Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Zigzage takimesh, David Foenkinos
  • Zigzage takimesh, David Foenkinos
  • Zigzage takimesh, David Foenkinos

Zigzage takimesh, David Foenkinos

Pegi

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.

800 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zigzage takimesh
Origjinali: Nos sèparations
Gjinia: Roman
Autori: David Foenkinos
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2015
Fq. 208
Pesha: 0.267 kg.
ISBN: 978-9928-175-56-4

Mbi librin

Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.

Komente mbi librin

"Na përkëdhel, na pickon, na bën të qeshim e na prek. Jemi në traditën më të mirë të letërsisë franceze: të dëfrehemi me atë që na shtrëngon zemrën."

Bernard Pivot

"Dhurojani gjithë të dëshpëruarve të kësaj bote për t'iu rikthyer buzëqeshjen. Për vetë të dëshpëruarit, blejeni! Dhe për ata që nuk janë të dëshpëruar, një kurë e vogël gajasesh nuk bën kurrë dëm! Lexojeni!"

Petites lectures entre amis

Fragment nga libri

Në botë janë tre miliardë femra. Pra, kam të drejtë të pyes veten: Pse Alisa? Sidomos, ditët kur grindemi. Pse zgjodha atë midis gjithë kinezeve dhe ruseve? Pse ka hyrë në jetën time dhe më nervozon e më dëshpëron? Them me vete se me siguri do të ketë ndonjë australiane që do të më bënte shumë të lumtur.

Por kjo do të më nxirrte telashe: çfarë tmerri të udhëtosh një ditë të tërë me avion për të shkuar e takuar vjehrrën, kunatin e kunatën. I urrej avionët. Mund t'i duroja vetëm nëse do të shtriheshin shina në qiell. Si përfundim, besoj se jam i lumtur.

-Alisa, mund të më kishte rënë për pjesë një vajzë shumë më e keqe se ti.
-Po me lodh, Fric. Vërtet po më lodh.
-Atëherë, natën e mirë.

Mbi autorin

David Foenkinos është autor i dhjetëra romaneve, të përkthyera në dyzet gjuhë të botës. Sipas gazetës Le Figaro, "Delikatesa", romani i tij i parë i sjellë në gjuhën shqipe, e bëri një nga pesë autorët më të shitur në Francë në 2011.

Ky roman fitoi dhjetë çmime letrare dhe u ekranizua në filmin me të njëjtin titull, me aktoren Audrey Tautou. "Zigzage takimesh", i shkruar në 2008, është libri i tij i dytë në gjuhën shqipe.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928175564
ean13
9789928175564
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Nesër në betejë mendo për mua, Javier Marias

Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2112

Botuesi: Bota Shqiptare

Xhevahiri i Medines, Sherry Jones

Ajo ishte bota e Aishes, bijë e Ebu-Bekirit. Kur ajo u lind në vitin 613, gratë konsideroheshin pronë, zotërim i burrave, dhe ishin aq pa vlerë, saqë prindërit mund t'i groposnin të gjalla, nëse në atë vit do të kishin lindur shumë vajza.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kufiri, Alessandro Leogrande

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Mysafirë me pagesë, Sarah Waters

Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Toena

Në vendlindje, Tahar Ben Jelloun

Muhameti ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun. Por, një ditë, ai do të përballet me daljen në pension të detyrueshëm...
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Sinagoga e ikonathyesve, J. Rodolfo Wilcock

Janë 35 rrëfime (titulli i secilit syresh është një emër dhe mbiemër, për ne i padëgjuar), 35 biografi personazhesh të pagjasë, të gjithë ekscentrikë, ndonjëherë makabër, pak groteskë, rrallë të mençur: kryesisht “shkencëtarë” (por jo vetëm të tillë), qëmtuar në 200 vjet histori (nga gjysma e dytë e shekullit XVIII te gjysma e parë e shekullit XX)
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001109

Botuesi: Te tjere

Tregimet e makthit

Botuar në janar 2010, tregimet e makthit është numri 4 në serinë e librave me tregime, të përgatitura nga shtëpia botuese Gaid Margot që sjell përmbledhje me tregime nga autorët më të mirë. Këto janë libra që lexohen me një frymë, por që mund edhe të të lënë pa frymë!
300 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dëshmon Pereira, Antonio Tabucchi

Doktor Pereira më erdhi për vizitë për herë të parë një mbrëmje shtatori të 1992-it. Në atë kohë ai nuk quhej ende Pereira, nuk kishte marrë ende tipare të qarta, ishte diçka i vagullt, ikanak dhe i tymtë, por kishte tashmë dëshirë të ishte protagonist libri.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

Në flakët e Izmirit, Dinos Koubatis

Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton. Nga ajo rrëmujë e përgjithshme që mbizotëroi, familja del dhjetëfish e zvogëluar në numër; ata që arritën të mbijetojnë pas një udhëtimi të stërmundimshëm, do të përfundojnë në Kretë dhe në Pire.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dashnorët poshtë Danubit, Federico Andahazi

Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift hebrenjsh: ish-gruan dhe burrin e saj aktual, me të cilin ajo e ka tradhëtuar. Historia zhvillohet në dy plane: ai i nëntokës dhe ai i shtëpisë, ku Bora jeton me Margën, gruan e tij të dytë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Mikrokozmose, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.
850 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...
1 300 Lekë
More