• Banner

Pse e rrembyem makinen, Wolfgang Herrndorf
  • Pse e rrembyem makinen, Wolfgang Herrndorf

Pse e rrëmbyem makinën, Wolfgang Herrndorf

Nëna në klinikën e rehabilitimit, babai që shkon me shërbim me sekretaren. Maik Klingenbergut i mbetet t'i kalojë pushimet e mëdha vetëm në pishinën e shtëpisë prindërore. Po pastaj shfaqet Tiku.

850 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pse e rrëmbyem makinën?
Origjinali: Tschick
Gjinia: Roman
Autori: Wolfgang Herrndorf
Shqipëroi: Sokol Mici
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 232
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-387-8

Mbi librin

Nëna në klinikën e rehabilitimit, babai që shkon me shërbim me sekretaren. Maik Klingenbergut i mbetet t'i kalojë pushimet e mëdha vetëm në pishinën e shtëpisë prindërore. Po pastaj shfaqet Tiku. Tiku, në fakt Andrej Tihatov, banon në një nga pallatet e larta sociale të Hellendorfit, po ka arritur të kalojë nga shkolla speciale në gjimnaz, megjithatë nuk duket të jetë një shembull klasik integrimi.

Veç të tjerash ai ka edhe një makinë të vjedhur. Dhe kështu fillon një udhëtim i paharruar pa hartë dhe kompas nëpër provincën gjermane në një verë përvëluese, i paharrueshëm si udhëtimi me anije i Tom Sojerit dhe Hak Finit.

Komente mbi librin

"Pse e rrëmbyem makinën" është një roman aventurash të bukura, të trishtuara i Lindjes misterioze gjermane, i cili ka vetëm një të metë: mbaron shumë shpejt."

Jörg Magenau, Deutschlandradio

"Një histori, që s'ngopesh së treguari dhe lexuari".

Tobias Rüther, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung

"Kur lexon "Pse e rrëmbyem makinën" shkrihesh së qeshuri, por po kaq shumë prekesh dhe herë pas here të mbushen sytë me lot. "Pse e rrëmbyem makinën" është një libër që i bën të rriturit të ndihen fare mirë dhe që mund t'ua dhurosh kurdo moshatarëve të heronjve të tij".

Gustav Seibt, Süddeutsche Zeitung

Mbi autorin

Wolfgang Herrendorf lindi më 1965 në Hamburg dhe vdiq më 2013 në Berlin. Studioi pikturë. Ndër të tjera ai ka bërë ilustrime edhe për revistën satirike gjermane "Titanic". Në 2002 doli romani i tij i parë "In Plüschgewittern" , 2007 vëllimi me tregime "Diesseits des Van-Allen-Gürtels" dhe 2010 romani "Pse e rrëmbyem makinën", i cili ndërkohë është përkthyer në 23 gjuhë të ndryshme. Në vitin 2011 botoi romanin "Sand", i cili është nderuar me Çmimin e Panairit të Librit në Lajpcig.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001617

Botuesi: Skanderbeg Books

Inati, Philip Roth

"Inati", rrëfenja për arsimimin e një të riu mes mundësive tmerruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dëshmon Pereira, Antonio Tabucchi

Doktor Pereira më erdhi për vizitë për herë të parë një mbrëmje shtatori të 1992-it. Në atë kohë ai nuk quhej ende Pereira, nuk kishte marrë ende tipare të qarta, ishte diçka i vagullt, ikanak dhe i tymtë, por kishte tashmë dëshirë të ishte protagonist libri.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

E shtrejnta jetë, Alice Munro

Ja, kjo është gjithçka mbetet për t’u thënë, kjo është gjithçka që mund të gjejë lexuesi tek “E shtrenjta jetë”: gjurmët e një materiali radioaktiv, i rrezikshëm e i pushtetshëm, që ka përshkuar e dritësuar të gjitha historitë.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Përshpirtja, Anne Enright

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fundi i lojës, Gemma Lienas

Ai është një djalë gjashtëvjeçar, i mbetur në kurth, në mes të kryqëzimit të zjarrit të dy prindërve që po ndahen, dhe me fjalët e tij na tregon historinë e vet me një narracion spontan e plot ngjyra.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Akulloreshitësi, Katri Lipson

Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një regjisor vendos të pasqyrojë jetën e vëretë, duke krijuar një film pa skenar, ku aktorët mësojnë historinë dhe rolin e tyre gjatë zhvillimit të skenarit.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm nuk shpëton kush, Margaret Mazzantini

Delia dhe Gaetano dikur ishin një çift. Tani nuk janë më, dhe sonte duhet të mësojnë si të mos jenë. Gjenden për darkë, në një restorant jashtë, pak kohë pasi kanë zhbërë atë që dikur ishte një familje. Ai është transferuar në një apartament, ajo ka mbetur në shtëpi me të bijtë e vegjël Kozmo dhe Niko.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001524

Botuesi: OMBRA GVG

I ardhur në jetë, Margaret Mazzantini

Xhema, një grua e plagosur nga e kaluara, lë në tokë jetën e saj të zakonshme dhe merr avionin së bashku me të birin, Pietron, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, për të shkuar së bashku në Sarajevë, në një qytet kufi mes Lindjes dhe Perëndimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Mali i Vogël, Elias Khuri

"Mali i vogël" është emri popullor i lagjes së krishterë Eshrafija, në lindje të Bejrutit, ku u rrit tregimtari..., kohë para se pesë burra të kërcejnë në një xhip, me mitraloza në krahë, për të marrë në pyetje nënën e tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu, Fernando Aramburu

 A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i kishte shkatërruar jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? 

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pa frymë, Lorenzo Amurri

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhimbja, Marguerite Duras

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)