Gjysma e diellit te verdhe, Chimamanda Ngozi Adichie
  • Gjysma e diellit te verdhe, Chimamanda Ngozi Adichie

Gjysma e diellit të verdhë, Chimamanda Ngozi Adichie

Në Nigerinë e viteve 1960, në vendin e dëmtuar nga lufta civile, ndërthuren tri jetë, që në rrëfimin e shkrimtares së re dhe të talentuar, Chimamanda Ngozi Adichie, jepen përmes tre personazheve të rëndësishëm të këtij romani.

1 600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Gjysma e diellit të verdhë
Origjinali: Half of a Yellow Sun
Gjinia: Roman
Autori: Chimamanda Ngozi Adichie
Shqipëroi: Merita Meçe
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2013
Fq. 552
Pesha: 0.803 kg.
ISBN: 978-99943-51-96-1

Mbi librin

Në Nigerinë e viteve 1960, në vendin e dëmtuar nga lufta civile, ndërthuren tri jetë, që në rrëfimin e shkrimtares së re dhe të talentuar, Chimamanda Ngozi Adichie, jepen përmes tre personazheve të rëndësishëm të këtij romani.

Ugu, një djalë i varfër fshati, i cili punon si shërbyes i një pedagogu universiteti; Olana, një grua e re, e cila ka braktisur jetën e saj me privilegje në Lagos për të jetuar me profesorin, të dashurin e saj të ri e tërheqës. I treti është Riçardi, një anglez i drojtur dhe i turpshëm, skllav i motrës binjake të Olanës.

Kur tmerri tronditës i luftës i përfshin edhe ata, besnikërinë e tyre vihen para provave të vështira, ndërsa ata tërhiqen dhe afrohen me njëri – tjetrin në mënyra të çuditshme, të atillë që asnjeri prej tyre nuk i kishte imagjinuar më parë...

Komente mbi librin

"Një roman për referim. Adichie i sjell historisë informacion, dhembshuri të dukshme dhe një arsye të qartë për të kujtuar."

Gardian

"Fantastik! Ky roman është një arritje e shkëlqyer!"

Observer

"Një shkrimtare e re, e pajisur me dhuntinë e tregimtarëve të lashtë."

Chinua Achebe

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994351961
ean13
9789994351961
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ankthi i portierit para penalltisë, Peter Handke

Ai kërkon me dëshpërim një njeri me të cilin të flasë, përpiqet t’u telefonojë të njohurve, pa gjetur askënd. Bredhjet e tij vazhdojnë derisa takon një grua të gatshme të kalojë natën me të. Por pastaj e vret, pa asnjë motiv.
800 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shkrimtari dhe fantazmat e tij, Ernesto Sabato

Cili është problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Ajo e të siguruarit të jetesës pa prostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) e drejtorit të një gazete.
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Autiku dhe pëllumbi, Rodaan Al Galidi

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj. Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej.
600 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Udhëtime me Herodotin, Ryszard Kapuscinski

Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000882

Botuesi: Albin

Rrathet e Ferrit, Husto Horhe Padron

Titulli: Rrathët e FerritGjinia: PoeziAutori: Husto Horhe PadronShqipëroi: Fatos Arapi, Nikolin JaninaShtëpia botuese: AlbinViti: 1995Fq. 150Pesha: 0.19 kg  
500 Lekë
More

Referenca: 2692

Botuesi: Dituria

Dashuri e papërfunduar, Katina Vlahu

Katina Vlahu... rrëfen thjesht dhe me delikatesë, e njeh antikitetin dhe ka aq fantazi, saqë duket sikur rrënojat ribëhen... personazhet sikur dalin nga relievet e mermerta dhe statujat ngjallen...
300 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ditari i ndaluar, Alba de Céspedes

“Më duket se bëra keq që e bleva këtë fletore, shumë keq, madje, por tani është e kotë ta mbaj mendjen atje. Ç’ishte për t’u bërë, u bë.”
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Mirupafshim atje lart, Pierre Lemaitre

Mirupafshim atje lart është një roman emocionues dhe i guximshëm që rrëfen trazirat e periudhës së parë të pasluftës, iluzionet e armëpushimit, hipokrizinë e Shtetit që lëvdon të vdekurit, por harron të gjallët, neverinë e ngritur në virtyt.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac, Ebook

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.
640 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ne jemi gjithçka, Nicola Yoon

"Një eksperiencë leximi unike dhe e bukur. Arti i mrekullueshëm i të shkruarit gërshetohet me ilustrime origjinale, për të na rrëfyer një histori dashurie si asnjë tjetër. Nuk keni pasur rastin të lexoni ndonjëherë një libër si ky".
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Laurus, Evgenij Vodollazkin

Unë nuk e ndiej më unitetin e jetës sime, tha Laurusi. Kam qenë Arseni, Ustini, Amvrosi dhe tani u bëra Laurusi. Jeta ime është jetuar nga katër njerëz të ndryshëm nga njëri – tjetri që kanë trupa të ndryshëm dhe emra të ndryshëm. Çfarë ka të përbashkët midis meje dhe djalit flokëverdhë nga krahina e Rukinës? Kujtesa?
900 Lekë
More

Referenca: SKU000183

Botuesi: Ideart

Lekurzeshket me sy te florinjte, Bradbury

Tematika e këtyre tregimeve sillet që nga realizmi kritik e deri tek futurizmi i subjekteve të së ardhmes. Shumë vepra të Ray Bradbury janë ekranizuar dhe përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.
300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Vita, Melania G. Mazzucco

Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.
1 050 Lekë
More

Botuesi: Ajan

Hiqe këpucën!, Yasser Hareb

U zhyta në një ditë të ftohtë dhe kur iu afrova fundit të detit, rëra i ngjante një stuhie rëre shkretëtire dhe nuk arrija të shihja gjë. U rreka të prek fundin me dorë sa herë që prekja ndonjë guaskë e hidhja në rrjetën e varur në qafë.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001745

Botuesi: Botimet Dudaj

Tigri i Bardhe, Aravind Adiga

Në këtë libër ka lindur një muzë e re në letërsi, që ka ndërmend të mos lërë të flejë njerëzimin në globalizim e sipër...ka ngjyrë të kafenjtë, është plot maraz, e shkëlqyer, gjysmë e arsimuar, rustike - urbane, shkatërrimtare, e shkrirë në fjalë magjike - dhe në rastin e Aravind Adigës kjo muzë buron nga një qytetth i quajtur Laxmangarxh.
1 000 Lekë
More

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
1 200 Lekë
More