• Banner

Stuhia e bores, Vladimir Sorokin
  • Stuhia e bores, Vladimir Sorokin

Stuhia e borës, Vladimir Sorokin

Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të "shpikur" – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën "Stuhia e borës" paraqitet një pamje e po kësaj historie.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Stuhia e borës
Gjinia: Roman
Autori: Vladimir Sorokin
Shqipëroi: Aleksandër Koli
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2016
Fq. 256
Pesha: 0.263 kg.
ISBN: 978-9928-06-146-1

Mbi librin

Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të "shpikur" – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën "Stuhia e borës" paraqitet një pamje e po kësaj historie.

Ngjarja e përshkruar në këtë libër, është shprehëse: dy qytetarë rusë, karrocieri i bukës dhe pasagjeri, nisen për të shkuar mespërmes hapësirave të acarta dimërore drejt një destinacioni të afërm, por të kurrë të arritshëm.

Mjeku Pllaton Ilijç Garin, karakteri i të cilit na sjell ndërmend mjaft personazhe të Çehovit, synon të arrijë me çdo kusht në fshatin Dollgo, ku murtaja e zezë boliviane që po bën kërdinë, i shndërron njerëzit në përbindësha. Pllaton Ilijçi shpreson të vaksinojë të gjithë ata që nuk janë prekur akoma nga virusi.

Në hanin e fshatit Dollbeshino, ku doktori bën ndalesën e parë, për fat të keq nuk ka kuaj, ndaj Garinini e dërgon te muzhiku varfanjak Perhusha, i vetmi që mund ta ndihmojë në këtë situatë. Perhusha mbreh në motosajën e tij kuajt aq të vegjël, sa mund t'i futësh me lehtësi brenda një thesi. Udhëtarët nisen nëpër fërfëllizën e borës.

"Stuhia e borës" konsiderohet nga kritikët si një prozë e shkëlqyer e një shkrimtari "surrealist" të sotëm, duke e zhytur lexuesin në botën e përfytyrimeve, për të shijuar deri në fund frytet e fantazisë së autorit, duke perceptuar kënaqësinë stilistikore dhe kryesorja, duke përjetuar botën e madhe dhe të pasur të personazheve. Studiuesit janë të mendimit se në letërsinë e sotme ruse, romani i një realizmi të thellë po "rivalizohet" përherë e më tepër nga një kundër-roman më fluturak e më absurd.

Për çdo Leon Tolstoi, ekziston sot një Nikolai Gogol, për çdo "Doktor Zhivago", ekziston një "Mjeshtri dhe Margarita". Ky lloj absurdi i veshur me shumë të kundërta dhe enigma haset edhe në veprën e romancierit dhe dramaturgut Vladimir Sorokin, i cili është një nga shkrimtarët më të shquar dhe më të debatueshëm sot në Rusi.

Ai e nisi karrierën duke botuar krijimtari letrare modeste por të rrezikshme dhe të dënueshme për kohën në BRSS. Për këto arësye e të tjera, romanin e tij të parë u detyrua ta shesë te një botues francez.

Kjo novelë, për nga titulli dhe vendosja e ngjarjeve në shekullin e nëntëmbëdhjetë, na sjell ndërmend mjeshtrat rusë Pushkinin, Tolstoin, Turgenievin të cilët kanë shkruar tregime të shkurtëra, me tituj të përafërt mbi stuhinë dhe borën.

Por pavarësisht nga temat e njohura, Sorokini na çon në një botë me fantazi të shfrenuar, duke e shndërruar panoramën tradicionale ruse të borës, në një botë aventurash, çmendurish dhe çudirash dimërore, ndërthurur me zgjuarsi dhe elegancë, me revoltë dhe kundërshti të shumta, të cilat nuk është dhe aq e vështirë të lexohen si nënteks. Gjuha e Sorokinit na ofron një lexim të dyfishtë.

Komente mbi librin

"Stuhia e borës e Sorokinit ngjason me udhëtimin e Odiseas... Lexuesi nuk e mëson asnjëherë, nëse mjeku Garin do të arrijë në destinacion para se të "prangoset" nga krizat e tij ekzistenciale."

NPR Books

"Vladimir Sorokin është emri më unik në letërsinë e sotme ruse... Ai përdorur estetikën e realizmit magjik duke krijuar situata fantazmagorike, antibotën, dhe anasjelltas."

D. Suvorov

"Një vështrim shumëplanësh në detajet e jetës sovjetike, duke sjellë një realitet tronditës, nëpërmjet një gjuhe therëse të një bote tragjike dhe komike njëkohësisht..."

Irene Weiser

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061461
ean13
9789928061461
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector

I konsideruar nga shumë njerëz si "libri i madh" i Clarise Lispector, "Pasioni sipas G.H.-së", ka një skenar të thjeshtë. Pasi pushon nga puna punonjësen e shtëpisë, një grua fillon të pastrojë dhomën. Sapo fillon pastrimin, përballet me një buburrec. E neveritur, e përplas insektin pas kanatit të dollapit. Më pas, si në një lloj asketizmi barbar, vendos...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Të parët tanë, Italo Calvino

Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Korbi, Panos Ioannides

Kur stuhia e atyre dy ditëve kaloi, dhe kur u ktheva i qetë në zyrën time të vogël, tek "Trumbeta", prisja, herë indiferent, dhe herë me një ankth të madh, vendimin e anëtarëve të komisionit. Më priste një zhvillim i ri, shumë i pakëndshëm. Vendimi erdhi. Ai kishte formën e një letre të zakonshme. Nuk kishte dërgues, por më bëri përshtypje kaligrafia me...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gruaja në pasqyrë, Eric-Emmanuel Schmitt

Ana, Hana dhe Ani janë tre personazhet qendrore të këtij romani, të cilat, mjeshtëria e autorit, i lidh me një fije fati të përbashkët në kërkim të shtegut për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Macja, Sidonie – Gabrielle Colette

Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Jeta e Pisë, Yann Martel

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Projekti Dekameron, 29 rrëfenja të reja nga pandemia

Këto 29 tregime, nga autorë që përfshijnë Margaret Atwood, Tommy Orange, Kamila Shamsie, Colm Tóibín, Rachel Kushner dhe David Mitchell, ndryshojnë shumë në përmbajtje dhe frymë. Puna e tyre do të mbahet mend si një kontribut historik i një kohe dhe vendi si asgjë tjetër në jetën tonë, dhe do të ofrojë perspektivë e ngushëllim për lexuesin, tani dhe në...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Pa u ftohur kafeja, Toshikazu Kawaguchi

Nëpërmjet romanit Pa u ftohur kafeja do të njiheni me katër vizitorë, të cilët shpresojnë që të përdorin ofertën e udhëtimit në të shkuarën; dikush që të përballet me të dashurin që e ka braktisur, një tjetër për të marrë një letër nga bashkëshorti të cilit po i ikën kujtesa; e një tjetër, për të parë për herë të fundit motrën dhe për t'u takuar me bijën...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)