• Banner

Bota sipas Garpit, John Irving
  • Bota sipas Garpit, John Irving

Bota sipas Garpit, John Irving

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s'ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet "preja" dhe "dhuruesi i spermës" për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin.

960 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bota sipas Garpit
Origjinali: The world according to Garp
Gjinia: Roman
Autori: John Irving
Shqipëroi: Diana Çuli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 580
Pesha: 0.611 kg.
ISBN: 978-9928-228-22-2 

Mbi librin

Historia kryesore e romanit "Bota sipas Garpit" është ajo e një njeriu me një nënë të famshme, një njeri që përmes famës arrin të gjejë vetveten. Romani u botua për herë të parë më 1978 dhe romani fitoi çmimin National Book Award më 1980.

Xheni Fillds ishte feministe, para se feminizmi të kthehej në modë. Ajo është infermiere, s'ka asnjë fije interesi ndaj burrave, e megjithatë, dëshiron të bëhet nënë. Një ushtar i plagosur, shtruar në spitalin ku punon ajo, do të bëhet "preja" dhe "dhuruesi i spermës" për djalin e ardhshëm të paligjshëm të Xhenit, Garpin.

Këtu merr udhë historia e jetës dhe e vdekjes së një nëne të famshme dhe birit të saj, pothuajse – të famshëm; bota e tyre përshkohet nga ekstremet seksuale – madje dhe nga vrasjet seksuale.

Xheni Fillds është "delja e zezë" e një familjeje aristokrate nga New England; pothuajse rastësisht, ajo bëhet kreu i lëvizjes feministe, në një kohë kur feminizmi as që njihej. I biri, T.S. Garp (i quajtur kështu, sipas emrit të të atit biologjik, që s'e njohu kurrë), ka ambicie të mëdha për një karrierë letrare, nga ana tjetër është shumë më i përkushtuar pas së shoqes dhe të bijve.

Rreth e përqark Garpit dhe Xhenit vërtitet një galeri personazhesh të çuditshme: mësues dhe prostituta, mundës dhe radikalë, botues dhe vrasës, transeksualë dhe përdhunues, bashkëshortë e bashkëshorte.

Vetë Irving, përmes zërit të Garpit, thotë: "...Puna e një shkrimtari është që të përfytyrojë çdo gjë në mënyrë krejt intime dhe personale, saqë fiction-i, sendërgjimi i historisë të dalë po aq i gjallë sa dhe kujtimet tona vetjake".

"Bota sipas Garpit", është një libër që karakterizohet nga një damar marrëzie dhe trishtimi, shoqëruar gjithnjë me doza të forta humori të zi. Në të gërshetohen pa fund qëndrime të çuditshme e të paparashikueshme kundrejt seksit, martesës, familjes dhe feminizmit.

Ai është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë e në më shumë se 40 vende, duke u bërë bestseller ndërkombëtar qysh në botimin e tij të parë më 1978. Ky roman e vendosi John Irving-un mes plejadës së shkrimtarëve më mendjehollë të brezit të tij.

Fragmente nga libri

Në këtë botë të ndyrë, duhet të jesh gruaja e dikujt, ose kurva e dikujt... ose në rrugë e sipër për t'u bërë o njëra, o tjetra. Nëse nuk i përket asnjërës nga këto dy kategori, atëherë të gjithë përpiqen të të mbushin mendjen se ke diçka që nuk shkon. Por unë jam krejt në rregull.

"Po të jesh i vëmendshëm, – shkruante Garpi, – po të kesh si përbërës mall të mirë dhe të mos i biesh shkurt, atëherë gatimi të del shumë i shijshëm. Nganjëherë është e vetmja gjë me vlerë që mund të prodhosh gjatë një dite. Por, tek e shkruara, është tjetër gjë: mund t'i kesh të gjithë përbërësit e mirë, t'i kushtosh gjithë kujdesin e kohën e duhur dhe përsëri të mos qullosësh gjë. Kjo është e vërtetë edhe për dashurinë. Pra, gatimi ia mban mendjen në vend njeriut."

"Ndoshta televizori e shkakton kancerin", mendon Garpi; por acarimi i tij është acarimi i shkrimtarit: ai e di se kudo ku është një televizor i ndezur, është dikush që nuk po lexon.

Komente mbi librin

"Romani më i fuqishëm dhe më i thellë i brezit tonë, shkruar për gratë nga një burrë... Si të gjithë librat e jashtëzakonshëm, Garpi sfidon çdolloj parashikimi... Një roman i mahnitshëm, i rëndësishëm, i pashlyeshëm nga mendja e një artisti me mjeshtëri të rrallë."

Chicago Sun-Times

"Një roman i mrekullueshëm, plot energji dhe art, zbavitës, i tmerrshëm dhe i trishtuar njëkohësisht."

Washington Post

"Nuk i gjendet shoku në letërsinë bashkëkohore... Mënyra se si Irving përzien seriozitetin me zbavitjen është unike, e krisur, pothuajse blasfemuese... I shkëlqyer, me humor dhe tejet i mençur."

The New Republic

Mbi autorin

John Irving (1942) është shkrimtar bashkëkohor amerikan. Romanet e tij janë përkthyer në më shumë se 35 gjuhë të botës. Është kandiduar tri herë për National Book Award, të cilin e fitoi më 1980, për romanin "Bota sipas Garpit".

Shumë prej romaneve të tij janë përshtatur në skenarë dhe janë dramatizuar e ekranizuar. Në vitin 2000, fitoi çmimin Oscar për përshtatjen më të mirë për skenar të romanit "The cider house rules".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978992822822
ean13
978992822822
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector

I konsideruar nga shumë njerëz si "libri i madh" i Clarise Lispector, "Pasioni sipas G.H.-së", ka një skenar të thjeshtë. Pasi pushon nga puna punonjësen e shtëpisë, një grua fillon të pastrojë dhomën. Sapo fillon pastrimin, përballet me një buburrec. E neveritur, e përplas insektin pas kanatit të dollapit. Më pas, si në një lloj asketizmi barbar, vendos...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Bija e varrmihësit, Joyce Carol Oates

Për t'i shpëtuar përndjekjes naziste në Gjermaninë e vitit 1936, familja Shvart emigron në Shtetet e Bashkuara, në një qytezë në periferi të Nju Jorkut. Babai, një ish – mësues në shkollë të mesme, i nënshtrohet së vetmes punë që mund të gjejë: varrmihës dhe mbikëqyrës i varrezës.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Buzuku

Përballë natyrës, John Updike

Natyra ka forcën hipnotizuese që mund të trembë. Ajo duhet të ndërsynohet, është afras rreth nesh dhe përbrenda. Kjo është rruga e poezisë. Në gjuhën angleze ekziston madje një lloj shkrimi, nature poetry, dhe një numër i poezive nga ky libër i takojnë këtij stili.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Fillon me ne, Collen Hoover

Mbreteresha e bestseller-it Colleen Hoover vetem pak javen pas botimit ne anglisht te vazhdimit te sages dramatike “Fillon me ne” vjen edhe ne gjuhen shqipe, perms botimeve Living.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002006

Botuesi: Pegi

Nje histori dashurie me rock e roll, Enriko Brici

Tashmë, historia e Aleksit dhe e Aidit është kthyer në një nga klasikët e letërsisë italiane më të lexuar për të rinj. Shkruar nga një 19 - vjeçar bolonjez, ky libër gjysmë - autobiografik ka shitur mbi dy milionë kopje dhe është përkthyer në njëzet gjuhë të botës.

Çmimi 550 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001075

Botuesi: Dituria

Shtëpia e fluturave të zeza, Leena Lander

Vogëlushi Juhan dërgohet në një institut edukimi. Aty përballet me një idealist të bindur se disiplina e hekurt mund t’i bëjë ata djem njerëz më të mirë. Atmosferë deliri që zhuritet nga pasioni i gruas për një djalë, dhe i Juhanit për një vajzë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2660

Botuesi: Skanderbeg Books

Macja dhe miu, Gunter Grass

"Macja dhe miu" është një metaforë. Joakim Malke, një djalosh jetim që jeton në Dacing të Gjermanisë, është miu dhe shoqëria që e rrethon është macja që e përgjon ta zërë në grackë. Rrëfimi jepet përmes Pilencit, një prej shokëve të Malkes së Madh dhe fokusohet në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vajzat e Uellslit, Elizabeth Percer

Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa: vepra e Elizabeth Percer portretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta, me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhtinë. Çdo faqe e kësaj vepre zbulon të vërtetat e fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001745

Botuesi: Botimet Dudaj

Tigri i Bardhe, Aravind Adiga

Në këtë libër ka lindur një muzë e re në letërsi, që ka ndërmend të mos lërë të flejë njerëzimin në globalizim e sipër...ka ngjyrë të kafenjtë, është plot maraz, e shkëlqyer, gjysmë e arsimuar, rustike - urbane, shkatërrimtare, e shkrirë në fjalë magjike - dhe në rastin e Aravind Adigës kjo muzë buron nga një qytetth i quajtur Laxmangarxh.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)