• Banner

Shtepia e tete, Bernardo Atxaga
  • Shtepia e tete, Bernardo Atxaga

Shtepia e tete, Bernardo Atxaga

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri.

650 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtëpia e tetë
Origjinali: Zazpi etxe Frantzian (Siete casas en Francia)
Gjinia: Roman
Autori: Bernardo Atxaga
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2014
Fq. 234
Pesha: 0.284 kg.
ISBN: 978-9928-136-25-7

Koment nga përkthyesi

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri.

Thjeshtësi në të rrëfyer dhe përsosmëri në raport me botën që krijon dhe përshkruan – asgjë nuk është e tepërt dhe asgjë nuk mungon, teksa çdo fjali, çdo shprehje, çdo fjalë është në vendin e vet, e kalibruar nga një dorë mjeshtërore. Është pikërisht thjeshtësia sublime e pjekurisë së plotë të një romancieri, në kuptimin që i zotëron tërësisht "sekretet" e artit të të shkruarit.

Dhe, krahas rrjedhshmërisë në të rrëfyer dhe mbuluar natyrshëm prej saj, ky roman ngërthen një arkitekturë komplekse ngjarjesh, motivesh e dramash njerëzore. I venduar në Kongon e fillimshekullit XX, në kontekstin e njërës prej faqeve më të errëta të historisë së njerëzimit, të cilën e kanë trajtuar shkrimtarë të tillë si: Joseph Conrad dhe W. G. Sebald – dhe mund të thuhet se ky roman qëndron me dinjitet përbri kryeveprave të tyre përkatëse – subjekti shpaloset përmes një ndërthurjeje kontrastesh: jo vetëm ndërmjet pasurisë dhe mjerimit të skajshëm, po edhe ndërmjet qytetërimit dhe barbarisë, ndërmjet hyjnores dhe mizores, ndërmjet simboleve fetare të dukshme apo të fshehura ironikisht në detaje gjithfarësh dhe pangopësisë për t'u pasuruar, ndërmjet dashurisë së qashtër dhe thirrjeve të epshit, ndërmjet ngulmimit për të jetuar dhe impulseve shkatërruese e vetëshkatërruese... Një botë e largët dhe e afërt, kompakte dhe e larmishme.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000148

Botuesi: Ideart

Inkuizicionet e tjera, Jorge Luis Borges

Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001192

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Biseda me Jorge Borges

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001527

Botuesi: Skanderbeg Books

Festa e Cjapit, Mario Vargas Llosa

Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Ligjërata, Jorge Luis Borges

Kështu ndodhi që në moshën 47 vjeç, para meje u hapën perspektivat e një jete të re dhe pasionuese. Udhëtova në veri e në jug të Argjentinës dhe Uruguait, duke mbajtur ligjërata për Swedenborg – un, Blake – un, për mistikët persianë dhe kinezë, për budizmin dhe poezinë gauço, për Martin Buber – in, për Kabalën.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Unë rrëfehem, Jaume Cabre

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Pas xhamit të dyfishtë, Halldora Thoroddsen

Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Udhëtim në fund të natës, Louis-Ferdinand Celine

Skandal që vërtet s'ka ndal! Udhëtimi selinean tej skajnatës mbetet unikal në historinë e shkrimit. Skandal i së Keqes dhe Mjerimit total, pllakosur sheshit jo si befasi të udhës, por si kanun kushtetues i ekzistencës dhe zemberek i vetë qenies, të cilit hipokrizia e dekorit të jargavitur moralist nuk i lëviz dot as qimen.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2960

Botuesi: Botimet Dudaj

Ditari i nje djaloshi te klonuar, Enzo Fontana

Beniamini, në moshën 16 vjeçare, zbulon rastësisht se është kloni i të vëllait që s'e ka njohur kurrë, të vdekur tragjikisht vite më parë. Ky zbulim tronditës e turbullon deri në rrënjë jetën e adoleshentit, i cili përpiqet të kuptojë, por që nuk arrin të orientohet në këtë pështjellim gjenetik dhe emocional.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Qyteti tjetër, Michal Ajvaz

Në këtë "himn melodioz" dhe të bukur të Pragës, Ajvaz ripopullon qytetin e Kafkës me fantazma, njerëz të çuditshëm, kafshë që flasin dhe statuja të parealizuara, që përgjojnë në periferinë e një qyteti shumë të njohur nga turistët.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Shpirt i egër, Cheryl Strayed

Në moshën 22-vjeçare, Cheryl Strayed mendoi se kishte humbur gjithçka. Pas humbjes së nënës, secili në familje mori rrugën e tij dhe shumë shpejt mori fund edhe martesa e saj. Katër vjet më vonë, duke menduar se nuk kishte më asgjë për të humbur, ajo mori vendimin më të rëndësishëm të jetës.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Në flakët e Izmirit, Dinos Koubatis

Një familje e pasur dhe fisnike e Smirnit (Izmirit), me origjinë nga Kreta, përjeton në vitin 1922 shkatërrimin e qytetit ku ajo jeton. Nga ajo rrëmujë e përgjithshme që mbizotëroi, familja del dhjetëfish e zvogëluar në numër; ata që arritën të mbijetojnë pas një udhëtimi të stërmundimshëm, do të përfundojnë në Kretë dhe në Pire.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Parajsa e bardhë, Kristin Hannah

Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Kalorësi në çati, Jean Giono

Anxhelo Pardi, një fisnik italian e ish oficer i husarëve, pas disa vjetësh arratie në Francë për shkak të vrasjes në duel të një spiuni austriak, po kthehet në atdhe, duke kaluar nëpër jugun e Francës të përfshirë në vitet 1830-të nga një epidemi kolere.

Çmimi 950 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Nderi, Elif Shafak

I premtova vetes të mos e lija pa rrëfyer historinë e saj. Kështu e nis shtjellimin e historisë Esmaja, një grua e re kurde që jeton në Londër, per të treguar më pas krimin e tmerrshëm që kishte kryer i vëllai. Esmaja tregon historinë e familjes së saj nëpër tri breza, që nga gjyshja, te lindja e së ëmës dhe tezes në një fshat të humbur kurd buze Eufratit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Unë, vetja ime dhe dikush tjetër, Max Frisch

Teo Gantenbajn luan rolin e të verbrit. Njerëzit rreth tij besojnë se s'kanë nevojë t'i frikohen vështrimit të tij gjykues dhe fillojnë të zbulohen. Pikërisht verbëria e tij ia mundëson dashurinë e thellë ndaj aktores Lila dhe jetën e lumtur me të.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)