• Ka mbaruar
Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 1, Colleen McCullough
  • Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 1, Colleen McCullough

Zogjtë vdesin duke kënduar, vol. 1, Colleen McCullough

Bota Shqiptare

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar.

1 250 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Zogjtë vdesin duke kënduar, vëllimi i parë
Origjinali: The thorn birds
Gjinia: Roman
Autori: Colleen McCullough
Shqipëroi: Nikolla Sudar
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2013
Fq. 488
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-00-085-9

Mbi librin

Një roman me përmasa epike... seks, dhunë, dashuri e ndaluar, të fshehta të errëta, pafajësi, pasuri dekadente, dobësi, hakmarrje, urrejtje e gjithçka tjetër që ka natyra njerëzore. Me mbi 10 milionë kopje të shitura në mbarë botën, ky roman përshkruan në mënyrë epike historinë e tri brezave të një familje të shquar australiane, një histori që është shndërruar në një nga serialët më të dashur televizivë të të gjitha kohërave.

Diku në Australi, tri breza të jashtëzakonshëm të familjes Kliri jetojnë mes gëzimit e trishtimit, sfidës së hidhur e ngadhënjimit madhështor - të udhëhequr nga ëndrra, të mbështetur nga fuqia e karakterit... të rrënuar nga pasionet e errëta, dhuna dhe skandali që shoqërojnë dashurinë e ndaluar. Romani, "Zogjtë vdesin duke kënduar", me sagën e ëndrrave, betejat titanike, pasionet e errëta dhe dashurinë e ndaluar që përshkruan, vjen në shqip për të mrekulluar një brez të ri.

Komente mbi librin

"I bukur... Jashtëzakonisht tërheqës."

New York Times

"Një epikë që të prek në zemër...vërtet i mrekullueshëm."

Chicago Tribune

"Në faqet e këtij libri ndodh një sagë që shoqërohet nga gjithçka... Një roman i përsosur... Një nga ata libra që të mban varur deri në paragrafin e fundit."

Boston Globe

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928000859
ean13
9789928000859
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Këpucët e klounit, Rebecca F. John

Kjo përmbledhje me tregime na servir një koleksion mrekullisht të larmishëm karakteresh, ndër të cilët një garues qensh, pronarin e një dyqani muzike, këngëtarë, interpretues cirku dhe dy motra në moshë të njomë në Varshavën e Luftës së Dytë Botërore.
700 Lekë
More

Referenca: SKU002018

Botuesi: Dituria

Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Mami, Brendan O'Carroll

Anjeza Brauni është një grua e fortë – mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Persepolis, Marjane Satrapi

"Persepolis" paraqet një portret të paharrueshëm të përditshmërisë dhe kontrasteve tronditëse midis jetës publike dhe asaj private në Iran. Sytë fëmijërorë të autores bëhen dëshmitarë të perandorëve të rrëzuar, të martirëve dhe të fshikullimeve të sanksionuara nga shteti.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?
1 250 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kështu thua ti!, Connie Palmen

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.
900 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Djemtë e Belanos, Andrea Vitali

Sërish Andrea Vitali i ka rënë në të: "Djemtë e Belanos" është një karusel pështjellues personazhesh dhe ngjarjesh tejet interesante e zbavitëse dhe në të njëjtën kohë portreti më i vërtetë dhe më i thellë i Italisë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Morava

Vajzat e fshehta të Kabulit, Jenny Nordberg

Një libër për Afganistatnin, një vend ku shoqëria drejtohet pothuajse tërësisht nga burrat dhe lindja e një djali është arsye për të festuar, ndërsa ardhja në jetë e një vajze është ogur i keq. Azita dhe shoferi i saj iu kanë shpëtuar për punë sekondash disa shpërthimeve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Humnera, Darko Tusevljakovic

Romani “Humnera” është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik.
750 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Gra që flasin, Miriam Toews

I bazuar në ngjarje të vërtëta dhe i treguar përmes shënimeve të mbledhjeve në pelvicë, romani mjeshtëror i Miriam Toewsit rrëfen historinë e këtyre grave që, për hetë të parë, vendosin të marrin në dorë fatet e tyre.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Hoteli i bardhë, D.M. Thomas

Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000437

Botuesi: Fan Noli

Kur dashuronte Suani, Marsel Prust

Në një pasion obsesiv, Suani sheh te Odeta cilësitë që ai admiron në pikturat e mjeshtërve të mëdhenj. Ajo është e pafajshme, misterioze, surpriziese dhe, ndoshta më e rëndësishmja, është diçka që mund ta kesh tënden...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000974

Botuesi: Dituria

E kuqja dhe e zeza, Stendal

Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit. 
1 000 Lekë
More

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.
800 Lekë
More