Letra e harruar, Nina George
  • Letra e harruar, Nina George
  • Letra e harruar, Nina George

Letra e harruar, Nina George

K1R1
Pegi

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur duke i lënë vetëm një letër.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Letra e harruar
Origjinali: Das Lavandelzimmer
Gjinia: Roman
Autori: Nina George
Shqipëroi: Sabina Dhrimo
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 396
Pesha: 0.428 kg.
ISBN: 978-9928-200-47-1

Mbi librin

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur duke i lënë vetëm një letër.

Një zbulim rastësor e i dhimbshëm për të dashurën e tij do ta shtyjë të lërë brigjet e Senës dhe të ndërmarrë një lundrim nëpër lumenjtë e Provansës së bukur, një udhëtim i mbushur me ngjyra, aroma e shije të paharrueshme.

Ky është një himn i mrekullueshëm për librat si dhuratë mençurie e shpëtimi, për ndjenjat e humbura e të gjetura sërish, për shpirtrat e trazuar dhe për shpresën, atë që do të mbushë zemrat e dorëzuara të secilit prej nesh.

Fragment nga libri

Miliarda vjet më parë, kur shpërthyen yjet, ra shi në formë hekuri, argjendi, ari dhe karboni, dhe hekuri i pluhurit të yjeve tani është brenda nesh. Në mitokondritë tona. Nënat ua përcjellin yjet dhe hekurin e tyre fëmijëve.

Ti dhe unë, Zhan, ku ta dish, ndoshta jemi nga pluhuri i të njëjtit yll dhe e kemi njohur njëri – tjetrin nga drita e tij. Kemi kërkuar njëri – tjetrin. Ne jemi kërkues yjesh.

Komente mbi librin

"Një libër që njëherazi ta thyen dhe ta ngroh zemrën. Proza impresionuese e Nina George – it e shoqëron lexuesin në një udhëtim jo vetëm në vendet më të bukura të Francës dhe në magjinë e librave, por në tërësinë enciklopedike të emocioneve njerëzore. "Letra e harruar" është një libër, thurja e të cilit, ngjyrat e aromat do t'ju bëjnë për vete dhe do t'ju përkundin në fuqinë shpëtimtare të dashurisë."

Charlie Lovett, shkrimtar

"Një testament për dashurinë – e humbur, e kërkuar e të gjetur – dhe fuqinë shëruese të librave; për tangon dhe për Provansën."

Susan Voake, Norwich Bookstore

"Libri Numër Një që duhet lexuar!"

The Indipendent

Mbi autoren

Nina George (1973) është shkrimtare gjermane, e mirënjohur për romanin e saj më të shitur "Letra e harruar", përkthyer në 28 gjuhë. Ajo ka shkruar edhe 26 romane të tjera dhe ka punuar si gazetare e kronikës kriminalistike e redaktore përgjegjëse për një sërë gazetash të njohura gjermane. Në vitet 2012 dhe 2013, ka fituar çmimet DeLiA dhe Friedrich Glauser, çmimi për romanin më të mirë policor në Gjermani.

Detajet e librit
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789928200471
ean13
9789928200471
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001366

Botuesi: Botimet Dudaj

Ha lutu dashuro, Elizabeth Gilbert

Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert – in... Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Telashe dashurie, Adele Parks

Sa gjasa ka që një i panjohur, ulur pranë teje në një avion, të jetë e shkruar të të ndryshojë jetën? Sidomos kur duket se tjetri është krejt e kundërta jote. Xhoi është një optimiste e pashoqe, në kërkim të shpirtit binjak te çdo burrë që takon.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Një bashkëshort si shpirt, Sveva Casati Modignani

A ju ka ndodhur ndonjëherë, gjatë pushimit të drekës, të nxitoni për të mbaruar një punë dhe, fare rastësisht, të shihni bashkëshortin tuaj të ulur në një tryezë restoranti në shoqërinë e një flokëverdhe, ndërsa mendonit se ndodhej në zyrën e tij, i përkulur mbi letra? Jo?
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pallati Soljano, Sveva Casati Modignani

Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano - ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut - bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet.
1 200 Lekë
More