Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi Shihe të plotë

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$19.72

Me ulje çmimi!

-30%

$28.17

Titulli: Aleksandri
Origjinali: Alexandros
Gjinia: Roman
Autori: Valerio Massimo Manfredi
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 960
Pesha: 1.138 kg.
ISBN: 978-9928-06-150-8

Mbi librin

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.

Aleksandri u praktikua që në fëmijëri me dijetarë të urtë dhe ushtarë trima dhe shumë shpejt zotëroi artin e luftës, forcën mahnitëse të trupit, shpirtit dhe mendjes. Si pasardhës i Herakliut dhe Akilit, siç e quante veten, synoi t'i kalojë bëmat, heroizmin dhe nderin e tyre dhe e ndau bashkë me shokët e zgjedhur fatin e tij hyjnor.

Historitë e Aleksandrit ishin të shumta, të paarritshme dhe monumentale që në rini. Por kur u rrit, gjatë rrugës për të sunduar sa më shumë territore dhe pushtet, u përball me komplote, intriga dhe vdekje të shumta.

Duke patur edhe mbështetjen dhe besnikërinë e miqve të tij trima, të cilët e ndoqën deri në skajet e botës, forca e Aleksandrit, i transformoi ëndrrat pushtuese në realitet, madhështi dhe lavdi.

Kush ishte në të vërtetë Aleksandri, mbreti i Maqedonisë që është konsideruar si një zot nga bashkëkohësit? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje kjo trilogji, e cila merret me rrugëtimin e aventurës monumentale mbi perandorinë: që nga lindja, fëmijëria, adoleshenca dhe vazhdon me vrasjen e babait të tij, Filipit, paktin e gjakut me miqtë më besnikë; nga shenjat mbi fatin e madh, tek strategjia deri në pushtimin e Azisë dhe mbyllet me frymëmarrjen e fundit të tij.

Një "aventurë" e paimagjinueshme për një figurë të shekullit të katërt para Krishtit. Ne e shohim atë duke marshuar, duke luftuar dhe dashuruar, në një jetë nga më të veçantat dhe më të pabesueshmet.

Ne do ta shoqërojmë gjatë gjithë leximit, deri kur ëndrra e tij të thyhet e më pas të perëndojë në fundin e udhëtimit, në pjesën tjetër të botës.