Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet Shihe të plotë

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$5.92

Me ulje çmimi!

-30%

$8.45

Titulli: E vetmja dashuri
Origjinali: L'amour seul
Gjinia: Roman
Autori: Laurence Plazenet
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 146
Pesha: 0.151 kg.

Mbi librin

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Ajo bie dëshpërimisht në dashuri me të dhe ëndërron një përjetësi që nuk i përket kësaj bote. Ai është burrë i pjekur, serioz dhe i lirë, ndërsa ajo është pothuajse fëmijë, e re dhe pa përvojë. Të ndarë, por ngaherë bashkë shpirtërisht, zonjusha d'Albreht dhe zoti Ramon do të përndjekin njëri-tjetrin përgjithmonë: nëpër libra, ëndrra, vetmi, heshtje dhe vdekje.

Gjithë historia e tyre, që nga flaka e parë e dashurisë e deri në shuarje, kthehet në emblemë të paragjykimeve shoqërore, frikës dhe ndrydhjes shpirtërore e fizike që shkaktojnë ato. Heroina jonë është ndëshkuesja më e lartë e vetvetes, ajo mendon se nuk ka kurrfarë merite, duke na kujtuar edhe njëherë se ç'pasoja mund të sjellë vështrimi ynë gjykues dhe kritikues ndaj dashurisë jokonvencionale të një gruaje.