• Banner

Mbreti i verrishtave, Michel Tournier

"Mbreti i verrishtave" është orvatja e shkrimtarit për të trajtuar një temë krejtësisht të allasojtë: temën e burrit, i cili, gjithë jetën e vet s'bën gjë tjetër veçse kthehet në një fëmijëmbartës. Por, në të vërtetë, ky burrë me fëmijët kalipeç, që përçapet rrugëve për t' u kthyer në banesën e vet, është një shënjtor, apo një monstër, është një ëngjëll, apo një lugat?

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbreti i verrishtave
Origjinali: The Erl – King
Gjinia: Roman
Autori: Michel Tournier
Shqipëroi: Balil Gjini
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2008
Fq. 400
Pesha: 0.501 kg
ISBN: 978-99943-44-81-9

Koment nga përkthyesi

"Mbreti i verrishtave" është orvatja e shkrimtarit për të trajtuar një temë krejtësisht të allasojtë: temën e burrit, i cili, gjithë jetën e vet s'bën gjë tjetër veçse kthehet në një fëmijëmbartës. Por, në të vërtetë, ky burrë me fëmijët kalipeç, që përçapet rrugëve për t' u kthyer në banesën e vet, është një shënjtor, apo një monstër, është një ëngjëll, apo një lugat? Banesa e tij është shtëpia e njeriut, apo strofulla e bishës? Dhe tek vetë gjesti i burrit për të mbajtur fëmijën mbi supe kemi diçka të dlirtë e të pafajshme, apo kemi prirjen e një instikti seksual pervers?

Enigmat e këtyre pyetjeve shtohen edhe më shumë kur shikon se zgjidhjen e tyre e mban të ndrydhur brenda vetvetes personazhi i librit, Abeli, i cili, pavarësisht se bën jetën monotone dhe të rëndomtë të një mekaniku, s' mund të jetë gjë tjetër veçse refleks i prototipit të tij zanafillor, pra vëllai nafakëprerë i Kainit.

Kësodore të shkon ndër mënd se ai, me plagët e thikës që ia ka ngulur vëllai në trup është ngritur lugat për të zmbrapsur gabimin e historisë, dhe për të restauruar mbretërinë e humbur qiellore: atë të Adamit arkaik.

Tashmë ne e dimë se Adami arkaik është qenia trijare: burri-burrë, burri-grua, burri-fëmijë, pra është qenia androgjene që filozofët parasokratianë e përfytyronin në formë të një sfere, ku shuhen e fashiten kontraditat dhe të gjitha të kundërtat dhe prej nga ku lind harmonia absolute. Është qenia që gruan e kishte si një vegël e pajisje të instaluar brenda trupit dhe po kështu edhe fëmijën.

Kësisoj akti seksual ishte një akt i brendshëm natyral, pa sforcime e lëvizje të jashtme mekanike. Bota që do të shërbejë si kuadër për restaurimin e Adamit primitiv është bota jogjinitale, e cila, ashtu siç thotë Filipe de Mones, është bota ku seksi nuk i përket më qenies, por llojit, i cili e ka dënuar atë me mashkulloritet.

Kësisoj seksi për personazhin e këtij libri është i vendosur përnjëherësh ndërmjet kllapave dhe, së bashku me të, edhe femra, tek e cila e ka origjinën ky seks. Vajza është "një dritare e rreme", dhe për të s' do të bëhet më fjalë në këtë libër.

Abel Tiffauges-i do t' i qaset imazhit të tij rrezëllitës me një fëmijë kalipeç, duke ulëritur si një tigreshë lehonë, kur duan t' ia rrëmbejnë këtë fëmijë. Në një çast ai i kërkon frau Netës (personazh i librit), t' i mbledhë nga dyshemeja flokët e qethur të fëmijëve, dhe t' i thurrë me ta një triko, që, tek ta vishte atë, të ndiente se ishte i mbështjellë me fëmijët.

Tek ky imazh mund të shikohet edhe gjesti i Heraklitetit me lëkurën e Centaurit ndër krahë, por edhe dashuria e nënës, e cila, ashtu siç vërejnë psikologët e do më shumë fëmijën e vet të vdekur, të ngurtësuar (të tillë janë dhe flokët), sepse kështu i shëmbëllen më shumë një fallusi.

Vetë Abel Tiffauges-it i duken kapononet dhe konviktet e fëmijëve si kazanë të mëdhenj ku vlon mishi i këtyre fëmijëve dhe ai është i gatshëm të hidhet bëlldum në ujin e valë të kësaj skëterre dhe të përvëlohet së bashku me ta. Le të vërejmë kalimthi se Gustave le Bon, Frojdi dhe Canneti kanë vërejtur rrezikshmërinë e dendësisë dhe afërisë (konviktet janë model i kësaj) për lindjen e diktaturave.

Në të vërtetë në këtë libër bëhet fjalë vetëm për fëmijët që kanë arritur gjer tek mosha dymbëdhjetëvjeçare, pra gjer tek ajo moshë kur tek ata nuk ka buisur akoma kaçubja e errët e seksualitetit dhe nuk është zgjuar brenda saj bisha, sepse, siç dihet bajagi bukur, është cok kjo bishë seksualiteti shenja e degradimit dhe e rënies së qenies.

Atë unitet që qenia e ka humbur përmes mashkulloritetit, ose ëngjëllit fallofor, do ta rifitojë përmes Omegës, ose ëgjëllit anal, përmes lidhjes që ka ajo me tokën (toka i ka dhënë bollëkun e hajeve, Omega ia kthen bujarisht duke e plehëruar). Mjafton të kujtojmë këtu përfytyrimin e lartë me të cilën Tournier-i përshkruan mollaqet, si antifytyra, të fshehura diku në qilarin e pasmë të trupit, pa pretendime e mëtime të mëdha, por të pajisura me më shumë simbolikë.

I rrituri me fëmijën kalipeç është pasoja e regresit në histori, tek ecet me thembra mbrapsht për t' u rikthyer tek Adami arkaik. Ky arketip, siç thamë, është shëmbëlltyra e deformuar e androgjenëve, qenie sferike me katër këmbë, shumë të zhdërvjellët dhe të shpejtë, aq krenarë për plotërinë seksuale, sa kjo gjë i bëri aq xheloze perënditë, sa i ndanë në dy pjesë: mashkull dhe femër.

Por në këtë rrugë me thembra mbrapsht Abeli do të ndeshë edhe qenie të tjera të ngjashme, siç janë demat që Geringu i ka lëshuar hazat, por pa ushqime, me qëllim që të bëhen të egër, janë heronjtë e shumtë forikë së bashku me Atlasin, është vetë mbeti i verrishtave (verri: dru i zi që rritet në moçalishte), kafka e të cilit i ngjan shumë kafkës së personazhit të librit.

Zbulimi i parë i Abel Tiffauges-it, zbulim i cili shkakton edhe zgavrinën e parë në muret e fatit të tij mediokër, është se ai, në një rrethanë krejt të rastësishme, mëson se di të shkruajë edhe me dorën e majtë. Ai bëhet i vuvërt dhe i shurdhërt para këtij sinjali (që beson se ia dërgon qielli) dhe, ashtu, në kotefat, në gjendje somnabulike, jashtë rrethanave të historisë e rrjedhës llogjike të gjërave, vendos të ndjekë e të deshifrojë shenjat.

Por shenjat për t' u deshifruar kanë nevojë për mish të freskët e gjithë gjak, kanë nevojë për kurbane. Sipas gradës e ofiqit zyrtar të secilit: Abeli sakrifikon mishin e freskët të pëllumbave, Geringu mishin e drerëve dhe kapronjve, Hitleri mishin e djemve e vajzave aguridhe, të cilat dërgohen si mish për top.

Ato kanë nevojë për zbehtësi e ndriçim të lëmekur, e ky është veriu europian, kanë nevojë për një vend të cilin nuk e ka drobolitur kultura dhe humanizmi, dhe ky vend s' mund të jetë Franca, por Gjermania. Pikërisht në Gjermaninë e Hitlerit dërgohet Abel Tiffaugesi si rob lufte dhe aty, ndërsa të tjerët tmerrohen e bëjnë plane arratisjeje, ai, përkundrazi, ndihet pothuajse i lumtur dhe i këndellur.

Gjatë aventurave të tij të çudishme ai ndjen që nga qiejt një klithmë të mprehtë, një britmë të paorigjinëshme. Ajo s' mund të jetë tjetër veçse klithma e Zotit, ose e qeshura e tij, në çastin kur çau vezën kozmike dhe lindi planetët. Kësodore mëtimi i Abelit, këtij njeriu që seksin vogëlan e fsheh pas njëqind e ca kileve mish, në përpjekjet për t' i dhënë një dërmë gjithë kësaj historie të gabuar njerëzore, shkon mu tek pika e zanafillës, tek shtëpia e Zotit.

Fati i Abel Tiffauges-it, siç vëren De Mones, është luajtur mbi shumë regjistra njëherësh, që të gjithë të nevojshëm për deshifrimin e tij. Ai duhet lexuar si një partiturë muzikore, shkruajtur mbi pesë vijat e pentagramit, por mbi të cilat, autori, nga delikatesa, nuk ka vendosur çelës; kësisoj, akcili ka lirinë ta lexojë dhe të dëgjojë sipas mënyrës së tij.

Në këtë botë mizore dhe të trashë, akcili prej protagonistëve ka ndërtuar botën e vet ideale, Kanadanë e tij. Bash tek qelqet e këtij përfyrimi vjen e përplaset edhe zogu i kismetet dhe gastaret e qelqta i hyjnë në trup. Abel Tiffauges-i e ka këtë parandjenjë, zaten në çastin e zhdukjes, besnik kokëfortë i parandjenjave të veta, teksa po gëlltitet nga lymi i moçalit, kundron për herë të mbrame një yll të artë në qiellin e zi...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994344819
ean13
9789994344819
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000439

Botuesi: Koha Ditore

Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov

Rrëfimi për një dashuri, i përfshirë me skena jashtëzakonisht sugjestive të orëve të fundit të Jezuit nga Nazareti para prokuratorit romak të Judesë, Pons Pilatit, por edhe me paraqitjen ekzoterike të zotëri Volandit në Moskën e asaj kohe, shndërrohet në njërën nga historitë më ngacmuese për fatin njerëzor dhe rrugëve të shpëtimit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000440

Botuesi: Koha Ditore

Muri, Zhan Pol Sarter

Tregimi "Muri" i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.

Çmimi 890 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000724

Botuesi: Onufri

Shosha, Isaac Bashevis Singer

Romani "Shosha", një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K3R5

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashamirëset, Jonathan Littell

"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Neveria, Jean-Paul Sartre

Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000187

Botuesi: Ideart

Nje mik, Fred Uhlman

Dy të rinj, Konradini dhe Hansi, që në pamje të parë duket se ndajnë së bashku vetëm të njëjtën klasë, lidhen më njëri – tjetrin për një arsye të vetme: miqësinë.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Nga ana e princeshës së vdekur, Kenize Mourad

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Korrigjimet, Jonathan Franzen

Lambertët, një familje gati tradicionale e mesperëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të shekullit të njëzetë. Të tre fëmijët e Alfredit dhe Enisdës, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Djemtë e Belanos, Andrea Vitali

Sërish Andrea Vitali i ka rënë në të: "Djemtë e Belanos" është një karusel pështjellues personazhesh dhe ngjarjesh tejet interesante e zbavitëse dhe në të njëjtën kohë portreti më i vërtetë dhe më i thellë i Italisë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Me dy fytyra, Stevie Davies

Libri "Me dy fytyra" është një novelë prekëse, ku nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe saturës therrëse, Davies nxjerr mbi sipërfaqe problemet e rënda dhe krizën e shoqërisë së sotme.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Sytë e verdhë të krokodilëve, Katherine Pancol

Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Olivia, Rena Rossi-Zairi

os vallë ekzistojnë të vërteta të pamëshirshme, që nuk duhet të thuhen? Mos janë më të parapëlqyeshme gënjeshtrat? Dhe, a është vallë dashuria, udhëtimi ynë i vetëm i vërtetë?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)