• Ka mbaruar
Princesha, Jean Sasson
  • Princesha, Jean Sasson

Princesha, Jean Sasson

2695
OMBRA GVG

Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe.

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Princesha
Origjinali: Princess
Gjinia: Roman
Autori: Jean Sasson
Shqipëroi: Ivana Goga
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2012
Fq. 338
Pesha:0.423 kg.
ISBN: 978-9928-06-051-8

Koment nga autorja

Sapo vendosa t'i hyja punës për të shkruar këtë libër, fillova t'i lexoja e stërlexoja faqet e ditarëve që Sulltana më kishte besuar. Ndërsa përzgjidhja aventurat e jetës së saj të jashtëzakonshme, provoja po atë ndjesi drithëruese që përjetojnë detektivët. Mbi të gjitha, ndjeja të më rëndonte mbi supe pesha e përgjegjësisë së madhe për të shmangur ato ndodhi, që nëse do të përfshiheshin në libër, me siguri do të mbillnin gjëmën në pragun e familjes së saj.

Fjalët janë të miat, por historia që përshkruhet këtu është e saja. Të faleminderit Sulltana që pate guximin t'i tregosh botës historinë tënde. Duke marrë këtë hap të guximshëm, ti ke ndihmuar që populli arab, i cili shpesh shihet me sy të keq nga Perëndimi, të reflektojë ndaj vlerave e të drejtave njerëzore. Unë shpresoj, që duke zbuluar jetën tënde intime me të gjithë dhimbjen e madhështinë e vet, ti do të ndihmosh që shumë nga ato modele negative me të cilat barazohen njerëzit e vendit tënd në mbarë botën, të zhduken.

Lexuesit e historisë tënde do të arrijnë të kuptojnë se ashtu sikurse në çdo vend tjetër të botës, edhe në vendin tënd ka të mira, ashtu siç ka edhe të këqija. Ne, njerëzit e Perëndimit, kemi dëgjuar vetëm për vlerat negative të Arabisë Saudite. Ashtu si ti, edhe unë e di që pavarësisht zakoneve primitive, që në menyrë të përbindshme përçudnojnë jetët e grave në tokën tënde, ka edhe shumë arabë të cilët meritojnë respekt e admirim për përpjekjet e tyre kundër mendësisë së prapambetur shekullore.

Fragment nga libri

Kishte rënë muzgu. Disku i zjarrtë i diellit po zhytej dalëngadalë në horizont. Për besimtarët muslimanë kishte ardhur koha për lutjen e katërt të ditës. E ulur në ballkonin e dhomës së gjumit, shihja tim shoq e tim bir tek largoheshin nga oborri i madh i pallatit tonë në drejtim të xhamisë. Me ta u bashkua edhe një grumbull tjetër burrash që u përshëndetën me njëri – tjetrin shumë përzemërsisht.

Nuk ia shqita sytë djalit tim që e doja si sytë e ballit, derisa pashë të futej në xhami bashkë me të atin, por pa mua. E të mendosh që ai ishte mish i mishit tim, gjaku i gjakut tim! Atë çast u ndjeva krijesa më e vetmuar e rruzullit tokësor.

Lindjet e meshkujve janë të dokumentuara në regjistrat familjarë apo në ato të fiseve, por nuk gjen as edhe një të tillë për femrat. Emocioni i zakonshëm që shprehet në rastet kur lind një femër është keqardhje ose turpi.

Shpesh e kam pyetur veten: Përderisa ardhja dhe largimi ynë nga kjo botë nuk regjistrohet askund, mos ndoshta kjo do të thotë se ne gratë e shkretëtirës nuk ekzistojmë? Më shumë se padrejtësitë e jetës, ishte pikërisht pyetja e mësipërme ajo që më shtyu të ndërmarr këtë hap të rrezikshëm për t'ju treguar historinë time.

Komente mbi librin

"Zemërcopëtues... Problemet që analizon kjo grua me kurajo të admirueshme mbeten në zemrën e lexuesit për një kohë të gjatë, pasi ai ka mbaruar librin."

Betty Mohmoddy, autore e librit "Nuk iki pa vajzën time"

"Magjepsës... Një udhëtim i vërtetë, edhe pse i pabesueshëm në një nga kulturat më të izoluara të botës... Pasi fillon ta lexosh këtë libër, nuk mund ta lëshosh nga dora, kërkon të lexosh edhe një faqe më shumë, pastaj edhe një kapitull tjetër, derisa t'i shkosh në fund kësaj ëndrre të frikshme arabe."

Oxford Review

"Në këtë libër tregohen tmerre që do t'ju lenë pa frymë... Cilido lexues që është i ndjeshëm ndaj të drejtave njerëzore do të mbetet pa mend."

Detroit Free Press

"I paharrueshëm... Magjepsës... Një libër që do t'ju ngashërejë në lot kur ta lexoni..."

Fay Weldon

Mbi autoren

Jeason Sasson, ka lindur në vitin 1947, në Alabama. Vepra e saj i dedikohet kryesisht grave në Lindjen e Mesme. Në vitin 1978, nga Amerika udhëtoi për në Arabinë Saudite dhe shërbeu si koordinatore për çështjet mjekësore në spitalin e Mbretit Faisal në Riad. Qëndroi në Arabi, pranë familjes mbretërore deri në fillimin e viteve '90.

Njohja e afërt me Princeshën Sulltana, u bë shkak që të shkruajë "Trilogjinë e Princeshës", vepër tronditëse që e bëri të njohur si shkrimtare në mbarë botën. Jeton në Atlantia, Georgia.

 

Detajet e librit
2695
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Univers

Hipoteza e dashurisë, Ali Hazelwood

Papritur, eksperimenti i tyre i vogël rrezikon të digjet. Dhe Olivia zbulon se e vetmja gjë më e ndërlikuar se një hipotezë mbi dashurinë është të vendosë zemrën e saj nën mikroskop.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafsha që jep shpirt, Philip Roth

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të...
800 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001026

Botuesi: Dituria

Asgjë me rëndësi, Justine Levy

Luiza dhe Adriani: një dashuri që duket e përjetshme dhe që papritmas shkërmoqet. Për Luizën do të jetë e vështirë që të kthehet nga humnera e depresionit, por "rimëkëmbja" do t'i shërbejë për ta parë jetën me tjetër sy.
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu, Fernando Aramburu

 A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i kishte shkatërruar jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? 
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Djemtë e Belanos, Andrea Vitali

Sërish Andrea Vitali i ka rënë në të: "Djemtë e Belanos" është një karusel pështjellues personazhesh dhe ngjarjesh tejet interesante e zbavitëse dhe në të njëjtën kohë portreti më i vërtetë dhe më i thellë i Italisë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dëmi, Josephine Hart

Tronditës dhe i shkëlqyer, Dëmi është vlerësuar si një kryevepër - një rrëfim i guximshëm për rreziqet e obsesionit dhe se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e tij.
900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Treni i fëmijëve, Viola Ardone

Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore - e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.
900 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhe pastaj..., Guillaume Musso

Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Letër dashurie në shkrimin kuneiformë, Tomas Zmeskal

Në polifoninë marramendëse të këtij romani, të cilën Zmeshkal ka marrë përsipër ta dirigjojë, zërat e dy të dashuruarve, Jozefit dhe Kvetës, ngrihen me nota veçanërisht intensive: domosdoshmëria për të rivendosur një lidhje të këputur në mënyrë të panatyrshme bën të mundur alkiminë e rrëfimit, me të cilën historitë anësore lidhen si pjesëza të së njëjtës...
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pacienti anglez, Michael Ondaatje

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker's Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.
1 100 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Mëkëmbësi, Rolf Hochhuth

Drama "Mëkëmbësi" ka shkaktuar debate shumë të ashpra për shkak të kritikës që i bëhet Papa Piut XII – të, pozicionimit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse vepra nuk është konsideruar asnjëherë si histori e mirëfilltë.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000520

Botuesi: OMSCA-1

Nje histori amerikane, Anatoli Toss

Një histori amerikane jo vetëm e mbërthen lexuesin që nga faqja e parë deri tek e fundit, por edhe u jep përgjigje shumë pse-ve të jetës sonë të përditshme, me një fjalë të ndihmon të jetosh.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Amatori, Jean Back

Shiu binte litar mbi pemët e pafajshme tëKrishtlindjeve të qytetit! Vij këtu nga qielli atjeLart. Largohuni që këtej! Harro, eja! Eja pra!Hungërima të rregullta qeni mbi beton.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000484

Botuesi: OMSCA-1

Një mijë diej vezullues, Khaled Hosseini

"Gjuetari i Balonave" ishte një befasi. Bota afgane na është dukur gjithmonë mes luftës, terrorizmit dhe interesave të shteteve mëdha. Ndërsa autori Khaled Hosseini tregoi se aty ndjenjat nuk kishin vdekur.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001169

Botuesi: Bota Shqiptare

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.
700 Lekë
More

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
500 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...
1 000 Lekë
More