• Banner

Te lindur dy here, Giuseppe Pontiggia
  • Te lindur dy here, Giuseppe Pontiggia

Të lindur dy herë, Giuseppe Pontiggia

I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë "normal", por vetëm vetvetja.

900 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të lindur dy herë
Origjinali: Nati due volte
Gjinia: Roman
Autori: Giuseppe Pontiggia
Shqipëroi:Agim Doksani
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2015
Fq. 192
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-169-80-8

Mbi librin

I hidhur dhe dramatik, por edhe grotesk e komik, ironik dhe pasionant, ky roman rrëfen marrëdhënien e një babai me djalin e tij me aftësi të kufizuara. Teksa i prin udhën nëpër grackat e jetës të birit, nga lindja në adoleshencë, babai mëson nga djali artin e të jetuarit jo për të qenë "normal", por vetëm vetvetja.

Rreth dy protagonistëve vërtitet një dorë personazhesh që mishërojnë reagimet e ndryshme karshi hanikapit: mospërgatitjen dhe cinizmin, ndrojtjen dhe marrëzinë, por edhe dashurinë e pakufishme dhe solidaritetin altruist. Kjo ndodh ngaqë fëmijët me aftësi të kufizuara "lindin dy herë: të parën të papërgatitur për botën, të dytën duke iu besuar inteligjencës dhe dashurisë së të tjerëve".

Duke hequr dorë nga të gjitha tundimet patetike apo vetëngushëlluese, Giuseppe Pontiggia na dhuron një roman novator, plot jetë dhe emocione, që është në gjendje të përballojë me qartësi një temë që ka të bëjë me gjendjen e njeriut.

Fragment nga libri

...kam provuar t'i mbyll sytë një hop dhe t'i çel prapë. Kush është ai djalë, që ecën duke u epuar përgjatë murit? E shoh për herë të parë, është një i paaftë fizikisht. Mendoj sesi do të kish qenë jeta ime pa të. Jo, nuk mundem. Mund të përfytyrojmë shumë jetë, por jo të heqim dorë nga e jona.

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928169808
ean13
9789928169808
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001342

Botuesi: OMBRA GVG

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Dantella, Shirley Conran

Katër gra elegante, rreth të dyzetave, janë thirrur në Hotel Pjer të Nju Jorkut për të takuar Lilin, aktoren e famshme botërore të kinemasë. Thuajse një legjendë, pavarësisht nga mosha e re, Lili është e bukur, e zjarrtë, me karakter famëkeq... Secila nga të katërta ka një arsye përse e urren Lilin.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Flaka misterioze e mbretëreshës Loana, Umberto Eco

Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo varg poezie, por ai nuk di më emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij, dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëmollë, Matteo Bussola

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dora tjetër, Chris Cleave

Ky është rrëfimi me dy zëra i një drame personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ky roman lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së emigrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000599

Botuesi: Skanderbeg Books

Prill ne Paris, Michael Wallner

Rreshteri i ushtrisë gjermane, Roti, vendoset në Pars në shërbim të forcave naziste. Gjatë ditës ai është i pranishëm në seancat e torturave ndaj antarëve të Rezistencës antinaziste, por në mbrëmje ai shndërrohet në zoti Antuan, që ndryshon veshje dhe sjellje dhe endet nëpër Parisin e mrekullueshëm, por të pushtuar prej bashkëkombësve të tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Bir i qiellit, Kenneth Oppel

Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)