• Banner

Hoteli i bardhë, D.M. Thomas

Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hoteli i bardhë
Origjinali: The White Hotel
Gjinia: Roman
Autori: D.M. Thomas
Shqipëroi: Pirro Dollani
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2014
Fq. 310
Pesha: 0.360 kg.
ISBN: 978-9928-06-068-6

Koment nga autori

Askush nuk mund të arrijë peizazhin e histerisë, "truallin" e këtij romani, pa u përballur me figurën madhështore të Sigmund Frojdit. Frojdi është një nga karakteret e romanit, në të vërtetë, si zbulues i mitit modern, të madh e të bukur, të psikoanalizës. Me mit, unë nënkuptoj shprehjen poetiko – dramatike të së vërtetës së fshehur. Por duke e theksuar, s'do të thotë që vë në pikëpyetjeje vlerën shkencore të psikoanalizës.

Frojdi në këtë vepër është një figurë krejtësisht artistike. Megjithatë, Frojdi im imagjinar vepron përgjithësisht në përputhje me faktet e njohura të jetës së tij reale. Herë pas here, kam cituar nga punimet dhe letrat e tij.

Letrat në Prolog, si edhe të gjitha pasazhet që lidhen me psikoanalizën nuk kanë asnjë bazë reale, përfshirë këtu edhe Pjesën III, që ka formën letrare të një epikrize frojdiane. Lexuesit që kanë pak njohuri për epikrizat e vërteta, (të cilat, përveç gjërave të tjera, janë edhe vepra letrare mjeshtërore) le të shikojnë volumet 3, 8 dhe 9 të Pelican Freud Library (Penguin Books, 1974, 1977, 1979).

Fragment nga libri

Sekretarit të Komitetit të 100-vjetorit të Gëtes
Këshillit të Qytetit të Frankfurtit

I dashur Zoti Kuhn,

Më vjen keq që po i përgjigjem me vonesë letrës tënde të dashur. Edhe gjatë kësaj kohe kam punuar, natyrisht kur jam ndier mirë dhe kumtesën e kam mbaruar. Pacientja ime e dikurshme nuk ka ndonjë kundërshtim që ju të botoni krijimet e saj së bashku me punimin që kam futur brenda. Shpresoj që të mos alarmohesh nga shprehjet e pahijshme që janë përhapur gjatë gjithë vargjeve të mjera si edhe nga ato pjesë që janë më pak fyese, por ende pornografike, në shtjellën e fantazisë së saj.

Duhet të kihet parasysh që (a) autorja vuante nga një histeri e rëndë seksuale dhe (b) krijimet i përkasin fushës së shkencës ku parimi nihil humanum është pranuar dhe zbatuar universalisht dhe jo më pak nga poeti që i këshillon lexuesit të mos frikësohen e të mos largohen nga "ajo që është e panjohur apo e shpërfillur nga njerëzia, pasi gjatë natës ajo depërton përmes labirintit të zemrës".

Juaji sinqerisht,
Sigmund Frojd

Komente mbi librin

"Roman i një force përfytyruese dhe intelektuale të shkëlqyer."

Selman Rushdi

"Ky libër me bëri përshtypje të jashtëzakonshme kur e kam lexuar në moshën 21 vjeçare dhe ka ndikuar fuqishëm në vendimin tim për t'u bërë shkrimtar. Gjurmë të "Hotelit të Bardhë" ende i shoh në romanin tim të parë "Tre Fermerë Rrugës për në Ballo."

Richard Powers, autori i romanit "Jehona e Kujtesës"

"Vepër e mahnitshme... një eksperiment elegant e mjaft i ngrohtë. Një sensualitet i çiltër, përzier me një ndjenjë të ngrohtë për çastet më tronditëse në historinë moderne, një fluiditet e shkathtësi gati si në ëndërr."

John Updike, The New Yorker

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060686
ean13
9789928060686
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000439

Botuesi: Koha Ditore

Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov

Rrëfimi për një dashuri, i përfshirë me skena jashtëzakonisht sugjestive të orëve të fundit të Jezuit nga Nazareti para prokuratorit romak të Judesë, Pons Pilatit, por edhe me paraqitjen ekzoterike të zotëri Volandit në Moskën e asaj kohe, shndërrohet në njërën nga historitë më ngacmuese për fatin njerëzor dhe rrugëve të shpëtimit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2266

Botuesi: OMBRA GVG

Perëndia e mizave, William Golding

Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Në udhë, Jack Kerouac

Të çmendur për jetë, të çmendur për shëlbim, të çmendur të shpallin me të lartë, thekshëm këlthasin fërgëllimën e zemrës, dëshiruar për gjithçka njëherësh, e që kurrë s'i sheh tu hapet goja, ose të belbëzojnë qoftë edhe një fjalë të vetme të rëndomtë, por që kallen, kallen, kallen pa nda, si qirinjtë e verdhë të kishave.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E gjora vajzë e pasur, Lesley Lokko

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Muza

Gjuetari i shtrigave, Max Seeck

Detektivja Xhesika Niemi po heton një rast të jashtëzakonshëm vrasjeje në seri. Gruaja e shkrimtarit të famshëm, Roxher Koponenit, duket se është vrarë në një ritual të çuditshëm. Por asgjë nuk është e rastësishme – autori i krimit ndjek pikë për pikë modelin e rrëfyer në librin më të shitur të kohës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Të ndriturit, Eleanor Catton

Sa herë në kaq kohë të bie të lexosh një roman, i cili të ngrin përtej gjërave të rutinës së përditshme, të heq mënjanë, të mbledh dhe të lë të ndihesh sikur ke kaluar fundjavën me një gjeni. Eleanor Catton me këtë roman mahnitës bën thjesht këtë...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2891

Botuesi: Te tjere

Ditar i vonuar, Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001528

Botuesi: Skanderbeg Books

Vajza e prapë, Mario Vargas Llosa

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kryekëput mashtrim, Lesley Lokko

E njohur si "Mbretëresha e Akullt", Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2797

Botuesi: Pegi

Fluturaku i kohes, Stefano Benni

Një Zot? Një hyjni pagane të madhe e të fëlliqur si gjiriz që i dhuron për tërë jetën një dhunti të mrekullueshme: një orë të brendshme, një orë magjike madje, që do t'i japë mundësi të fluturojë përpara në kohë, të shohë atë që do të ndodhë në botë dhe njëherësh të jetojë kohën e tij, mes parandjenjash dhe zbu

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)