Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Gjysmevellai, Lars Saabye Christensen
  • Gjysmevellai, Lars Saabye Christensen
  • Gjysmevellai, Lars Saabye Christensen

Gjysmëvëllai, Lars Saabye Christensen

Dituria

Jeta e katër brezave të një familjeje të rëndomtë në Oslo, figura e Fredit, boksierit, ngjizur pas një përdhunimi të së ëmës në papafingon e shtëpisë dhe e vëllait të tij më të vogël, Barnumit, që do të bëhet më pas një skenarist i njohur i kinemasë norvegjeze, janë emocionues dhe me një forcë ngazëllimtare.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjysmëvëllai
Origjinali: Halvbroren
Gjinia: Roman
Autori: Lars Saabye Christensen
Shqipëroi: Nazmi Xhomara
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2015
Fq. 792
Pesha: 0.854 kg.
ISBN: 978-99927-59-16-X

Mbi librin

Gjysmëvëllai është një kryevepër brilante. Jeta e katër brezave të një familjeje të rëndomtë në Oslo, figura e Fredit, boksierit, ngjizur pas një përdhunimi të së ëmës në papafingon e shtëpisë dhe e vëllait të tij më të vogël, Barnumit, që do të bëhet më pas një skenarist i njohur i kinemasë norvegjeze, janë emocionues dhe me një forcë ngazëllimtare.

Fragment nga libri

Është e enjte, 8 maj 1945 dhe Vera, mamaja jonë, është lart në papafingo, në Rrugën e Kishës, duke hequr nga kapëset rrobat që janë tharë e zbutur atje gjatë natës. Ajo qesh me vete, ndërsa zgjatet te litari i lirshëm i rrobave, që është i ashpër në gishtërinjtë e saj dhe mund të këputet me lehtësi, në qoftë se ajo nuk tregon kujdes.

Është Vera, mamaja jonë, që qëndron kështu, e vetme në papafingo; ajo qesh dhe lëshon kapëset prej druri në xhepin e gjerë të përparëses dhe i vendos me kujdes njërën pas tjetrës rrobat në kanistrën pranë saj.

Ndihet ngrohtë dhe nuk mendon për asgjë; ajo është thjesht plot e përplot me një gëzim të madh e të çuditshëm, diçka që nuk e ka provuar kurrë më parë. Sepse ndihet si tjetër tani. për pesë vjet ka pasur luftë dhe në verë ajo do të bëhet njëzet vjeç, dhe tani, pikërisht tani, po fillon jeta e saj...

Komente mbi librin

"Një përzierje mahnitëse e tragjedisë dhe e komedisë, me një tis të hollë fantastik në një pendë realiste deri në përkorje, kjo është drama e këtij libri ambicioz, që fillon në ditën e fitores pas Luftës së Dytë Botërore."

The Bookseller

"Sensacioni dhe bestselleri i letërsisë norvegjeze. Do të kalojë një kohë fort e gjatë para se ju të lexoni një gjë tjetër dhe të jeni i çliruar nga tingëllimi i Christensen – it."

Morgenposten

"Gjysmëvëllai është një tjetër shembull shumë interesant i letërsisë bashkëkohore skandinave; vepër thellësisht e ndjerë, e punuar në detaje, intelektualisht kërkuese dhe një libër me rëndësi ndërkombëtare."

The Guardian

"Një roman sfidues dhe mrekullisht i pasur, që ka ecur në historinë europiane, i ngarkuar me shqetësimet e ditëve të sotme."

The Publishers Weekly

Mbi autorin

Lars Saabye Christensen është shkrimtar bashkëkohor norvegjez shumë i shquar. Studimet universitare i ka kryer për letërsi dhe gjuhë norvegjeze, histori arti dhe histori të ideve. Është autor i dymbëdhjetë romaneve, si dhe i shumë tregimeve dhe poezive. Mes veprave të tij më të shquara përmendim: Bitëllsat (1984), për të cilin mori Çmimin Cappelen, dhe veçanërisht romanin me sukses ndërkombëtar Gjysmëvëllai (DITURIA, 2003).

Ky roman që është botuar në më shumë se 30 gjuhë, ka fituar Çmimin Nordik për Letërsinë, si dhe Norwegian Booksellers Prize, është përfshirë në listën përfundimtare për The 2005 International IMPAC Dublin Literary Award dhe në atë të kandidatëve për The Independent Foreign Fiction Prize, si dhe është përzgjedhur si një nga 25 titujt e shquar të vitit 2004 nga American Librar y Association.

Më 24 tetor 2006, Lars Saabye Christensen u emërua Komandant i Urdhrit Mbretëror Norvegjez të Shën Olavit, kurse në prill 2008, qeveria franceze e nderoi me titullin Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë. Lars Christensen është edhe anëtar i Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë të Norvegjisë.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Zigzage takimesh, David Foenkinos

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.
800 Lekë
More

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori te tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...
800 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gruaja në pasqyrë, Eric-Emmanuel Schmitt

Ana, Hana dhe Ani janë tre personazhet qendrore të këtij romani, të cilat, mjeshtëria e autorit, i lidh me një fije fati të përbashkët në kërkim të shtegut për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shtëpia e shpirtrave, Isabel Allende

"Shtëpia e shpirtrave" është një sagë familjare ku pasqyrohet historia dhe fati i një populli të tërë, i popullit të Kilit, përmes rrëfimeve të grave të një familjeje të rëndësishme dhe ekstravagante. Një afresk i bukur që për nga joshja dhe emocioni i kujton lexuesit që adhuron realizmin magjik vetëm "100 vjet vetmi" të Marquez.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001970

Botuesi: Botart

Gruaja e perlyer, Francoise Sagan

Te "Gruaja e përlyer", muzika e vogël bëhet simfonike dhe ajri i detit të hapur i jep stilit të tij një erë të lehtë, që e bën librin të lundrojë deri te faqja treqind pa u ndalur për asnjë çast.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sot po e marr pushim, Daria Bignardi

Ndërkohë që dialogu mes atyre të dyjave bëhet gjithnjë e më i ndezur, rruga e Galës kryqëzohet me atë të dy pacientëve të tjerë të psikanalistes Ana del Fante: të Biankës, një adoleshenteje që nuk arrin dot të shkojë më në shkollë, dhe të Nikolës, një playboy i papërmbajtshëm dhe viktimë e sulmeve të panikut.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Vetëm dëgjo, Sarah Dessen

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.
1 300 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2198

Botuesi: Dituria

Herman, Lars Saabye Christensen

Historia shtillet rreth Herman Fulktit, një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar.
650 Lekë
More