Versioni i Barnit, Mordecai Richler
  • Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Botimet Dudaj

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Versioni i Barnit
Origjinali: Barney's Version
Gjinia: Roman
Autori: Mordecai Richler
Shqipëroi: Pranvera Xhelo
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 588
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-0-238-3

Mbi librin

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.

Edhe kur shkruan me tone të ashpra për prapësitë bohemiane të viteve pesëdhjetë në Paris, tri martesat e tij të trazuara apo për kompaninë e tij të suksesshme televizive, të dorës së fundit, "Totally Unnecessary Productions", nuk kalon shumë dhe tregon se kujtesa e tij mund të ketë filluar të pësojë të çarat e para, por gjaknxehtësia ama, funksionon me ngarkesë të plotë.

Por, kur akuzohet për vrasjen e mikut të tij më të ngushtë – i kapur mat në shtrat me Zonjën e Dytë Panofski – versioni i ngjarjeve që jep Barni, mund të mos jetë i mjaftueshëm për ta mbajtur atë larg telasheve.

Komente mbi librin

"Njëherazi, i këndshëm që të biesh përmbys, zemërak dhe sfilitës në mënyrë të dhimbshme."

The Dallas Morning News

"I ndërtuar dhelpërisht për një pritshmëri maksimale dhe të qeshura pafund. ... i harlisur."

Time

"Rihleri tipik: i këndshëm, i ashpër dhe prekës."

San Francisco Examiner

"Qëllimi i Rihlerit është ende vdekjeprurës... me një humor therës dhe magji follstafiane."

The New York Times Book Review

Mbi autorin

Mordecai Richler lindi në Montreal, në vitin 1931. Romanet e tij më të suksesshme janë "Stazhi i Dadi Kravicit", "Kalorësi i Shën Urbanit", "Solomon Garski ka qenë këtu" dhe "Versioni i Barnit". Richleri ndërroi jetë në 2001.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302383
ean13
9789994302383
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Sekreti i Parisit, Natasha Lester

"Sekreti i Parisit" është një histori zemërthyese, ngjarjet e të cilit zhvillohen në Parisin e luftës dhe të modës së lartë, në Angli dhe në Australi. Një sagë tronditëse dashurie, dhe mistere të mëdha përfshin "Sekreti i Parisit". I ndërtuar në dy periudha kohore të ndryshme, ky roman zbulon një sekret të madh të personazheve të jashtëzakonshëm, ngjarje...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Të padukshmet, Lara Prescott

Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU000946

Botuesi: Botimet Dudaj

Simboli i humbur, Dan Brown

ÇFARË KA HUMBUR... DO TË GJENDET. Në këtë roman të ri tronditës, pas dukurisë globale "Kodi i Da Vinçit", Dan Brown-i demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë. "Simboli i humbur" është një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të...
1 300 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Vajzat e Uellslit, Elizabeth Percer

Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa: vepra e Elizabeth Percer portretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta, me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhtinë. Çdo faqe e kësaj vepre zbulon të vërtetat e fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Fabrikanti i lotëve, Erin Doom

Megjithatë, Nika, e ëmbël dhe e guximshme, është e gatshme të bëjë gjithçka për të mbrojtur ëndrrën e vet, sepse vetëm nëse do të guxojë të përballet me ankthet që e torturojnë, do të jetë në gjendje, më në fund, të fluturojë e lirë si flutura, emrin e së cilës mban.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Vrasësi i verbër, Margaret Atwood

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e...
1 400 Lekë
More

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.
1 600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001989

Botuesi: Botimet Dudaj

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
800 Lekë
More

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?
800 Lekë
More