• Banner

Mos me thuaj qe ke frike, Giuseppe Catozzella
  • Mos me thuaj qe ke frike, Giuseppe Catozzella

Mos më thuaj që ke frikë, Giuseppe Catozzella

Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mos më thuaj që ke frikë
Origjinali: Non dirmi che hai paura
Gjinia: Roman
Autori: Giuseppe Catozzella
Shqipëroi: Adrian Beshaj
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 268
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-99943-0-388-5

Mbi librin

Një roman i paharrueshëm. Historia e vërtetë e një vajze që nuk ndaloi kurrë së ëndërruari.
Samia është një vajzë nga Mogadishoja. Vrapimin e ka në gjak. Çdo ditë ndan ëndrrat e saj me Alin, mikun e zemrës, të besuarin dhe të parin trajner të apasionuar. Ndërkohë përreth, në Somalinë e konflikteve të forta politike e fetare, armët flasin gjithnjë e më fort gjuhën e pushtetit.

Samia shikon larg dhe te këmbët e saj të holla shikon mundësinë për shpagim për vuajtjet e vendit të saj dhe të grave somaleze. Stërvitet natën në stadiumin e shkretë duke iu fshehur syve të integralistëve dhe spiunëve të tyre dhe garat e para, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, e kualifikojnë për në Olimpiadën e Pekinit. Arrin e fundit, por ama bëhet një simbol për gratë myslimane në të gjithë botën.

Ëndrra e saj është të fitojë. Takimi i ardhshëm është Olimpiada e Londrës e vitit 2012. Por gjithçka bëhet më e vështirë, integralistët fitojnë gjithnjë e më shumë pushtet. Samia vrapon e veshur me burkë dhe përballet me një humbje të tmerrshme, ndërsa "vëllai i një jete të tërë" ia ndryshon përgjithnjë jetën.

Një natë niset më këmbë. Në kërkim të lirisë dhe ëndrrës për të fituar olimpiadën. E vetme ndërmerr udhëtimin prej tetë mijë kilometrash, odisenë e emigrantëve nga Etiopia në Sudan, përmes Saharës, në Libi, për të mbërritur nga deti në Itali.

Mbi autorin

Giuseppe Catozzella ka botuar libra në vargje: "Majmuni shkruan"(2007) dhe gjithashtu romane investigativë: "Espianti"(2008) dhe "Alveare"(2011). Shkruan shpesh te "L'Espresso", "Sette", "Lo Straniero" dhe ka bashkëpunuar me programin "Le Iene". Ka dhënë leksione në Columbia University.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994303885
ean13
9789994303885
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001381

Botuesi: Botimet Dudaj

Edhe një ditë më shumë, Fabio Volo

Problemi nuk është sa pret, por kë pret. Zgjimi, kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica-kinemaja-shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")

Çmimi 950 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Treni i fateve, Blanca Busquets

 Në njërin nga vagonët janë dymbëdhjetë persona që, në dukje, nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin. Por, në të vërtetë, që të gjithë dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër nga sa pandeh secili në lidhje me veten...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Me ty përtej detit, Giulia Besa

Vendos ta provojë vetë dhe përmes një blogu modelimi njeh Alesandron, një student që vazhdon për Inxhinieri Detare. Shpejt mes tyre lind një marrëdhënie e fortë, e përbërë nga fjalë, rrëfime e shkëmbim mendimesh; por, kur Aurora i propozon të takohen, ai ngurtësohet në mënyrë të pashpjegueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trainspotting, Irvine Welsh

I furishëm, vulgar, përqeshës, romani Trainspotting rrëfen jetën e një grupi djemsh nga Edinburgu, mes seksit e drogës, grindjeve, vërdallosjeve dhe inateve. Rentoni, Sik Boi, Spudi dhe Begbi janë të mallkuarit e një modernizmi dhe një ferri kimik, që jetojnë një jetë të çatrafiluar dhe në arrati, në kërkim të vazhdueshëm të shpëtimit, për t'i dhënë një...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Olivia, Rena Rossi-Zairi

os vallë ekzistojnë të vërteta të pamëshirshme, që nuk duhet të thuhen? Mos janë më të parapëlqyeshme gënjeshtrat? Dhe, a është vallë dashuria, udhëtimi ynë i vetëm i vërtetë?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ishulli i Dështimit, Ina Vëllçanova

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Misteret e Klarës, Ellen Marie Wiseman

Një roman i arrirë, kushtuar një dashurie të zjarrtë dhe një jete të prerë në mes, që tregon se deri ku mund të arrijë njeriu për të mbrojtur gjënë më të shtrenjtë në jetë: dashurinë. E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001075

Botuesi: Dituria

Shtëpia e fluturave të zeza, Leena Lander

Vogëlushi Juhan dërgohet në një institut edukimi. Aty përballet me një idealist të bindur se disiplina e hekurt mund t’i bëjë ata djem njerëz më të mirë. Atmosferë deliri që zhuritet nga pasioni i gruas për një djalë, dhe i Juhanit për një vajzë.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Askush nuk na vështron, Jose Luis Peixoto

Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Agim, Eli Vizel

Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes.Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Një me ty, Sylvia Day

"Një me ty", një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës "Crossfire", një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën. Romani i pestë i serisë "Crossfire" e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)