Nese do te qendroj, Gayle Forman
  • Nese do te qendroj, Gayle Forman

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

UEGEN

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nëse do të qëndroj
Origjinali: If l stay
Gjinia: Roman
Autori: Gayle Forman
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2014
Fq. 276
Pesha: 0.339 kg.
ISBN: 978-9928-03-227-0 

Mbi librin

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.

Megjithëse makina ku po udhëtonte me familjen është shkatërruar nga përplasja e tmerrshme me një kamion, Mia ngrihet lehtë nga vetja e saj, ndodhet më këmbë, në cep të rrugës, arrin të shohë trupat pa jetë të prindërve, vëllain e vogël me sytë e mbyllur dhe veten e saj të katandisur pa shpresë jashtë makinës.

Mia është në koma, por mendja e saj shikon, dëgjon, i ndjen mendimet dhe i prek fjalët si të jenë të gjalla. Pasioni për violonçelin, ëndrra për t'u bërë një muzikante e famshme, dashuria e një djaloshi që luan muzikë të bukur si ajo. Por kujton edhe atë që nuk do ta gjejë në rizgjimin e saj: ëmbëlsinë e ngrohtë të babait, kurajën e nënës, gjallërinë e Tedit të vogël, emocionet e orëve të kaluara me dashuri në familje.

Dhe nuk e kupton ç'po ndodh me të. Në çfarë është shndërruar? Në një shpirt që vërtitet në kërkim të dickaje të papërcaktuar dot? Duhet të largohet, apo të qëndrojë? Për çfarë ia vlen të mbetet mbi tokë, tani që familja e saj e dashur nuk do të ekzistojë më, nëse vendos të zgjohet? Ia vlen të durojë dhimbjen, apo më mirë ta lërë veten të shkojë? Çka mbetur më për Mian, që të qëndrojë edhe nesër?

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789928032270
ean13
9789928032270
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Kremlini prej sheqeri, Vladimir Sorokin

Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ishulli i Dështimit, Ina Vëllçanova

Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.
700 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Qeni, Joseph O'Neill

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romani "Netherland", zbulon konturet e fshehura të një qyteti – stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern.
900 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Nata e fundit e Kadafit, Yasmina Khadra

Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij.
900 Lekë
More

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Trupi i njeriut, Paolo Giordano

Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Nje minute urti, Anthony de Mello

Mjafton vetëm një minutë, për të lexuar çdonjërën nga anekdotat e këtij libri. Fshehur në faqet e tij (jo në fjalët, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferën e tij) gjendet një urti, që nuk mund të përcillet në gjuhën njerëzore.
570 Lekë
More

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Epshi, Elfriede Jelinek

Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm.
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Familja e katit të sipërm, Lisa Jewell

Ky libër i shkruar me kaq mjeshtëri, të mban frymën pezull dhe shpërfaq historinë e dy familjeve që jetojnë në një shtëpi të mbushur me sekretet më të errëta.
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dantella, Shirley Conran

Katër gra elegante, rreth të dyzetave, janë thirrur në Hotel Pjer të Nju Jorkut për të takuar Lilin, aktoren e famshme botërore të kinemasë. Thuajse një legjendë, pavarësisht nga mosha e re, Lili është e bukur, e zjarrtë, me karakter famëkeq... Secila nga të katërta ka një arsye përse e urren Lilin.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?
500 Lekë
More

Botuesi: Living

Një vere italiane, Rebecca Serle

E magjepsur nga deti i paanë, nga peizazhet me bukuri të pashoqe, mikpritja e njerëzve dhe, natyrisht, nga ushqimi i përsosur, Kejtit i duket se pak nga pak rikthehet në jetë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vajza e keqe, Justine Levy

Të jesh nënë është e thjeshtë, të jesh nënë është një gjest dashurie pa kushte dhe, për ta përmbushur, duhet të zhvishesh nga egoizmi i fëmijërisë, të lësh pas rolin tënd si bijë. Për Luizën ky është një kapërcim i detyrueshëm: ajo zbulon që është shtatzënë pikërisht kur Alisa, nëna e saj, po vdes.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001366

Botuesi: Botimet Dudaj

Ha lutu dashuro, Elizabeth Gilbert

Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert – in... Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P31

Botuesi: Dituria

Zonja e funeraleve, Sophie Kinsella

Flër Deksani është një grua e bukur dhe tërheqëse, por mbi të gjitha pa skrupuj. E pajisur me një garderobë të jashtëzakonshme veshjesh të zeza elegante, e informuar nga nekrologjitë e botuara në Times, Flëri merr pjesë në funerale dhe përkujtimore duke pasur si qëllim të joshë vejanët e pasur të pangushëlluar.
800 Lekë
More

Referenca: K1R2P7

Botuesi: Bota Shqiptare

Zgjedhja, Nicholas Sparks

Gjatë viteve, Nicholas Sparks ka ngazëlluar lexuesit me historitë e tij të bukura dhe prekëse. Ai i rikthehet talentit të tij të pakrahasueshëm me një romancë të re për dashurinë e gjetur dhe të humbur dhe vendimeve të cilat ne shpresojmë të mos i marrim kurrë.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R2P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajmalia, Nicholas Sparks

A ekzistojnë me të vërtetë hajmalitë? Ish – ushtari Logan Tibolt mendon se ka gjetur një. Duke mbajtur gjithmonë ne mendje kujtimet e shokëve që humbi në Irak, Logani e di që është me shumë fat që arriti të kthehet në shtëpi. Ai beson se një fotografi që mbante gjithnjë me vete, fotoja e një gruaje të buzëqeshur që nuk e ka takuar asnjëherë.
1 000 Lekë
More