftë, bashkëpunojnë për të krijuar atë lumturi që askush s'mund të na e rrëmbejë."

Corriere della Sera

"Po aq i pakufi, i plotë dhe i parezistueshëm si gruaja që ka në qendër, romani "Muza e haresë" përputhet krejtësisht me titullin që ka. Ndjenja e fuqishme e Modestës për të jetuar kapërcen çdolloj pengese që mund t'i vijë nga "dhembja, poshtërimi dhe frika" dhe ajo arrin të përqafojë "rrjedhën e jetës"".

The Independent

Mbi autoren

Goliarda Sapienza (1924 – 1996) lindi në Katania, Siçili, në një familje revolucionarësh socialistë. Aktivitetin letrar e nisi me romanin "Lettera aperta" (1967), pasuar me tituj të tjerë, ndër të cilët "Muza e haresë", që pa dritën e botimit vetëm pas vdekjes së saj. Shkrimtare e refuzuar dhe e censuaruar në gjallje, sot librat e saj po rivlerësohen në rang ndërkombëtar.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shtëpi, Toni Morrison

Ky roman rrëqethës i shkrimtares së madhe amerikane Toni Morrison, na zbulon një njeri në dukje të mposhtur, i cili arrin të gjejë burrërinë, por, në fund, edhe shtëpinë, vendin të cilit i përket.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001006

Botuesi: Dituria

Kitchen, Banana Yoshimoto

I pari roman në shqip nga autorja e njohur japoneze, Yoshimoto. Bestseller, me miliona kopje të shitura, Kitchen vë pranë njëri-tjetrit tregime për nënat, transeksualitetin, kuzhinat, dashurinë, tragjedinë etj.

Çmimi 350 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuri e ndaluar, Halit Ziya Usakligil

Bihteri duke dashur të harrojë gjithçka - ndërkohë që kandili nuk po digjej i tëri - kalon përpara pasqyrës që pasqyronte hije në errësirë, shikon trupin e saj lakuriq dhe tronditet nga kënaqësia. Nuk e di se çfarë mund të mendonin të tjerët, por kjo, rruga që shkonte drejt të kënaqurit të vetes, e mbështillte Bihterin me një vetmi të pafund.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Vargjet satanike, Salman Rushdie

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vajzat e Uellslit, Elizabeth Percer

Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa: vepra e Elizabeth Percer portretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta, me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhtinë. Çdo faqe e kësaj vepre zbulon të vërtetat e fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Perandori ose syri i erërave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Thelbësorja në jetë, Iris Hanika

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001486

Botuesi: Bota Shqiptare

Kazablanka, Jordan Popov

Me stilin e tij elegant, Jordan Popovi, si satirist i madh, ka aftësinë të të bëjë të shoqërosh me buzëqeshje edhe fraza të tilla si: "Ne jemi vend i mundur. Pa qenë në luftë, në jemi në gjendje kapitullimi... dhe në kanë mbetur dofarë optimistësh në këtë vend ata janë avokatët".

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)