Koha e ngrirë, Anna Kim
  • Koha e ngrirë, Anna Kim

Koha e ngrirë, Anna Kim

Pegi

"Koha e ngrirë" është një roman për kujtimet, për mënyrën e trajtimit të frikës, të përdorimit të harresës. Për këtë libër kaq aktual dhe politik, Anna Kim – i gjen një gjuhë të brishtë, pothuajse lirike, e cila lejon tone të ndërmjetme dhe të zgjon shumë më tepër nga sa emërton.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Koha e ngrirë
Origjinali: Die grefrorene Zeit Droschl Verlag
Gjinia: Roman
Autori: Anna Kim
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 134
Pesha: 0.185 kg
ISBN: 978-9928-162-35-9

Mbi librin

Që nga mbarimi i luftës në ish Jugosllavi, Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar për më tepër se 30.000 njerëz të humbur. Deri më sot janë identifikuar afërsisht 15.000 persona. Ky është sfondi i ngjarjes që Anna Kim na rrëfen në librin e saj të dytë: kërkimet e një kosovari për fatin e gruas së tij të zhdukur dhe depërtimi hap pas hapi i tregimtares, në vetë të parë, në bashkëlidhjet komplekse që qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje traumatizuese.

Ajo jo vetëm që fillon të njohë jetën e përditshme në zonat konfliktuale shqiptaro – serbe, por para së gjithash asaj fillojnë t'i shfaqen përmasat e mirëfillta të kujtimeve dhe të humbjes së kujtimeve, të jetëshkrimeve të këputura në mes, të "kohës së ngrirë".

Fragment nga libri

Edhe sot, shtatë vjet më vonë, një copëz e kësaj lumturie të kaluar ka mbetur brenda teje, lëkurëhollë. Vetëkuptohet, për shumë muaj në jetën tënde nuk pati tjetër përveç kësaj dashurie, ti ishe ajo, ti nuk ekzistoje më.

Çfarë dhuntie, çfarë dhuntie e tmerrshme të jesh i zoti të heqësh lëkurën, të harrosh vetveten deri në këtë shkallë. Ti ndihesh i pavdekshëm, por jo i pavdekshëm si njeri, por sikur ti, deri në atë çast vdekatar, të gjesh një çast pavdekësie.

Komente mbi librin

"Koha e ngrirë" është një roman për kujtimet, për mënyrën e trajtimit të frikës, të përdorimit të harresës. Për këtë libër kaq aktual dhe politik, Anna Kim – i gjen një gjuhë të brishtë, pothuajse lirike, e cila lejon tone të ndërmjetme dhe të zgjon shumë më tepër nga sa emërton."

Thomas Rothschild, Die Presse

"Në biseda me njerëz nga Kosova për vuajtjet e tyre, ajo njohu atë cak "përtej të cilit nuk mund të pyetet më, nuk mund të flitet më". Dhe pikërisht procesi për të kaptuar këtë cak, për të kaluar në fjalinë tjetër, kishte qenë përvoja thelbësore gjatë shkrimit."

Isabella Hager, Der Standart

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928162359
ean13
9789928162359
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Univers

Hipoteza e dashurisë, Ali Hazelwood

Papritur, eksperimenti i tyre i vogël rrezikon të digjet. Dhe Olivia zbulon se e vetmja gjë më e ndërlikuar se një hipotezë mbi dashurinë është të vendosë zemrën e saj nën mikroskop.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kentukët, Samanta Schweblin

Personazhe që vijnë nga kontinente të ndryshme, nga çdo moshë dhe status shoqëror, nisin të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kafshëve shtëpiake robotike të quajtura kentukë. 
1 000 Lekë
More

Referenca: 2793

Botuesi: OMBRA GVG

Vagabondi, Bernard Cornwell

Mes një grupi të jashtëzakonshëm aktorësh, mbretër, murgj, kardinalë e mercenarë, Tomasi i kundërvihet përfundimisht një batakçiu të hatashëm... Spikatës me akte heroike, me karaktere të stërholluar e skena drithëruese, ky libër konfirmon edhe një herë famën e Kornuellit si një mjeshtër i vërtetë i romanit historik
1 100 Lekë
More

Referenca: K3R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Shembja e burrit, Sandro Veronesi

Një shkrimtar dyzetvjeçar i qetë. Gjithçka në jetën e tij duket se shkon më së miri. Por një pasdite të çuditshme, incidente të vogla në dukje, fillojnë ta ndryshojnë këtë rrjedhë qetësie. Takimi i beftë me një taksist, që më pas del se di shumë nga intimitetet e jetës së tij, e çon prè të një rrëfimi "të çmendur".
600 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Tatuisti i Aushvicit, Heather Morris

Unë i bëra tatuazh numrin në krah, ajo bëri tatuazh emrin e saj në zemrën time... Ajo... priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej... ishte një vajzë aq e re! Ai... ishte tatuisti. Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por, papritmas ngriti sytë dhe pa atë... Ishte dashuri me shikim të parë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Njeriu në kështjellën e lartë, Philip K. Dick

Afrika ka mbetur e shkretë prej spastrimit rrënjësor, ndërsa në Europë nazistët përgatiten të hedhin bombën atomike mbi Japoni. Ndërkohë një roman i famshëm, i ndaluar në gjithë Rajhun, përshkruan një histori alternative në të cilën janë Aleatët ata që e kanë fituar luftën.
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat, Emma Cline

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.
900 Lekë
More

Botuesi: Morava

Motrat, Deirdre Madden

Luçia është një anesteziste, që nuk arrin të flejë natën. Gjatë orëve të pagjumësisë struket në leximin e ditarëve antikë të stërgjyshit me përshkrime pedante ëndrrash; gjatë ditës, përveç se në spitalin civil punon edhe në dy institute të ndryshme: te Mortëmbla dhe te Frizeri.
600 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Cirku i iluzioneve, Amita Parikh

Pa mbështetje, e detyruar t’i zgjidhë vetë problemet, Lena gjendet përballë mëdyshjeve të forta dhe guxon të besojë në të pamundurën - te vetja.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Lugina e kukullave, Jacqueline Sussan

Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë.
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të paharruarit, Lidia Jorge

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2658

Botuesi: Mitrush Kuteli

Poem kosovar dhe Poemi i Shendaumit, Mitrush Kuteli

Kuteli në këtë poemë shqiptarin kosovar e ngrit nga niveli i përjetimit të robërisë, e kalon npër nivelin e ndriçimit shpirtëror deri te vetëdija për çlirim, gjithnjë duke e vetrrëfyer. E shkruar në vorbullën e ngjarjeve, duke u mbështetur në realitetin e rrotullimeve të ndodhive, poema është një njohje më parë dhe një mj
430 Lekë
More