• Banner

Rrethi i Princeshes Sulltana, Jean Sasson
  • Rrethi i Princeshes Sulltana, Jean Sasson

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi pranë saj.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrethi i Princeshës Sulltana
Origjinali: Princess Sultana's Circle
Gjinia: Roman
Autori: Jean Sasson
Shqipëroi: Fjoralba Shahaj
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2014
Fq. 320
Pesha: 0.371 kg.
ISBN: 978-9928-06-085-3

Koment nga autorja

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi pranë saj.

Përtej bukurisë dhe sharmit, unë prisja që ajo do të ishte si çdo princeshë që kisha ndeshur, por u surprizova dhe u kënaqa kur mësova se Sulltana ishte një grua me mendje të hapur, e uritur për të sjellë ndryshim në jetët e grave të Arabisë Saudite.

Pavarësisht se ishte rritur mes privilegjeve të familjes tejet të pasur që sundonte Arabinë Saudite, nuk e fshihte aspak rebelimin ndaj traditave dhe zakoneve të vendit të saj, kur vinte puna te çështjet e grave...

Ndonëse gjykimi dhe sjellja e saj, shpesh pasionante, ishte burim i situatave të papritura emocionale, te Sulltana sheh vetëmohimin, kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj grave të reja. Kur ajo zbulon që është kryer padrejtësi ndaj një gruaje, hidhet në veprim pa marrë në konsideratë rrezikun që i kanoset.

Në librin "Princesha", bota u njoh fillimisht me jetën e Sulltanës si vajza e padëshiruar e një burri mizor, në një realitet shoqëror që e vlerëson fare pak femrën. Motra më e dashur e Sulltanës, Sara, u martua kundër dëshirës së saj, me një burrë shumë më të madh në moshë, të cilin nuk e njihte dhe nuk arriti ta dashuronte.

Që prej momentit të martesës, Sara u bë objekt i dhunës së tmerrshme seksuale nga i shoqi. Vetëm pasi tentoi të vetëvritej, i ati e lejoi të kërkonte divorcin dhe të kthehej në shtëpi.

Në librin "Vajzat e Princeshës Sulltana", princesha dhe unë i treguam botës që familja e saj e kishte marrë vesh që ajo ishte princesha pas së cilës qëndronin historitë e librit... Por sekreti i identitetit të saj u ruajt për aq kohë sa pjesa tjetër e familjes së madhe mbretërore nuk shqetësohej...

Pavarësisht betejës së vazhdueshme të Sulltanës kundër status quosë dhe martesës së saj disi më të hapur, të bijat nuk i shpëtuan dot presionit dhe paragjykimeve kundër grave. Në këtë libër të tretë, Sulltana më ka kërkuar të jem zëri i saj edhe njëherë.

Bashkë me përpjekjet për të sfiduar trajtimin e grave në këtë vend, duke i bërë të ditur botës abuzimin e vazhdueshëm të tyre... edhe pse... Sulltana nuk është një grua perfekte dhe se gabimet e saj janë njerëzore, askush nuk mund të vërë në dyshim sinqeritetin e saj në drejtim të luftës për të drejtat e grave.

Si shkrimtare dhe si mikesha e saj, unë jam krenare të tregoj historinë e kësaj princeshe të jashtëzakonshme.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060853
ean13
9789928060853
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2695

Botuesi: OMBRA GVG

Princesha, Jean Sasson

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Alef, Paulo Coelho

Ky është romani më personal i shkruar nga shkrimtari i shumëlexuar në të gjithë botën, ku ai vjen me një udhëtim mbresëlënës drejt zbulimit të vetvetes. Njësoj si personazhi i tij te Alkimisti, Paulo po përballet me një krizë të rëndë besimi. Ndërsa ai kërkon shtegun për te ringjallja shpirtërore, opsioni i vetëm real i tij është, edhe një herë, -...

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Motrat, Deirdre Madden

Luçia është një anesteziste, që nuk arrin të flejë natën. Gjatë orëve të pagjumësisë struket në leximin e ditarëve antikë të stërgjyshit me përshkrime pedante ëndrrash; gjatë ditës, përveç se në spitalin civil punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Vajza që le pas, Jojo Moyes

Në romanin "Vajza që le pas" të shkrimtares Jojo Moyes, artisti francez Eduard Lëfevrë pikturon një portret të gruas së tij, Sofisë, para se të largohet për t'u bashkuar me regjimentin e tij kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Sofia kthehet në hotelin e familjes së saj në fshatin Sen Peron, ku e var në mur atë pikturë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Muza

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2891

Botuesi: Te tjere

Ditar i vonuar, Erika Pluhar

Erika Pluhar deri në vitin 1999 ishte aktore në teatrin e Vjenës. Ajo është autore dhe këngëtare e shumë këngëve të interpretuara. Që nga viti 1980 është regjisore e filmave më të ndjekur. Në vitin 2009 nderohet me çmimin për tolerancë në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)