Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Një burrë, Oriana Fallaci
  • Një burrë, Oriana Fallaci
  • Një burrë, Oriana Fallaci
  • Një burrë, Oriana Fallaci

Një burrë, Oriana Fallaci

SKU000274
Botimet Dudaj

"Një burrë" është romani për jetën e Aleksandër Panagulisit. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi për të intervistuar këtë luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe që mbron fjalën e lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t'u futet me kokë sakrificave të tejskajshme.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një burrë
Origjinali: Un uomo
Gjinia: Roman
Autori: Oriana Fallaci
Shqipëroi: Yllka Beshirja
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2014
Fq. 588
Pesha: 0.631 kg.
ISBN: 978-99943-0-370-0

Mbi librin

"Një burrë" është romani për jetën e Aleksandër Panagulisit. Gjithçka nis teksa Oriana Fallaci niset për Greqi për të intervistuar këtë luftëtar të paepur kundër diktaturës dhe që mbron fjalën e lirë. Në atë takim lind befas një ndjenjë e panjohur më parë për nga forca e madhe që ajo përçon për Orianën, një dashuri e madhe që e bën t'u futet me kokë sakrificave të tejskajshme për të shpëtuar dashurinë e jetës së vet.

Jeta e Panagulisit rrezikohej për vdekje nga regjimi i atëhershëm grek e po ashtu edhe dashuria e saj për të zgjati pikërisht deri në vdekje. Një dashuri aspak e lehtë, plot tallaz e uragan, mes grindjesh të furishme e një lumturie po aq të madhe.

Te "Një burrë" Oriana Fallaci shkriu gjithë talentin e saj të të shkruarit, ndjenjës, frymëzimit, dhimbjes së skajshme e po ashtu lumturisë, duke nxjerrë kësisoj kryeveprën e saj letrare..

Koment nga Domenico Procacci

"Të mos dorëzohesh kurrë, as gjatë marrjeve në pyetje, torturave, proceseve gjyqësore, por as edhe më pas: para indiferencës, pazareve të pista të politikës, kurrë një hap prapa. Dhe Oriana është përherë me të. 'Ishe një shoqe e mirë, e vetmja shoqe e mundshme."

Mbi autoren

Oriana Fallaci (1929-2006) është quajtur si një nga autoret "më të lexuara e më të dashura në botë", cilësuar kështu nga rektori i Columbia College of Chicago që i dha çmimin Honoris në letërsi. Ajo ka intervistuar njerëzit më të rëndësishëm të botës dhe si korrespondente lufte ka ndjekur konfliktet më të mëdha të kohës: që nga Vietnami e deri në Lindjen e Mesme. Librat e saj janë përkthyer në të gjitha gjuhët e botës.

Detajet e librit
SKU000274

Referencat specifike

isbn
9789994303700
ean13
9789994303700
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Macja, Sidonie – Gabrielle Colette

Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën.
800 Lekë
More

Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes, Roberto Ciai

Me këtë roman, Roberto Ciai paraqet me qartësi vitet e ethshme dhe jo të qeta që nga shkëlqimi i përfaqtë i regjimit fashist të viteve tridhjetë të shpien te vorbulla e luftës dhe e shkatërrimit të fundit.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Amerikania, Chimamanda Ngozi Adichie

I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Alisa, Judith Hermann

Judith Hermann tregon për ditët e tranzicionit, të pritjes, të mbajtjes dhe të lëshimit dhe se sa të qarta dhe verbuese mund të jenë ndonjëherë ditë të tilla. "Alice" është një libër me fuqi të jashtëzakonshme dhe bukuri të madhe letrare nga një prej shkrimtarëve më të mirë të Evropës.
1 100 Lekë
More

Referenca: SKU001591

Botuesi: Poeteka & Ideart

Kalda - histori nën lëkurë, Edo Popovic

Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të 'realitetit të pisët' ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.
700 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Versioni i Barnit është portreti brilant i një burri, të cilin Mordecai e krijoi unik e për të mos u harruar mnë kohë të kohërave. Ai është gjithashtu një histori e paharueshme dashurie, një histori mbi familjen dhe shoqërinë si pasuri e njeriut.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001322

Botuesi: Te tjere

Perandori, Portat e Romës, Conn Igulden

Nga përleshjet e gladiatorëve tek intrigat e Senatit romak, nga luftërat që krijuan perandorinë te tradhtitë që desh e copëtuan atë, romani "Perandori", i pari i një cikli prej 4 romanësh, rrëfen historinë e jashtëzakonshme të Jul Çezarit, një prej njerëzve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami

Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi im i imagjinuar, Isabel Allende

Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë "i imagjinuar" dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Të ishim bashkë, vetëm kaq, Anna Gavalda

Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...
1 300 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.
700 Lekë
More

Botuesi: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Penelopa në luftë, Oriana Fallaci

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.
700 Lekë
More