• Banner

Mesuesja e pianos, Janice Lee

Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mësuesja e pianos
Origjinali: The piano teacher
Gjinia: Roman
Autori: Janice Y. K. Lee
Shqipëroi: Hasan Bregu
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2011
Fq. 440
Pesha: 0.52 kg
ISBN: 978-9928-00-031-6

Mbi librin

Është viti 1942. Uili Trusdeli arrin në Hong Kong në kërkim të një jete të re dhe menjëherë bie në dashuri me Trudi Liangun, një grua magjepsëse, që shkakton skandal me sjelljen e vet në shoqërinë e lartë të kolonisë angleze.

Midis tyre lind një pasion i madh, por shpërthimi i luftës dhe kërcënimi i një pushtimi japonez e minojnë lidhjen e tyre: Uili do të jetë i detyruar të niset, duke e lënë Trudin ta përballojë vetëm dhe shtatzënë të ardhmen e saj të pasigurtë. Dhjetë vjet më vonë, Klara Pendëltoni arrin në Hong Kong dhe gjen punë si mësuese pianoje e Loki Çenit, vajzë e një çifti të pasur të qytetit.

E mësuar me jetën në provincën e përgjumur angleze, Klara joshet shpejt nga shoqëria e lartë dhe nga shkëlqimi i saj, gjersa bëhet Madamë Bovari e dytë, dashnore e shoferit të shtëpisë, që zbulohet se është po ai, Uili Trusdeli. Por kjo nuk është e vetmja e fshehtë e familjes Çen. Në një kreshendo rrëfyese në sfondin e atmosferëve seksuale të Lindjes, Klara do të gjendet e detyruar të zgjedhë, pa mundësi apeli, midis dashurisë dhe sigurisë, midis guximit dhe mbijetesës, midis të tashmes dhe të kaluarës.

Komente mbi librin

"Njëri prej romaneve më të thellë, më elegantë dhe i pasur me atmosferë që kam lexuar kohët e fundit. Talenti i Janice Lee është i dukshëm; libri i saj lexohet me një frymë."

Gary Shteyngart

"Një debutim i jashtëzakonshëm, që ballafaqohet me sfidat e dashurisë dhe të mbijetesës në kohë lufte dhe me pasojat e zgjedhjeve të bëra kur liria është në diskutim."

Publishers Weekly

Mbi autoren

Janice Y. K. Lee, e lindur dhe e rritur në Hong Kong, ka frekuentuar Universitetin e Harvardit. Ka punuar si botuese e revistës "Elle", për t'u transferuar pastaj sërish në Hong Kong me të shoqin dhe fëmijët. "Mësuesja e pianos", romani i saj i parë, ka korrur një sukses të madh të kritikës dhe të publikut dhe është botuar në 30 vende të botës.

 

Detajet e librit
Bota Shqiptare
2996
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Flokë flakë të kuq, Kostas Mourselas

Një roman klasik karakteresh. Një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë. Një roman që ngjason me një pikturë të Hieronymus Bosch-it, por që mban në kopertinë fragmentin e një pikture të Helidon Halitit. Një roman nga shkrimtari dhe skenaristi i mirënjohur grek Kostas Mourselas që nuk përshkruhet.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro (e-book)

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...

Çmimi 1 120 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Të huajt, S. E. Hinton

Poniboi mund t'i varë shpresat tek vëllezërit e tij. Po ashtu edhe tek shokët e grupit. Por për asgjë më shumë, veçse t'u shpëtojë telasheve me zengjinët, një bandë horrash e fëmijëve të të pasurve të cilët duke menduar se është koha e tyre rrahin barbarisht lyrashët, si Poniboi. Të paktën di për çfarë të shpresojë – gjersa një natë dikush i çon gjërat...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje. Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t’i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë. E megjithatë nazistët i...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jasemina, Jean Sasson

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Letra e harruar, Nina George

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese e veçantë, me emrin "Farmacia Letrare". Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim nëpërmjet letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës, e zhdukur krejt papritur...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Sharlota, David Foenkinos

Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Detektivët e egër, Roberto Bolano

Aty gjen poetesha të humbura në shkretëtirën e Sonoras, ashtu si edhe lavire në arrati e sipër; ish-shkrimtarë të periudhës së modernizmit dhe kodosha të pangopur; mjeshtra arkitektë dhe policë të korruptuar.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)